Forumi Kuq E Zi
Ushqimet që luftojnë aknet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ushqimet që luftojnë aknet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ushqimet që luftojnë aknet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ushqimet që luftojnë aknet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ushqimet që luftojnë aknet Empty Ushqimet që luftojnë aknet 20/4/2013, 07:51

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ushqimet që luftojnë aknet Arra-300x174
Arrat braziliane
Ato janë të pasura në selenium, një antioksidant i
fuqishëm që duket se i përmirëson aknet, ndoshta duke mbrojtur qelizat
nga dëme inflamatore dhe duke ruajtur elasticitetin e lëkurës. Seleniumi
ka një efekt vecanërisht pozitiv kur shoqërohet nga vitamina E dhe A,
kështu që haji arrat e tua braziliane me ca bajame dhe ndoshta speca të
kuq. Një arrë braziliane siguron një mbrojtje për një ditë të plotë.
Ushqime të tjera të pasura në selenium janë mishi, peshku, shpendët,
qepët, hudhrat dhe të gjitha drithërat.

Ushqimet që luftojnë aknet Midhje1
Midhjet, fasulet, shpenët, peshku (dhe ushqime të tjera, të pasura në zink)
Askush nuk e di me saktësi pse, por nëse merr mjaftueshëm zink, kjo të
ndihmon të frenosh krizat e akneve. Zinku ndihmon të kontrollosh
clirimin e hormoneve mashkullore që bëhen shkaktare të akneve. Zinku
gjithashtu ndihmon trupin që të përthith vitaminën A , një tjetër
ushqyes i rëndësishëm për një lëkurë të shëndetshme.
Sasia e
rekomanduar e zinkut për burrat është 11 milligramë; për gratë, 8
miligramë. 90 gramë (3 grushta) midhje kanë 30 miligramë zink, teksa e
njëjta sasi mishi gjeldeti ka 4 miligramë. Informacion ndihmës:
Vegjetarianët që shmangin produktet e mishit, duhet të konsultohen me
një nutricionist për të marrë suplemente zinku.

Ushqimet që luftojnë aknet Salomon-300x200
Salmoni, farat e lirit (dhe ushqime të tjera, të pasura me omega-3)
Disa
dermatologë mendojnë se yndyrnat e ngopura omega-3, që ndihmojnë të
mbash nën kontroll inflamacionin, kontribuojnë në këtë mënyrë në
përmirësimin e akneve. Peshku i yndryshëm si salmoni, sardelet dhe
skumbria shquhen për yndyrën e ngopur omega-3, sikurse dhe farat e lirit
apo arrat.

Konsumo të paktën dy herë peshk me yndyrë në javë.
Gjithashtu mund të spërkasësh sallatrat me vaj farash liri, të përdorësh
fara liri në pjekje dhe lëngjet e frutave apo perimeve si dhe shto arra
të pjekura te gatimet e furrës apo drithëra.

Ushqimet që luftojnë aknet Peme-perime-300x190
Patate të ëmbla, karrota, pjepër, spec i kuq rrumbullak (dhe ushqime të tjera, të pasura në beta-karroten)
Beta-karoten
(që gjendet në shumë fruta-perime portokalli, të verdha dhe te kuqe) në
organizëm shndërrohen në vitamin A, një tjetër lëndë ushqyese që i vjen
në ndihmë seleniumit për t`i sjellë benefite lëkurës. Konsumo të paktën
gjysëm filxhan (125 ml) fruta-perime me ngjyrë të kuqe ose të verdhë në
ditë.

Ushqimet që luftojnë aknet Fruta
Frutat dhe perimet
Kur shkencëtarët panë dietat e adoleshentëve në
Ishujt Kitavan në Ginean e Re dhe në rajonin Ache të Paraguait – ku nuk
është zbuluar kurrë asnjë rast me akne – ata kuptuan se: dietat e këtyre
të rinjëve ishin të pasura në fruta dhe perime, si jamsi e jeshillëqet
dhe të varfëra në ushqime të rafinuara si sheqeri dhe mielli i bardhë,
që mund t`i bëjnë hormonet të thumbojnë. Kur njerëz me gjene të ngjashme
filluan të hanë ushqime të rafinuara, ata filluan të kishin akne. Të
paktën pesë herë në ditë konsumo fruta dhe perime, si në formë të gjallë
ashtu dhe të pjekur ose të zjerë.

Ushqimet që luftojnë aknet Vez-300x242
Bajame, vezë, perime të gjelbra me gjethe (dhe ushqime të tjera të pasura në vitamin E)
Vitamin
E që është antioksidante ndihmon lëkurën të shërohet nga dëmtimi dhe
dhëmbëzimi i shkaktuar nga aknet. Nuk është e lehtë të marrësh shumë
vitaminë E nga një dietë me pak yndyra, por vajrat bimore, arrat dhe
drithërat e parafinuara por minimalisht të përpunuara, janë burime të
mira.

Konsumimi i përditshëm i rekomanduar i vitaminës E është
15 miligramë. Një lugë gjelle (15 ml) vaj kanole ka 2 mg vitamin E dhe
30 g (1 grusht) bajamesh ka 7 mg. Disa fizikantë rekomandojnë 200 mg ose
më shumë për ditë, ndaj duhet të marrësh dhe ndonjë suplement.
Informacion ndihmës: Vitamina E është yndyrë e tretshme, kështu që mund
ta marrësh me ushqime disi të yndyrshme. Kur ha lakër jeshile apo
spinaq, për shembull, spërkat sipër pak vaj ulliri.

Ushqimet që luftojnë aknet Dd-300x213
Hiqi nga menuja
Kripa e jodizuar dhe të tjera burime të forta të
jodit, duhen eleminuar. Për arsye që nuk dihen, kripa e jodizuar mund të
shkaktojë shpërthime aknesh. Mbaj nën kontroll sasinë e sodiumit që
merr nga ushqime të industrializuara dhe sasinë e kripës që hedh nga
kriporja. Merr ne konsideratë mundësinë për të përdorur kripë deti, e
cila ka përqindje më të ulta jodi. Gjithashtu kufizo karkalecat dhe
butakët, të cilat janë të pasura në jod./alb-observer.com/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons