Ushqimet e shijshme tashmë dihet që jo gjithnjë janë të shëndetshme, prandaj kushtojini rëndësi informacionit të mëposhtëm.
Kujdes
kur ripërdorni vajin për skuqje, apo qoftë edhe për të ngrohur në të
një ushqim të gatuar më parë, pasi mund të jetë helmues për shëndetin.
Nga
përdorimi më shumë se njëherë i këtij vaji formohen disa substanca që
lidhen me sëmundjet nervore dhe disa lloje të kancerit.
Vaji i
përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa
mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të
quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i
fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në
vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin.
Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që
lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit.
Edhe
më parë dihej që aldehidet çliroheshin në ajër pas skuqjes, por studimi
më i ri tregon se ato mbeten në vajin që skuqet, kështu që bëhen të
rrezikshme për shëndetin, pasi përthithen sëbashku me ushqimin. Prandaj
specialistët këshillojnë që vaji të përdoret vetëm një herë për skuqje,
që trupi të përthithë sa më pak aldehide.