Marrë nga revista "Saff"
Bota e sotme sot përballet me probleme të pafundme nga më të ndryshmet. Krahas përparimit material dhe begative që njeriu ka arritur me zbulimet shkencore, bota jeton nën hijen e problemeve serioze, të cilat ripërtërihen prej njëri tjetrit dhe mbingarkojnë jetën e njeriut.
Padyshim se problemet më të mëdha, me të cilat përballet shoqëria, janë kaosi shoqëror, shqetësimi, përhapja e krimit dhe dhunës, mungesa e stabilitetit në politikë dhe ekonomi, për të cilat pothuajse çdo ditë informohemi. Nuk mundemi të gjejmë pothuaj asnjë shtet në botë, i cili nuk përballet me këto probleme shoqërore të shtresuara. Përparimi material nuk mundet t`i mënjanojë këto probleme e as t`i pakësojë. Përkundrazi sa më shumë të përparohet në jetën materiale të njeriut, ato bëhen më të mëdha në numër dhe më të shtrira në shoqëri. Edhe krahas asaj që problemet shoqërore janë të shumta në numër, problemi më i madh, i cili lë pasoja të dëmshme për shoqërinë dhe është arsyeja e mungesës së stabilitetit dhe shqetësimit shoqëror e kaosit, është ateizmi ose e thënë shkurt, mosbesimi.
Çfarë është ateizmi?
Ateizmi nënkupton mosbesimin në Zot dhe devijimin nga rruga e ndjekësve të fesë, si dhe mohimin e ringjalljes pas vdekjes, mohimin e Xhenetit dhe Xhehenemit dhe përkushtimin e tërësishëm vetëm në jetën e kësaj bote. Sot ateizmi është tregues botëror dhe Perëndimi megjithëse pasardhës i qytetërimit të krishterë i cili pohon Ringjalljen, Parajsën dhe Ferrin, prapë se prapë beson vetëm jetën e kësaj bote. Kisha është bërë vetëm traditë (kulturë) dhe gjurmë e së kaluarës, ndërsa në jetën e njeriut përbën diçka të parëndësishme. Shteti më i madh në Lindje ka në themelin e tij ateizmin. Kjo është Rusia, e cila ishte pararoja e komunizmit, ideologjisë ateiste, në rregullat e së cilës është braktisje e plotë e besimit në botën metafizike dhe të konsideruarit e jetës si materie, gjë që bën luftën e njeriut në këtë jetë vetëm me qëllimin e vegjetimit dhe mbijetesën.
Përsa i përket shteteve të tjera ato edhe pse në to janë të përhapura religjionet si Hinduizmi, Budizmi, të cilët në thelb përmbajnë besimin në botën e fshehtë, janë gjunjëzuar përpara shovinizmit ateist perëndimor. Bota islame edhe pse deri diku i përmbahet Islamit dhe beson në ringjallje, në Xhenet dhe Xhehenem, përsëri goditet nga të gjitha anët nga dallgët e ateizmit, të cilat hedhin dyshim në besimin islam.
Shkaqet e fillimit dhe përhapjes së ateizmit
Përpara vetëm dyqind vjetësh ateizmi nuk ka qenë fenomen i përhapur, megjithatë në dy shekujt pasues dalin në pah shumë faktorë, të cilët kanë ndihmuar që mosbesimi në Zot të bëhet fe zyrtare dhe drejtimi i parësor i shumë shteteve të botës.
Disa nga arsyet e fillimit të përhapjes së ateizmit janë si më poshtë:
1-Kisha evropiane ka qenë nganjëherë shkaku indirekt dhe nganjëherë direkt arsyeja e përhapjes së ateizmit dhe më thellë akoma, të mosbesimit total në ekzistencën e Zotit. Shkak për këtë kanë qenë vetë zyrtarët e kishës, monarkët dhe udhëheqësit shpirtërorë, të cilët kanë shtuar nga mëndja e vet në kundërshtim me fenë, të tilla si, ngritja e Isait a.s. nga shkalla e njeriut në shkallën e hyjnisë, mëkatin dhe larjen e mëkatit, rrëfimin, shitjen e indulgjencave dhe të tjera që nuk kanë asnjë bazë në fe. Ndërmjet të tjerash kanë ndërfutur edhe mjaft të pavërteta rreth krijimit të gjithësisë, pozicionit dhe formës së planeteve, po ashtu për tokën dhe jetën e njeriut.
Kur nisi lëvizja e Rilindjes europiane dhe kur u zbuluan shumë të vërteta shkencore, situatat precipituan në përplasje të mëdha ndërmjet shkencëtarëve të shkencave natyrore dhe Kishës, e cila mohonte zbulimet e reja dhe përndiqte protagonistët. Në atë kohë, kushdo që besonte në vërtetësinë e zbulimeve shkencore, konsiderohej heretik, jobesimtar dhe të tillët vriteshin, digjeshin dhe izoloheshin. Shumë shkencëtarë të asaj kohe kanë përjetuar tortura të dhembshme, përndjekje dhe dënime me vdekje, vetëm pse zbulimet e tyre ishin në kundërshtim me dogmat e fesë. Megjithatë edhe pse represioni institucional i Kishës ishte i egër dhe i gjatë, rilindja shkencore nuk u ndërpre. Shkencëtarët arritën që periodikisht t`i plotësojnë zbulimet e veta me fakte të reja bindëse, ndërkohë që Kisha përditë e më shumë përjetonte humbjen përballë opinionit, dhe së fundi fitorja i takoi shkencëtarëve të materies ndaj funksionarëve të kishës. Fill pas kësaj njerëzit nisën të braktisin plotësisht besimin dhe çdo besim në ekzistencën e botës së fshehtë, të jetës së përtejme dhe i kthehen materializmit si besim e hyjnizim i ri. Pikërisht këtu u hodhën themelet e ateizmit institucional në botë.
2- Dhuna e botës kapitaliste
Pasi Europa u çlirua pjesërisht nga pushteti i Kishës, pasi zbuloi forcën e parasë dhe teknologjisë, kjo bëri që njerëzit të braktisin lidhjen jetësore me tokën për të vënë në qendër të vëmendjes prodhimin në fabrika. Feudalët e dikurshëm bëhen pronarë të fabrikave të mëdha, duke shfrytëzuar dhe kontrolluar pasuri të stërmëdha natyrore. Punësohen flukse të mëdha njerëzish dhe në të njëjtën kohë shfrytëzohen, por tashmë në masë më të madhe dhe sidomos më egërsisht. Mbi punëtorët ushtrohet shtypje dhe dhunë e hapur, gjë që e bën shoqërinë të ndahet në dy klasa, që e lidhin përkatësinë e vet me materien, pra; kapitalistët e pasur dhe punëtorët e varfër. Shfaqja e një këndvështrimi dhe konceptit të ri të dhunës dhe heshtja për këtë nga ana e Kishës zyrtare e paaftësia për ta interpretuar këtë dhunë është shkaku direkt në përhapjen e dyshimit në ekzistencën e Zotit. Kisha u ndodh e pafuqishme për të ofruar zgjidhje për problemet e njeriut në tokë dhe atëherë njeriu filloi të mendojë për gjetjen e një rruge dhe programi të ri, i cili premtonte kapërcimin e vështirësive.
Lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste
Nuk ka dyshim se një nga faktorët më thelbësor të përhapjes së ateizmit ka qenë lindja e drejtimeve ekonomiko-ateiste e në mënyrë të veçantë komunizmi, themelues i të cilit është Karl Marksi. Krahas asaj që ky drejtim kishte pikënisje ekonomike, që është njëkohësisht qëllimi kryesor i tij, siç këmbëngulin ideatorët përkatës, e paçka pse është për çlirim nga dhuna kapitaliste, prapëseprapë kjo vetëm përforcon tezat ideologjike të drejtimit. Ata këmbëngulin se ekziston vetëm jeta materiale e njeriut, që nuk ekziston shpirti ringjallja, Zoti dhe jeta e përtej varrit. Sipas mësimeve të socializmit, fenë e shpikën të pasurit në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë shtresën e varfër dhe tipizimet siç janë besimi, sinqeriteti dhe çiltërsia nuk janë asgjë tjetër veçse rezultat i ideve fetare në shërbim të interesave kapitaliste. Me këto hipoteza ky drejtim ekonomik është bërë valë e re e furishme e ateizmit, i cili ka gjetur terren jashtëzakonisht të përshtatshëm tek njerëzit e thjeshtë dhe shtresa e varfër, për arsyen e thjeshtë se u vu në mbrojtje të interesave të të shypurve dhe të varfërve, ndërsa të tillët janë shumica në shoqëri. Kështu komunizmi u përqafua jo vetëm si drejtim ekonomik por edhe si një besim i ri dhe shumë shpejt u shtri pothuaj në të gjithë botën. Komunizmi e njohu lulëzimin më të madh dhe suksesin e vet pas revolucionit bolshevik në Rusi. Në përhapjen e praktikës dhe teorisë komuniste ideatorët e tij kanë shfrytëzuar metoda të ndryshme, por më e shpeshta dhe më efikasja ishte metoda e forcës, e tillë që popujt u bënë plotësisht gjenerues dhe forca të komunizmit duke përfshirë dhe republikat islamike në Rusi dhe në Kinë, si dhe disa të tjera në vendet arabe.
Kurthet bashkëkohore
Punësimi i njerëzve në këtë botë dhe përjetimi në të, në gjithçka që ofron civilizimi perëndimor, që nga kuriozitetet e ndryshme dhe argëtimet marramendëse, ka patur një ndikim të madh tek njeriu që ai të harrojë çështje mjaft fondamentale në jetën e tij, me të dhe vetveten. Nga dëshira për të përfituar një pagë sa më të madhe dhe me të të sigurojë një jetë sa më të rehatshme, me të gjithë të rejat e fundit të teknologjisë, njeriu ka rritur orët e punës. për të njëjtat qëllime edhe gruaja braktis detyrën e natyrshme të saj, angazhimet familjare, dhe punësohet nëpër fabrika që kështu përkrah burrit të jetë ndihmëse në kërkesat dhe joshjet e jetës edhe ashtu të mbingarkuar. Një ritëm i tillë i jetës dhe punës e ka thërrmuar dhe rrënuar njeriun bashkëkohor, prandaj ai nuk ndjehet i lirë për asnjë çast, duke mos i lënë rast të mendojë për veten dhe as për çka ka përreth. Puna intensive, tregtia, shfrytëzimi në fabrikë, dhe teprica e kohës e harxhuar në lodra dhe argëtime, nuk i lenë kohë atij të mendojë për fenë dhe jetën shpirtërore dhe që kështu t`i përgjigjet pyetjeve që rrethojnë secilin njeri: "Kush e ka krijuar gjithësinë? -Kush e krijoi njeriun? -Përse jemi krijuar? -Ku shkojmë? -A ka fund kjo botë? -Përse njerëzit diferencohen, ky i varfër e ai i pasur, njëri shfrytëzues tjetri i shtypur? -Përse e gjithë kjo? -A ka jeta kuptim?". njeriu i sotëm i mbingarkuar me ato që përmendëm më sipër, nuk gjen dot kohë t`i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe kështu feja bëhet diçka e anashkaluar dhe jashtë vëmendjes.
Jeta e re dhe joshjet e civilizimit
Shkencat empirike dhe dijet e kësaj bote i kanë hapur njeriut dyert e mëdha të shpengimit, të rehatisë dhe të joshjes jetësore. Mjetet e rehatshme të transportit (makinat, avionët, trenat), mjetet e komunikimit, restorantet dhe kafenetë me menu shumë të pasura të ngrënash dhe të pirash, joshjet në veshje dhe "shkenca e jetës së re" hapën përpara njeriut mënyra të reja përjetimi në këtë botë dhe e bënë atë të jetë ndjekës i kënaqësive dhe epsheve.
Meqë feja ndalon tejkalimin dhe shpërdorimin, e ndërkohë urdhëron sensin e masës në gjithçka, si dhe ndalon ndjekjen e gjërave të ndaluara siç janë pijet alkoolike, drogat dhe shthurjet, njerëzit të cilët nuk njohin thelbin e fesë, i konsiderojnë këto si pranga të lirisë së tyre personale dhe kufizime të përjetimeve dhe nevojave, gjë e cila e ka rritur kundërshtinë e tyre ndaj fesë. Nuk dëshirojnë që dikush t`i tërheqë vëmendjen në këtë botë dhe as t`i paralajmërojë për xhehenemin, pasi kjo bëhet pengesë për të prishur përjetimet dhe lajthitjet e tyre. Kështu rritet largimi nga feja dhe ndihmohet përhapja e mentalitetit ateist.
Lidhjet e përparimit materialist me ateizmin
Gjithashtu njëra nga arsyet që kanë nxitur njeriun në ateizëm është edhe lidhja e ateizmit me potencialin dhe përparimin materialist. Njerëzit e kanë parë që Europa nuk ka përparuar materialisht deri në kohën kur është ndarë nga idetë e kishës dhe besimi tek ajo dhe që një shtet i tillë si Rusia nuk ka deklaruar veten si superfuqi pa u vetëshpallur më parë si hapësirë ateiste. Nga krahu tjetër kanë vënë re se vendet të cilat i përmbahen fesë kanë mbetur prapa në industri dhe prodhim, dhe kështu filluan të besojnë se ateizmi është shkaku dhe çelësi i përparimit material dhe shkencor, dhe që feja është prapambetje dhe padije. Këto me pak fjalë janë shkaqet thelbësore të lindjes dhe përhapjes së ateizmit në botë.