Në botën që ne jetojmë na ndodhë të dëgjojmë rreth disa njerëzve të cilë kanë aftësi të mbinatyrshme dhe gati na duken hyjnorë. Shpjegimet rreth këtyre gjërave ngelen pa nje shpjegim llogjik, por thjeshtë ngelen dhe nguliten gjate në histori. Ja disa njerëz të cilët me parandjenjat dhe parashikimet e tyre kane tronditur dhe habitur botën sepse ato ne fakt kanë rezultuar të vërteta:
1. Mark Twain.
Shkrimtari i njohur Mark Twain nuk është njohur për ndonjë aftësi telepatike, por ai ka thënë disa gjëra gjatë jetës së tij, të cilat më vonë janë vërtetuar. Para së gjithash, Twain ka parashikuar vdekjen e vet. Ai lindi në 1835, kur kometa Halley ishte shfaqur në qiell. Ai parashikoi se do të vdiste kur Halley të rishfaqej për herë të dytë. Twain vdiq në 1910, kur kometa ishte e dukshme në qiell. Twain gjithashtu parashikoi vdekjen e të vëllait nëpërmjet një ëndrre, në të cilën ai shfaqej i shtrirë në arkivol mes dy karrigeve në dhomën e ndenjes së të motrës. Pas disa javësh, vëllai Henry vdiq në një aksident me varkë dhe kur Mark u fut në sallonin e së motrës pa të vëllanë në të njëjtin pozicion si e kishte parë në ëndërr.
2. Nostradamus parashikon Napoleonin, Hitlerin dhe 11 shtatorin.
Asnjë artikull mbi parashikimet nuk do të ishte i plotë pa ato të Nostradamusit në shekullin XIV, gjysma e të cilave kanë dalë të vërteta. Ndoshta parashikimi më i madh i tij mbetet ai për tre anti-Krishtët që do të kishin efekte domethënëse mbi shoqërinë njerëzore. I pari mendohet të jetë për Napoleon Bonapartin, një sundimtar i egër, i njohur si “Kasapi” nga njerëzit që e rrethonin. “Një perandor do të lindë pranë Italisë. Njerëzit që i bëjnë shoqëri do të thonë se ishte më shumë kasap sesa princ”. Anti-Krishti i dytë, të cilit Nostradamusi i referohet si “Njeri i njollosur në vrasje … armiku më i madh i racës njerëzore… ai që është më i keq se të gjithë ata që kanë qenë më përpara… gjakatar dhe çnjerëzor” mendohet të jetë Hitleri. “Nga Arabia e madhe do të lindë një ndjekës i fortë i Muhamedit. Ai do të hyjë në Europë veshur më një çallmë blu… Do të jetë makthi i racës njerëzore, kurrë më parë nuk është parë ky tmerr”, thotë Nostradamus. Për më tepër, Nostradamus shpalos një panoramë që ngjan në mënyrë tronditëse me sulmet terroriste të 11 shtatorit të 2011-s. “Qielli do të digjet në 45 gradë. Zjarri do t’i afrohet qytetit të ri madhështor”. Në këto fjali, Nostradamus i referohet një qyteti të madh në botën e re amerikane, në afërsisht 45 gradë gjerësi gjeografike. Ekspertët kanë pranuar se ky mund të jetë vetëm New Yorku.
3. Motrat binjake parashikojnë 11 shtatorin dhe kërkimet shkencore të disa sëmundjeve.
Terry and Linda Jamison janë dy binjake që ndajnë të njëjtin shpirt në plot kuptimin e fjalës. Ato thonë se kanë parashikuar sulmet e 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në New Jork, ndërsa jepnin një intervistë për një radio në vitin 1999. Ato pretendojnë se kanë parashikuar edhe avancimet në kërkimet mjekësore, specifikisht ato mbi kancerin, ato në studimin e sëmundjes Alzheimer, dhe disa katastrofa natyrore nëpër botë.
4. Hoy parashikon sulmin në Oklahoma.
Amerikanja Hana Hoy është një medium që pretendon se jo vetëm i dëgjon shpirtrat por sheh edhe prezencën e tyre fizike. Në vitin 1995, Hoy ishte në një program live në radio, kur parashikoi një sulm terrorist ndaj një ndërtese në Oklahoma. Vetëm 90 minuta më vonë, tragjedia përfshiu godinën federale “Alfred p. Murray” dhe u bë sulmi më i egër në SHBA para 11 shtatorit të 2001-shit. Hoy ia kishte dërguar parashikimin e saj disa muaj para ngjarjes.
5. Jeffrey Palmer parashikon shpërthimin e vullkanit, cunamet dhe uraganin Katrina.
Australiani Jeffry R. Palmer ka bërë një sërë parashikimesh, disa prej të cilave rezultuan të vërteta më vonë e disa jo. Palmer parashkoi vullkanin në Oqeanin Indian në 26 dhjetor të 2004-s, i cili u ndoq nga cunami në brigjet e Sumatrës, Indonezi. Mbi 230 000 njerëz nga 14 vende të ndryshme mbetën të vdekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Palmer parashkoi edhe zbulimin e faktit se Korea po testonte armët bërthamore, por ai fitoi famë ndërkombëtare për parashikimin e uraganit Katrina, një stuhi e fuqishme që u mori jetën 1836 personave në SHBA dhe renditet edhe sot në listën e pesë uraganeve më shkatërruese atje.
6. Edgar Cayce parashikoi gjithçka që nga luftërat botërore deri te vdekjet e presidentëve.
Amerikani Edgar Cayce, i njohur ndryshe si “profeti i fjetur”, është ndoshta personi me telepatinë më të fuqishme. Cayce e sugjestiononte veten duke kaluar në një gjendje meditative, gjatë së cilës mund të jepte përgjigje për pyetje rreth kohës, hapësirës, rimishërimit, spiritualitetit dhe ngjarjeve të kohës dhe atyre që do të ndodhnin në të ardhmen. Cayce-it i njihet merita e parashikimit të nisjes dhe mbarimit të dy luftërave botërore, përfundimin e Depresionit të Madh në SHBA dhe vdekjet e presidentëve Roosvelt dhe John Kenedy.