Ditët e fundit, modelja e shtëpisë së “Big Brother”, Elena, është afruar shumë me Viganin. Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë shkëmbyer puthje e përqafime. Po ashtu, në bisedat e tyre kuptohet se pëlqehen, e madje kanë filluar të ndjejnë për njëri-tjetrin.
Kjo sjellje nuk i ka pëlqyer aspak të dashurit që Elena ka jashtë shtëpisë së famshme. Fotografi i njohur Endrit Mertiri, tha për “Bluetooth” se, ndonëse është i mërzitur për sjelljet e Elenës brenda shtëpisë, preferon të mos marrë vendime i vetëm.
Ai nuk ka dashur të deklarojë ndarjen nga ana e tij, duke zgjedhur që të bisedojë me të dashurën e tij pasi ajo të lërë shtëpinë e “Big Brother”. “Do sqarohem me Elenën kur ajo të dalë”, – tha ndër të tjera fotografi.