Një aksident i rëndë rrugor në aksin Fushë Krujë – Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete, i ka kushtuar jetën një 10-vjeçari dhe ka lënë të plagosur dy fëmijë të tjerë nga e njëjta familje.
Aksidenti ndodhi në orët e mesditës së dielë. Dy automjetet janë përplasur fuqimisht me njëra-tjetrën. Njëra prej automjeteve drejtohej nga Viktor Lulaj, ndërsa tjetra nga Elona Çaushi.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen 10-vjeçari me inicialet A.L dhe janë plagosur rëndë motra e tij 17-vjeçarja me inicialet K.L dhe vëllai 5-vjeçar, R.L. Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit rajonal në Lezhë ku pas marrjes së ndihmës së parë janë shoqëruar për
Ndërkohë, policia që mbërriti në vendngjarje, arrestoi drejtuesen e mjetit Elona Çaushi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa në aksident dyshohet se ka ndikuar edhe moti i keq me shira të dendura që kanë vështirësuar pamjen.