Lufta në gadishullin aziatik është më pranë se kurrë!
Lideri i Kores së Veriut Kim Jong Un jep urdhër që raketat balistike të jenë gati për sulm ndaj territorit mëmë të Amerikës.
Ky ishte reagimi i Kores së Veriut pas fluturimit të avionëve bombardues B-2 Spirit mdi qiellin e Kores së Jugut ditën e djeshme gjatë stërvitjes ushtarake që po zhvillon Amerika me aleaten e saj, Koren e Jugut. Agjencia shtetërore e lajmeve të Kores së Veriut KCNA transmetoi në lidhje të drejtpërdrejtë mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Lartë të Shtabit Ushtarak, nën udhëheqjen e Kim Jong Un ku ky i fundit nënshkroi urdhrin, sipas të cilit jepe urdhër për përgatitje sulmi luftarak ndaj Amerikës.
“Përfundimisht e nënshkroi urdhrin për përgatitjet teknike të raketave ushtarake për të qenë të gatshme për sulm që të godas në çdo sekondë territorin re SHBA-ve, përfshi këtu edhe bazat e saj ushtarake që ka në Oqeanin Paqësor, në Havajë, në Gouam si dhe në Koren e Jugut”, transmetoi KCNA.