Një qen në Tenesi, të SHBA-ve, është në pritje të ekzekutimit pasi është braktusur nga pronari I tij për prirjet e tij homoseksuale. Qeni i racës pitbull është cuar në një qendër kafshësh, pasi pronari i qenit kishte vënë re se ai ndiqte nga pas qentë meshkuj dhe hipte mbi ta. Qentë me raste njihen si homoseksualë, por ekspertët e kafshëve thonë se një qen mashkull mund të gjurmojë qentë e tjerë edhe për të treguar dominancë.
Shanset që ai të gjejë një pronat të ri janë të pakta kështu që ai do të ekzekutohet në ditët në vijim. Fati i këtij qeni ka nxitur një fushatë në mbrojtje të tij nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve por edhe shoqatat e homoseksualëve.