E bukura dhe sqepi
Kjo eshte "E Bukura" nje shqiponje kokebardhe. Ne vitin 2005 "E Bukura" u qellua ne fytyre nga nje guetar pa leje, duke i shkaktuar demet qe ju shihni ne krahun e majte te fotografise. Sqepi i saj ishte aq i demtuar sa qe ishte e pamundur per ate qe te hante apo te gjuante vete. Per fat te mire ajo u shpetua nga disa vullnetare perpara se te vdiste nga uria. Ata e ushqyen shqiponjen me dore, dhe shpresonin se do te sherohej. Fatkeqsisht, shume shpejt u be e qarte se ajo nuk do te mbijetonte dot, keshtu qe vullnetaret menduan ti injektonin helm vdekjeprures.
Megjithate, specialistja Jane Cantwell, kishte te tjera plane. Ajo u bashkua me inxhinjerin mekanik Nate Calvin si dhe shkencetare, inxhinjere dhe dentiste per te modeluar nje sqep polimer najloni qe do te zevendesonte pjesen e siperme te demtuar. Pas projektimit, sqepi u printua nga nje Printer 3D dhe ju vendos shqiponjes.
Fale punes se tyre te veshtire dhe printerit 3D, "E Bukura" mund te ushqehet serisht, te pije dhe te pastroje pendet e saj me sqep. Per fat te keq ajo nuk eshte ne gjendje te kthehet ne boten e eger pasi sqepi nuk eshte mjaft i sigurte, por sqepi i saj i ri ka qene nje lehtesim mjaft i madh per jeten e ketij zogu madheshtor.
Per me shume informacion ndiqni videon:
http://vimeo.com/15184546