Forumi Kuq E Zi
Shqiponja dykrenare ilire Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqiponja dykrenare ilire Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Shqiponja dykrenare ilire Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Shqiponja dykrenare ilire Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Shqiponja dykrenare ilire Empty Shqiponja dykrenare ilire 2/9/2012, 00:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Shqiponja dykrenare ilire 561105_499247560086670_780916855_n
Shqiponja dykrenare ilire

E VECANTE- LEXOJENI DHE KUPTONI PSE ESHTE E JONA SHQIPJA DYKRENARE !

Shqiponja dykrenare ilire e shek. VI para e. sonë

Po përmendim së pari mburojën me shqiponjë dykrenare e gdhendur në një urnë të shek. VI ose V para e. se re, e zbuluar në trevën e fisit ilir të japodëve[2]. Ky është monumenti më i qartë me vlerë të pazëvendësueshme që tregon dhe fakton, që ilirët e njihnin dhe e praktikonin shqiponjën dykrenoare, objekt kultik i formësuar qartësisht grafikisht. Objekti është në mburojën e njërit prej luftëtarëve ilir, i dëshmuar në këtë shek (shek. VI para e. re).
Duhet ta vështrojmë në dy drejtime:
a). Simboli i Shqiponjës Dykrenare është i trashëguar nga popullsia e Perandorisë Hitite, qe e ka fundin në shek. e XII para e. sonë. Nëqoftëse është kjo, atëherë na rezulton, që të paktën ajo është ruajtur tek parailirët e ilirët për rreth 1000 vite, (në mos më shumë), pra është e ngjizur në strukturën shpirtërore të paraardhësve tanë, që në Epokën e Bronzit, kujtojmë se po flasim për simbolin kultik: shqiponje me dy kokë.
b). Në qoftë se shqiponja dykrenare e shprehur qartë në monumentin arkeologjik në fjalë, është jo trashëgim i objekteve të tilla, që i njohim nga shek. XII, atëherë është një konfigurim grafik i ngjizur në tharmin e kultit të shpendit-shqiponjë, qe e kemi të dëshmuar tek etnia jonë, që në prehistori. Këtu mund të flasim pa e komentuar se është shqiponja dykrenare e dëshmuar tek paraardhësit tanë të paktën nja 7 apo 8 shekuj para se ajo ngjizje kulturore me emrin "bizantine" të lindëte po nga trualli ballkanik.

[2] A. Stipçeviç, Arte degli Iliri, Milano, 1963, f. 46. Stipçeviçi saktëson, se figurën e ka botuar së pari arkeologu jugosllav D. Sergejevski, dhe paraqet: Janë gdhendur dy luftëtarë ilirë në një urnë nga Ribiçi. Objekti është i shek. VI para e. re.

f.14-15


Titulli: Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia
Autori: Jaho Brahaj
Botues: Tiranë: GEER, 2007

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shumë historianë flamurin e sotëm shqiptar me shqiponjë dykrenare I japin disa kuptime.
Shpjegim më të mire ka dhënë studiusi Jaho Braho në librin e tij “Flamuri I kombit Shqiptar”. Enigma e zanafillës së shpiponjës dykrenare që shpalos tek populli ynë është trashëguar nga kohët e hershme me besimet e kultin për këtë shpend.
Shqipojën dykrenare shpjegohet që e kishin paraardhësit tanë qysh në kohën e bronzit dhe që shfaqet në kulturen arkeologjike në perdhën e kekurit (mijëvjeçarit e pare p.e.r.)
Ky studijus është bazuar kryesisht në strukturat shpirtërore e materiale të krijuara ndër mijëravjeqarë, nga populli ynë dhe janë ruajtur dhe trashëguar po nga kultura materijale në hajmali, ornamente, në qendisje tekstile popullore e gdhendje në gur. Ai shpalos një hulumtin të pultit të shqiponjës, tek parailirët (pellazgët) dhe tek ilirët. Kjo është parë në anë të shumë diciplinave shkencore, si arkiologjia, etnologjia, mitologjia shqiptare, thënie të shkrimtarëve të vjetrë te Greqisë së lashtë e të Romës dhe është gjurmuar në studimet e mëparshme. Gjithashtu ai i kushtohet vazhdimësisë së praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar, që nga 2 Marsi i vitit 1444 e deri në ditët tona në vazhdimësi. Nga studimet dhe botimet e derisotme për vazhdimësinë e njohjes dhe praktikimit të vazhdueshëm të flamurit, mbizotëronte mendimi, që aji ishte harruar në shekujt e gjatë të pushtimit osman. Si rezulutat i gjurmimit në pasurinë tradicionale dhe të dukumentave ë shkruar për popullin tonë dhe për të tjeret është bërë e mundur veçimi dhe pasqyrimi, se qfarë mori nga kultura jonë Perondoria Bizantine për kultin e shqiponjës dhe hulumtime për simbolin e shqiponjës tek popujt e tjerë. Shqiponjën dykrenare e mori Bizantia nga kultura e kulti ilir për shqiponjën dhe më vonë e morën edhe shumë popuj tjerë, por ky simbol, që megjithëse ishte i ilirëve, më vonë u bë i disa princave, shteteve, e perandorive. Kjo në një kapitull të shkurtë është paraqitur duke ju referuar një literature të gjerë. Shumëherë dëgjohet nga historianë të ndryshëm se shqiponja dykrenare është marrë nga bizantët që bie ndesh me konstatimin e studiusit Braho.

Ka edhe pohime që shqiponja me dy krena është emblema që Konstandimi i Madh zgjodhi për të përfaqësuar Bizantinë, në kohën e ndarjes së perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim. Kjo është arsyeja që shqiponjën me dy krena e gjen në flajujt e gjithë vendeve të Lindjes, kryesisht atyre të besimit ortodoks. Konstandini i Madh qe një perandor romak me origjinë ilire sipas të cilit mori emrin edhe qyteti i Stambollit të sotëm që u quajt në atë kohë Konstandinopojë (qyteti i Konstandinit). Shqiponja fluturon më lart se çdo shpend tjetër dhe është e pamposhtur nga zogjtë e tjerë, pra për këtë në vetvete përbën krenarinë e një kombi. Ka pohime ë shpeshta se shqiponja dykrenare simbolizon Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut, toskët dhe gegët. Zanafillën e flamurit gjer tani më së miri e shpjegon z. Jaho Braho, që me këtë studim ai konstaton zanafillën e traditës mijëravjeçare të shqiponjës dykrenaretek ilirët e në vazhdimësi deri në ditët tona.

Hidhet dritë mbi atë, që i dha Perandorisë Bizantine populli ynë dhe vërtetohet, se është populli shqiptar që e trashëgoj shqiponjën dykrenare tek bizantinët, dhe jo sikur është thënë deri sot, se ne shqiptarët e morëm nga bizantinët. Ndriçohet vazhdimësia e praktikimit të flamurit kombëtar shqiptar në vazhdimësi në pushtimin e gjatë osman dhe jo si është thënë deri më sot, se ai ishte harruar. Në periudhën që nga 28 nëntori 1912 deri më sot bëhet një kronologji e luftës dhe përpjekjeve të pandërprera për ruajtjen dhe shpalosjen e simbolit të shtrenjtë kombëtar nga gjithë popullsia shqiptare autoktone në Ballkan. Prej kohës së Skënderbeut e deri në shpalljen e pavarësis së Shqipëris në vitin 1912 flamuri shqiptar pothuajse ishte i panjohur për shqiptarët. Edhe për ringjalljen e flamurit jepen shumë variante. Një ndër to është fjalimi i Nolit për Konicën që ai e konsideron si zbuluesi i flamurit. Në fjalimin mortor të Konicës, Noli tha: ” Nofta e dini që asnjë nga flamurët e fqinjve tanë ballkanikë nuk është më i vjetër se një qind e pesdhjetë vjet. Disa prej atyre nuk e kanë mbushur as qindin akoma. Flamuri ynë është të pakën 500 vjet i vjetër, dhe nofta disa qindra vjet të tjera përmi to. Është flamuri historik i Skënderbeut, kryetrimit kombëtar që luftoi njëzet e pesë vjetë me radhë kundër Turqve dhe ka qenë luftëtari i funtëm ne Ballkan, i cili ka përballuar Sulltanët më tëmëdhenj të Turqisë. Pas vdekjes së Skënderbeut, Shqipëria, e nneveritur prej fuqive evropjane, ra nV duart e Turqve. Për katër qint vjet me radhë atdheu ynë ka rënkuar nënë zgjedhën e Sulltanëve. Në këtë periudhë Flamuri i Skënderbeut u harrua, dhe askush nuk e dinte që egzistonte gjer sa u zbulua prej një studenti të ri në historinë latinishte të kënderbeut prej Barletit. Ay student ishte Faik Konitza dhe atë flamur që ka qeverin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, na e ka zbuluar ay vetë pas një harrimi prej katër qind vjetësh”.

Prej 1912 e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri ishin përdorur disa lloje të flamujve. Sot shqiptarët kanë flamurin të ngjashëm me atë që ka përdorur Skënderbeu, me disa ndryshime të vogla.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons