Forumi Kuq E Zi
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 16:31

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI 16db9b88d9515580a78d5965b066ac2d_XL

2POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 16:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PER BABANE QE S’E NJOHA KURRE

Kjo poeme eshte marre nga libri i Poetit e Shkrimtarit FERDINAND LAHOLLI(Vellai im i dashur) me titull “Te Kjo Vajze e Pergjakur” botuar dy gjuhesh Shqip-Gjermanisht 1994

Qielli qe na rri mbi koke
c’do dite behet dhe me gri,
dhe zbret Debora floke floke,
e vendi mbushet bardhersi

Une me vetmine sy nder sy,
ketu ku flitet gjermanisht,
nje shteg mendimi hap per ty
per te takuar,sigurisht.

Qe une te behem veti i dyte,
qe une te behem me baba!
Nderkohe me lot me mbushen syte
Nga fjala qe tani u tha.

Ne shtrat vetmie tek jam sot
mendoj per ty,baba i shtrenjte!
Ti udhen more neper bote
e ne vend teje heshtja flet

Nuk di vertet ne je i gjalle
nuk di per mua a mendon,
vec di qe jeta s’do ma fale
nese yt bir nuk te kerkon.

Kam brenge e mall e dashuri
Baba,o fjale qe s’e thashe kurre!
Te kam kerkuar qe femij
E gjer me sot gjersa jam burre.

Kendoj per ty,por jam i mjere,
Kam tridhjetevite ne mjerim
S’te kam pare asnjehere,
Denuar qenkam me harrim!

Te thane,te flisje duke heshtur,
Te qeshje,tek te hiqnin zvarre.
Te deshen gjalle duke te vdekur,
Nje kembe mbi dhe-tjetra ne varr!

Shtatzene ishte ime nene
K’te here ne jete do vija une
Ndaj pergatitje shume u bene
Sa netet gdhiheshin pa gjume.

Po ti s’e prite lindjen time
Ti arratine more shpejt,
Se rrotull kishe kercenime
Per nje burgosje me te rrepte.

Po kur ke shkelur te kufiri
Pa tjeter qe ke ndjere dicka,
Dicka qe dhemb atje te gjiri
Per token qe si bij na ka.

Ke marre ndoshta dhe nje plis,
E ke lemuar lehte-lehte,
Se ke qene bir i Shqiperise
Dhe token e ke pas te shtrenjte.

Po mundet edhe te kesh qare
Ashtu ne heshtje,krejt pa ze,
Per kete jete porsi varr,
Per poshtersite qe mbijne ne te

E ne keshtu ka ndodhe vertete
Ti turp ke ndjere,sidoqofte,
Ke fshire lotet me te shpejte,
Se lotet s’e ndryshojne nje bote.

Pastaj pushtetin do kesh share,
sic shahet gjeja e peshtire,
se nga femija te pat ndare
edhe nga gruaja e mire.

Kjo jete mizore eshte gatuar,
Nuk paska jete me te lige:
Babane pasi ta kane denuar,
E detyrojne edhe te ike!

Pastaj e shpallin tradhetar,
Armik e shpallin pa ngurrim,
I vene nofken “jo shqiptar”
Per ta fundosur ne harrim.

Ndersa familjen mbetur shkrete
Pa shperblim jo nuk e lene:
Ne interrnim e nisin shpejt,
Atje ku bota mohim gjen.

Qe kur u Linda gjer me sot
Une zerin tend dot s’e kam ndjere.
Ke qene larg po sidoqofte,
s’te kam harruar asnjehere.

Kam pase nevoje per doren tende,
Se jeta eshte nje rruge e rende,
Mund te rrezohesh vende-vende,
Po duhet ngritur prape ne kembe.

Kam pase nevoje per syte e tu,
Se rruga ka dhe erresire,
Dhe mund te endesh tutje-tehu
Pa mbritur dot ku ke deshire.

Kam pase nevoje per nje keshille,
Nje ledhatim a nje shuplake,
Se jam njeri e si i tille
Te keqen dua tej ta flak.

Veshtire per mua shume ka qene
Jetim i rritur tridhjete vjet!
Ne c’humbetire valle ke rene,
Qe vec me heshtje po me flet?

E lashe vendin tone te mire,
E lashe vendin aq te shtrenjte,
E jo se kam patur une deshire,
por me grabiten c’do te drejt.

Ne Gjermani une gjendem sot,
Per ty, baba,nuk di ku je.
Shperndare jemi neper bote
Si te mos kishim hic Atdhe.

Une jam i bindur asnjehere
Ti Shqiperine s’e ke harruar,
Per te cdo cast malli tem err,
Larg saj ti ndihesh I mjeruar.

Dhe kam besim kur te trese nata,
Kur te cele dita ne Liri
Do kthejme ne nga rruge te largeta
Ne Dhethin tone Shqiperi!

Pa tjeter ti do ta kesh ndjere,
E ndjej dhe une ne zemren Zjarr:
Ne Shqiperi e kemi ndere,
Gjersa te dy jemi Shqiptar!

Poema eshte shkruar me 1990,autori ishte i vetmi poet ne dyndjen e Ambasadave
I prezantuar publikisht nga Bari i Italise nga personaliteti me i shquar shqiptar Albanollogu
I nderuari z.Robert Elsie me banim ne Gjermani

3POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:29

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POEZI NGA AHMET  LAHOLLI E36a512fe5b90101a88ae780e05256f8_L

DORINA DO RI

4POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:31

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SONTE TË LUTEM MOS IK

Sonte te lutem mos ik...
ne skajet e endrres se marre,
hape zemren dhe me prit...
do vi e veshur,me fustan te bardhe.

Do vij e dehur nga nata e gjate,
mbi prehrin tend ,te rehatohem,
Jo...ne enderr mos shko prap,
sonte jam ketu ,nuk largohem.

Me prit ne shtigjet e gjumit,
aty ku naten e pare mbete,
mes henes dhe yjeve kureshtar,
Zgjati duart...me merre me vete!

Ti tinez mos u struk neper yje,
e kerkon te me ngresh ndonje reng,
Sonte do vij...nuk iki,
ndaj ne endrra mos me mbaj me peng!

5POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:32

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TË PATA THENE

Te pata thene...
Mes muzgut mos bridh,
Po hapi krahet mes qiellit,
te vjedhesh ndonje yll.

Te pata thene...
Me dallget e detit mos luaj,
se aty fshihen shume sekrete;
Tani me vetmin...luaj.

Te pata thene...
Henen kurre mos e shqeteso,
se naten ka grabitqare te verber,
ndaj me thonje,gjithcka mbro!

Te pata thene...
Zemren...mos e ler pa emocion,
tani bredh,hapesirave kohore,
Dashurine kerkon.

Gjeje Lumturine...
Asnjehere nuk eshte vone!

6POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ERDHI

Erdhi...
Me mori me vete...
pa ndrojtje...
ne brigjet e saj...
me kapi duart...
me terhoqi...
nisi te qaj...

U perkule...
nuk kishte fuqi...
dhe heshti...
rremonte kujtimet...
kerkonte imazhin...
qe dikur e deshti...

Drodhi syte...
ne horizont...
duke qeshur nen ze...
me puthi...
humbi...
dhe nuk u kthye me...!

7POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KOHE "E KEQE"

Perplasur furishem...
ne brigjet e jetes se marre,
vullkane lotesh...
vrasin kohen...
dhe zhduken pafjale!

Puhiza deti...
qe perkedhelin...
dhimbjen time,
ere e furishme...
fryne anembane...
qeshloti me kujtime.

Qetesi vrastare...
qe fajin e fsheh...
te strukur ne gjirin e saj,
buzeqeshja...
ngrrir ne brigjet e buzes...
kokeulur ne faj.

8POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HYRE NË JETËN TIME

Ti hyre ne jeten time
si sateliti ne planetin"Toke"
e ne galaktiken e shpirtit tim
rrenjet e tua i ngule fort!

me ndeze zjarr,pervelim
nga gjoks i etur i pa shuar
sa dhe zemra tekanjoze
sec me dridhej neper duar

rrembehem ashtu pa kuptuar
nga buzet e tua mialtoze
dhe gjakun ushqyes te trupit
ngjith qelizat,ti ma loze!

oh,ndjenj e fuqishme qiellore
para teje,ne shesh gjunjezohem
e po te me vrasin ashtu pa frik
nga dashuria kur sdo frigohem!!!

9POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:35

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
E DUA ZEMRËN TËNDE

E dua zemrën tënde
si kënga melodin
e dua shpirtin tënd
si poeti poezin.

I adhuroj syt e tua
si piktori penelin
i dua ndjenjat e lira
si zogjtë qiellin.

Gaboj në të folur
kur buzët murmurisin
po dashurit e mëdhaja
kur smë çudisin!


Ndoshta jam fajtore
që gjith botën e dua
por më shum nga çdo gjë
adhuroj syt e tua!

10POEZI NGA AHMET  LAHOLLI Empty Re: POEZI NGA AHMET LAHOLLI 21/3/2013, 17:36

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ENGJËJT LINDIN NË QIELL

Ëngjëjt lindin në qiell
mrekullit ndodhin në tokë
ti je ëngjëll dhe mrekulli
që dy herë nëna se bën dot!

yjet dalin në mbrëmje
vesa çel në mëngjes
ti je yll dhe freski
që çdo dit në dritare të pres!

ajri është i pa dukshëm
lulet çelin me gëzim
ti je ajër dhe lule
që shpirtin ma mbush me frym.

fjalët dalin nga zemra
librin e shkruan poeti
ti je poet dhe zemër
që brënda meje mbeti!

diamanti kushton shumë
floriri më shum vlen
ti je diamant dhe flori
që askush dot stë blen!

unikët mbeten të tillë
idealët rrallë i takon
ti je unik dhe ideal
që në botën tënde më fton!


Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons