TIRANË- Tentohet të digjet me benzinë qendra e internetit në rrugën “Pandi Dardha”, ku u pa për herë të fundit, Julian Çela.
11-vjeçari rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit 201, ndërkohë që fati i tij mbetet ende mister, pavarësisht se Ardian Prenjasi, i etiketuar si monstra i Laprakës, deklaroi pak ditë më parë në policia se e ka vrarë
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur dy ditë më parë. Lajmi konfirmohet për News24 nga djali i pronares të qendrës së internetit, i cili deklaron se nuk janë në dijeni se kush dhe për cfarë qëllimesh mund të jetë bërë. Pas ngjarjes pronarët zhvedosen qendrën pak metra më poshtë. Policia nis hetimet nëse ngjarja ka lidhje me zhdukjen e vogelushit.
Julian Çela, djali i nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012. Për herë të fundit, 11-vjeçari Julian Çela është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit ka treguar për "News 24" se dikush e kishte kërkuar Julianin të dilte nga interneti, e që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më.
"News 24" dhe 'BalkanWeb' njoftuan që prej ditës së parë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në "Facebook" shpërndanë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofronte ndonjë të dhënë.