LONDER - Një 18-vjeçare në Londër është dënuar me 3 vjet burg, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente, duke u shtirur sikur ishte djalë.
Siç bëjnë të ditur mediat në Britani, Justine McNally është shtirur si djalë, me emrin Skot, dhe ka mundur të sigurojë një takim online me një vajzë, tashmë16 vjeç, të cilën e ka mashtruar për më shumë se 3 vjet.
Lidhja e tyre ka nisur që në kohën kur ishin 13-14 vjeç, madje Justine i kishte premtuar adoleshentes se do të martoheshin dhe do të kishin fëmijë bashkë. E gjithë kjo histori mashtrimesh u zbulua nga nëna e 18-vjeçares, e cila kishte gjetur rastësisht në dhomën e vajzës një penis të rremë dhe një rrip burrash.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Justine McNally pranoi akuzat për agresion seksual. Gjykatësi James Patrick vendosi dënimin e saj me 3 vjet burg. Prokurori i çështjes David Markham tha se në bazë të hetimeve është zbuluar fakti se adoleshentja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me Justine, por duke besuar se ajo ishte një djalë. Këto fakte u zbuluan në bisedat që vajzat kishin bërë online.
“Kur vajzat janë takuar, Justine McNally nuk kishte pranuar të hiqte rrobat, por kishte mundur të çvirgjëronte vajzën, me një organ mashkullor të rremë. Vajza besonte se kishte një të dashur dhe kishte filluar planet për të kaluar jetën me të. Tashmë ajo nuk beson te askush.”- tha prokurori.