Forumi Kuq E Zi
POETI YNE THANI NAQO Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POETI YNE THANI NAQO Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
POETI YNE THANI NAQO Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POETI YNE THANI NAQO Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1POETI YNE THANI NAQO Empty POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:00

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
THANI NAQO


I DATELINDJES 1953, KA MBARUAR SHKOLLEN E LARTE EKONOMIKE SI DHE KURSIN PASUNIVERITAR PER SKENARIST I FILMIT ARTISTIK NE INSTITUTIN E LARTE TE ARTEVE TIRANE.

Botimet:
Shtepia e përgjumur-tregime-1977
Kabina e kuqe- tregime e novela-1985
Vatra njerezore-tregime e novela-1987
Perseri pranvere-skenar i filmit artistik-1985
Përgjumje iluzionesh-roman-2006
Fate paralele-poezi -2007
Capkenet e mehalleve te botes-poezi lirike-2008
Simfonite e stineve-poezi lirike 2009
POETI YNE THANI NAQO Thani-naqo-300x225

2POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:04

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MËNGJESET I SJELLIN KËNDESAT

Mbushini gotat! Le te ndjekim sonte telat,
Kitarat e drunjta kanë tingull real.
Mëngjeset nën këngë këndesash,
Netët e dashurisë i kthejnë mall.

Me fund, o miq, t’i pimë këto gota,
Le të turbullohemi njëherë sadopak,
Zgjuar le të mbetet sonte gjithë bota
Fundi i saj kurdoherë është larg.

T’i këndojmë këngët kur kemi dashuruar,
Kitarave t’u këputen sonte telat,
Kështu do harrojmë se kemi mërguar,
Nga mëngjeset qe i sjellin këndesat.

2006

3POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:05

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NENA

Më pret gjithnjë tek prag’i portës,
Duart nën përparëse sikur fsheh dicka,
Njëlloj si nënat në mëhallet e botës,
Nëna ime, e plakura.

Ndodh që kthehem vonë nga puna,
Pret dyshimzëmërdredhur.
“Mbasi im bir pi raki me cunat,
e sonte vjen në shtëpi i dehur”.

Njëmijë këshilla mban në gjuhë,
Pret sa të kaloj pragun e portës,
Por, oh, sa shpejt i kalon ai duf!...
Njëlloj si nënat e mëhallëve të botës.

1980

4POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:05

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HESHTJA ËSHTË ZOTËSI
E GRUAS SË HESHTUR

Ndarja e punëve gjymton ato dëshira,
Ndër vite iluzive me kotësi mbuluar.
Në fillesën e ëndrrës shpërrthen dashuria,
Në konusin e rritjes gjithnjë ka kërkuar
Largimin e anemisë që sjell errësira,
Me pluhur dekadash ngarkuar.

Hije të heshtura përqark venë e vijnë,
Janë kuajt e kaltër në vrahun e jetës,
Bukën e përditshme në vrahe shijnë,
Përzgjedhin majanë me instinktin e bletës,
Mes lulesh dimërore, ku shpesh ngrijnë
Kotësitë e të vërtetës.

S’ka pse le dëshirat në harresë,
Rizgjimi vjen me cicërima sqepverdhësh,
Shpalosja e flatrave përreth folesë
Me të parën krenari imitim shpendësh,
End vellon e padukshme në rrathë dehëse
Me fije të magjishme shprese.

2006

5POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:06

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TROKASHKAT

Jam ngjitur në katin e njëqind e nëntë,
Prek retë e Çikagos me mustaqe e gishta.
Majë të grataçielit ç’ m’ i morën mëntë,
Valltaret spanjollka me pulpat e brishta.

Trokojnë trokashkat, shpalosen fustanet,
Nën sombrerot 1) strehëgjëra tunden kitara.
Spanjollkat e bukura ç’m’i kujtuan stanet,
Mullinjtë pas lumenjve, andej nga Morava.

Trokashkat trokojnë me rrahjen e ujit,
Uji rreh pendën e derdh forcën mbi gur.
Vocëraket vallëzuese nxitin rrjedhën e grurit
Dhe pah’i miellit vesh mullirin me nur.

Trokashkat e kitarat maje gratacieli,
Gdhendur prej druri, nga pylli kanë dalë.
Sombrerot strehëgjëra dhe tingujt e fyellit,
Nën trokthin e kuajve vrapit ia kanë marë.

2007
1)sombrero= kapele strehegjërë e popujve latinë

6POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:07

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ENIGMA E MADHE

Ç’prill marroz bën në Alaskë!
Bardhesi vrastare. Mbi gjigantin ajsberg,
Trupin e akulluar ma ndez një kuqalashkë,1)
Mulrlan i tërbuar mbi ne dëbore hedh.

Me duart e saj thuri mokasina, 2)
Të etur ramë pas gjurmëve të Londonit. 3)
Me harta të vjetra kërkonim nëpër humbëtira,
Jatakun iluziv mbi flori cdo natë e shtronim.

I lodhur, mërdhirë, mbështjelle me lekurë,
Londoni inatçor më shkul veshin e thërret fort:
-Me Ethet e Floririt mos u bëj dhëndër kurrë,
Në jatakun e gënjeshtërt nuk zgjohesh dot!

Plasaritur qielli e yje të cifluar,
Thërmohet Kasht’e Kumtrit diku mbi Dauson. 4)
Habitem: “Kaq larg, o Thani, ç’dreqin ke kërkuar!”
Dhe hëna anemike mbi kokë më mërmëron....
2007

1)kuqalashkë= indiane e Alaskës
2)mokasina= qiklla, rrathë që lehtësojnë ecjen mbi dëborë
3)Londoni= Xhek London (1876-1916), shkrimtar amerikan.
4)Dauson=krahine ne Alaske, mban emrin e lumit Dauson.

7POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:09

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BALADA E ZOGUT TË NATËS


Fle ditën dhe del natën,
zog’ i shekullit të pagjumë,
çakërdisur kërkon fatin,
në qytetin dritëshumë.

Brylmbështetur në dritare,
ankth’ i nënës kthimin pret,
zog’ i natës s’erdhi fare,
gjersa nata krejt u tret.

Ëndërrkeqja përmbi drurë,
folen’e zbrazët diku sheh,
zog’i n’çuar s’kthehet kurrë,
Kur folenë era e rreh...

Ankth’i ëndrrës ballin mpiu,
e cepsyrin plot me rrudha,
lotët nënorë aty i ngriu,
Mblodhi dhimbjen në dy gurëza...
2007

8POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:10

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MJAFTON T’I TRAZOSH...

Ke shkuar atje ku mbolle puthjen e parë?
Ç’aromë dhe c’ngjyrë ke sot lulen dashuri?
Nën hirin e vjetër thëngjij mbeten mbuluar,
Mjafton t’i trazosh e ato ndizen përsëri...
2007

9POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:11

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PLAKUSHI U BËRI
ME BACE E VRESHTA
(mesazh për baçevanët e botës)

Hej, mos harroni të famshmin Miçurin,1)
Në bahçet tuaja bustin t’ia ngrini.
Mrekullira, o miq, bëri ai me shartim,
Belica dhe kumbulla dhe fruta si gjinj!

Mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Bustin e tij ta porositni menjëherë.
Plakushi u bëri me bahçe e vreshta,
Damixhanat me raki dhe butet me verë!

Të hiqni kapelën dhe ta përshëndetni:
-Tungjatjeta, mbreti ynë, në shekuj ti rrofsh.
Që nga moll’e kuqe e gjer tek pjepri,
Në çdo kokërr frutë, i madhërishëm ti qofsh!

Hajt, mjaft i shtrënguat paraçkat e shkreta,
Hiç mos u mërzitni kur të bini në pleqëri.
Miçurini ju bëri me bace dhe vreshta,
Butet me verë, damixhanat rrafsh me raki!
2008

10POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:13

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MËNGJES I FLORIZUAR

Thëllëzkat e n’çuara ia morën këngës,
firon nata nëpër korijet,
i përhimti agim shtrin draprin e hënës,
kosit pllajave dritëhijet.

E kaltra qiellore shkrin e venitet,
yjet treten porsi thëngjij,
hën e gjysmuar lëkundet e përdridhet,
florizon mbi kashtë e kallinj.

Florizon çatitë e kalldrëmet e fshatit,
përmes kortinave shkon e vjen,
kur dielli drtitëson kokën e shtratit,
dalt’ e qerpikëve ëndrra gdhend.

1972

11POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:14

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

OQEANI

...E prek, i flas e lutje i pëshpëris,
I tregoj për Moravën, m’i bukuri në botë.
Malësor isha dikur e atë mal kisha mik,
Male s’shoh gjëkund e miku im bëhu sot...

Është krejt e kotë të flasësh me dallgët,
Duf’i tyre, pa mëshir, bregun godet.
Unë mbyll sytë e shoh Moravën e largët,
Nën dëborë gjumash, i freskët nën gjeth.

Hapësira ovale shtrihet tej mbi oqean,
Rreth e qark s’ka përrenj, as lumë sheh.
Shpina ujore ngrihet lart si Ivan, 1)
Vec dallgëve, o mik, s’u vë dot fre!

2007
1) Ivani= mal në Devoll

12POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:15

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TE BURIM' I LLËNGËS

Burimit të Llëngës vajzat mbushin ujë,
Unë fshihem rrakitave në tjetrin breg.
Monopatit të ngushtë, plot gaz e bujë,
Shfaqen pulpë lavrake që dielli i pjek.

Kokën e burimit hijezon një kumbull.
Degëvarur nga kokrat e kuqe plot lëng.
Gjersa stomnat mbushin barkun e rrumbullt,
Fustanet e vajzave mbi gjunjë zënë vend.

Mendoj jam i vetëm, asnjë djalosh tjetër,
Kurmet femërore t'i shohë ka fat.
Por hijet tradhtare pas shelgjeve të vjetër,
Ngjasojnë me siluetat kur bien në mëkat.

Pas bregut te lumit, me shelgje e rrakita,
Hajdutçe ikin, hajdutçe çapkënë vijnë.
Përkëdhelin kallepët e arave me misra,
Ua shkulin mustaqet, pëllëmbët i nxijnë!...

13POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:16

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MANTELI MË I BUKUR NË BOTË

S’përgjova diellin kur u fsheh pas shpatit,
Muzgu grizoi pyllin dhe më nxit për rrugë.
Si fshatar i regjur unë gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavorre e gurë.

Pllaq-plluq nëpër ujra e mes lumit ndal,
Kur do t’ia dëgjoj sërish zërin fëshfërimës?!
I mbërthyer mbeta brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...

Ndjeva se ky cast ishte gjumi im më i gjatë,
Klithma e mëllenjës nga hutimi më shkund!
Ngadalë muzg’i mbrëmjes zbriste mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!
2007

14POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:17

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUR DITËT FIROJNË
RRUGËVE TË BOTËS

Pas shpinës ujore dielli perëndon,
Përpëlitet dita në kthetrat e fillimmbrëmjes.
Çdo perëndim kujtesën më ngacmon:
Iku e një ditë nga dekada e plakjes!

Koha firon e bëhem më i kërrusur,
Kryeneç e më i ashpër ditën që vjen.
Pasqyra merr hak në fytyrën e rrudhur,
Thinjën e së djeshmes flokëve ma gjen.

Shpend shtegtar ndjehem çdo ditë,
Zemra pulson mes andrallave të kohës.
Në pritje të karvanit ku çapiten pleqëritë,
Shkarravis kalendarin rrugëve të botës...

15POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:18

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RINI

Nuk të ndjeva kur më ike,
Vjeshtë a, pranverë ish.
Në djalëri t’i numëroja vitet,
Tani, dimërimi më grish.

Ishe stina më e bukur,
Stinë që s’kthehet, kurrsesi.
Hapat e tua në zemrën e rrudhur,
Rrallëherë t’i dëgjoj tani.

Mos më dil krejt nga zemra,
Mos më ler cung një shekull.
Zemra e braktisur fashohet me brenga,
E dheu s’ka për ta tretur.

16POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:19

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VAJZAT RRITEN
BRENDA NATËS

Mora guximin nga afër ta shoh,
bajluçkat mbi gjergjef.
Çapkënçe i fola, ca fjalë kot,
s’dëgjon e bën sikur s’sheh.

Qëlloj kalldrëmin fort me pllaz,
djalosh i keq rebel.
Zëmrën rinore marazi e plas,
një tjetër atë përkëdhel.

Ngrihet e ulet gjoks’i gufuar,
buskat vibruan papritur:
-Ti qënke i krisur, fare i paduruar,
të vish kur unë të jem rritur!

Nata e pagjumë ndolli dyshimin,
ajo vajzë do të rritet larg.
Bajluçkëdredhurën, që s’ma dha syrin,
e nesërmja s’e gjeti në fshat.

17POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BROHORAS E QESH

I harbuari dem flak plisin e dheut,
Marrok gërryen tokën, marrokçe pëllet.
Ngre bishtin kopan si demat e zegut,
Xhufk’e bajguar mbi shpinë i godet,
Duket trimosh. S’ka me kë ndeshet!

Shkreptijnë sytë e brirët hark,
Triumfin e ndeshjes kërkon me hak.
Kodrinave përplaset zëri buçimtar,
Nën tinguj bilbili demit zemërak,
Brirët t’ia prek mos i mbetet merak!

Uji i lumit fërkohet pas ledheve,
Porsi djalosh u hodha gur mbi gur,
Arbitroj demin me trungjet e shelgjeve,
Brohoras e qesh njëlloj si dikur.

18POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
UNË DHE LUKRECI 1)

Më shfaqet sa herë i lashti Lukrec,
“Atdheu im është ku jetohet më mirë.”
Njëmijë pandehma ngre për ty, o poet,
I lëshove këto fjalë kur ke qënë i pirë!

Unë s’jam i pirë, të ftohtë kam kokën,
Pirat i verbër qofsha do të çaj oqeanin.
Kombi im ka hartëzuar botën,
Varret e tij dallgëzojnë Ballkanin!

Mbushim gotat. Me Lukrecin po pi,
Në e teprofshim, flasim nga dëshira.
Ajo gishtëz tokë bën grurë, verë e raki...
Ngritëm velat dhe fryu erëmira!



1) Lukreci= ( Titus Lucretius Carus) poet roman, fundi shek. IVfillim
i shek. V

19POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHKEL PELLGJET
SI DHËNDËR I PRAPË

Hëna pellgasheve është shumuar,
kalldrëm i pafund pogaçeje.
Unë, dhëndër’ i varfër, eci menduar,
s’kam as dollibash dasme.

Kapërcej pellgashet, dredhoj kokë ulur,
më duhet e një gjerdan.
Për gishtin e saj, unazën më të bukur,
ah,s’kam flori një gram!

Hëna gremiset lart mbi kodrina,
pemëve sonte ka ngecur.
Hajdutçe i shkova, qiellit iu kacavira,
e hënën e ngjesha nën sqetull

Lëshoj pllazin në errësirë, as dua t’ja di,
pogaçe s’më duhen këtë natë.
Nën sqetull shtrëngoj hënën e nxehtë flori,
shkel pellgjet si dhëndër i prapë!

20POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:23

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
HERËS TJETËR
S’DO TË MUNGOJ

Kur unë mungoj disa orë,
diku do të jem penguar,
klubit plot tym, me hamejtë e gjorë,
pi raki me cironka fërguar.

Ndodh që mungoj edhe një ditë,
patjetër dergjem diku,
i dehur të vij, nga unë ke frikë,
këndoj e flas kuturu.


Mbase s’mund të vij as sonte,
njëmijë dyshime mbaj ti,
rrodhe, veset e kësaj bote,
i janë qepur të dashurit tim.

Përgjon errësirën e pret drithëruar,
kërcitjen e portës së vjetër,
s’ke pse ta gdhish më natën zgjuar,
unë s’do mungoj herës tjetër.
1978

21POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:24

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

KU MBOLLËM
PUTHJEN E PARE

Qindra herë këtë burim kam puthur,
Kaq herë e ke puthur dhe ti.
Llangosëm gjunjët para tij përulur,
Në puthjen e parë aty.

Erdha sot të shoh ujin e kulluar,
Pasqyrën kristal s’ia preka.
Nën gjethet e vjeshtës lashë mbuluar,
Një të qeshur nën flokët e verdha.

Pylli fëshfërin, degët pikojnë gjethe,
Era palë-palë i ngjesh.
Vjeshta më shkuli urimin prej zemre,
Paç fat kudo që të jesh.

22POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:25

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

NJËTRAJTSHMËRI

Iku e kjo mbrëmje. Afroi çast'i gjumit,
Nën ujë dielli është fikur qëkur.
Gishtat prekim, sic prekin humbësit,
Dashurinë e thekur filluar dikur.

Iku e kjo mbrëmje. S'la vegim të largët,
E nesërmja sjell të ngjashmen e saj.
Sërish do të prekemi, sic preken plagët,
E dielli që shuhet diku në skaj.

Njëtrajshmëria tretet cdo mbrëmje,
Plaquritja e dallgëve na vjen në shtrat.
Në gjumin e shurdhët shëtis me ëndje,
E bëj ç'të dua si djalosh i prapë

23POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:27

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SHTOJZOVALLJA

Qesh bukuri, qesh! Syri yt i shkelur,
Këmborët m[i tund në zemrën bosh.
Ndillmë, ama kemi për të bredhur,
Shtigjeve me ferra nga nuk dilet dot!

S[te çoj livadheve me aromë lulesh,
Nën tumba kulprash me mua të fshihesh.
Shtojyovalle, mbi gjunjë, ti të më ulesh,
Kulper pas meje t'më përdridhesh.

Ah, ç'marrëzi ndjell qeshja jote,
Blic shkrepëtimash syri yt lëshon.
Vetëtimë gjarpërueshe përmes kësaj bote,
Ku dashuria e vyshkur plaguar lëngon.

24POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:28

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POETI

Dalin vargje dëshpërimi,
Sa herë jeta të mashtron.
Qiejt e syve re trishtimi,
Brenga-brengës i rëndon.

Breng'e hidhur për këdo,
Shkëmb Sizifi, ah, kjo jetë!
Shpirtin tënd mos e mundo,
Bota s'është kaq e shkretë.

Dëshpërimin nxirr me vargje,
Gjersa shuhet vjesht[ e vonë.
Mos kalo mbi ato pragje,
Breng' e dimrit të mjeron...

25POETI YNE THANI NAQO Empty Re: POETI YNE THANI NAQO 17/3/2013, 15:28

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUR UNE TE IK


Perse me luteni? Tjter c'tu jap?
Enderrimet e mia te gjitha i treta.
Deshirat e reja s'kapen ne vrap,
Ne rrimen e vjeter mbeta.

Ua mbusha goten me fjalen e embel,
Nuk me skllaveroi vargu i percudnuar.
kur une te ik, hapur po ua le zemren,
Te shihni si e pata zbukuruar.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons