Forumi Kuq E Zi
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:26

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Rizah%20Sheqiri

2POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:27

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
AMANETI

Kahdo që të nisesh
biro
të qoftë udhë e mbarë

po vrapove
kujdes
mund të rrëzohesh
mbahu mirë për toke
edhe nëse fluturon

eh
po i mërguar
në dhé të huaj
si të ta mbaj amanetin
LOKE!

©Rizah Sheqiri

3POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:28

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

Flutura në erë

Bën ftohtë
fryjnë erëra
ngritet tym e mjegull
e bie shi shi i madh
gjelat paralajmërojnë heshtjen
e bie shi shi i madh
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzëqeshjes

kohë e bukur
a bën mbi glob
a çelin lule
a del pranverë
ndonjëherë
për ne - flutura në erë?

©Rizah Sheqiri

4POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:28

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Faqe ditari e një mërgimtari

Nënë po e puth diellin në faqe
e ti puthe të puthurën time

nënë sytë i kam të drejtuar kah ti
dhe me një rreze grindem si fëmijë
që nga atdheu s'më solli pak dashuri
e të dehem të dehem ngrohtësi

ju për mua sy e zemër i keni plot mall
e unë bredh botës qyqe - mërgimtar
as gjumin s'e bëj si gjumë
as diellin s'e ndjej si diell
as hëna s'më duket si hënë
gjithmonë me një lot të ngrirë në sy
me dy fjalë të ndrydhura në zemër
me më të ëmblat fjalë ATDHE E NëNë

Nënë puthe diellin në faqe
unë ta puth të puthurën tënde.

©Rizah Sheqiri

5POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:29

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Degëz e këputur

Shtërngata një degëz nga trungu e shkuli
era e mori dhe larg larg e shpuri
degëzshkreta pranë një trungu tjetër vend zuri

e trungu edhe pse mbeti në erë
degë e degëza i përtriu përherë

trung i plandosur sërish përparoi
pas shtrëngatës me gjelbërim plagët i mbëltoi
po degëza e këputur kurrë nuk gjethoi.

6POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:30

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Degëz e këputur 2

Trungu i paluhatur përballoi erë e shtërngatë
degëzshkreta përgjithmonë hyri në natën e gjatë

Kur në qëndresë thyen qafën shtërngata e era
trungun e bulëzuar me afsh e përqafoi pranvera.

E degëza që u mashtrua pas erës
kurrë më s'iu gëzua pranverës…

Një trungu tjetër në gji iu fut por kot
e tëra u shndërrua në dhembje - në lot.

©Rizah Sheqiri

7POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:31

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Këgë Vaji

Mëngjeset janë të zymta
ditët të errëta
e netët e trishtuara
në dhé të huaj
malli përvëlon ēdo refugjat
kokëdhembja është e gjatë

Zemra as ndalet as pëlcet
ballit i shtohen rrudha
poetit në shpirt i qanë muza
dhe
nga këngëvaji i dridhet buza.

©Rizah Sheqiri

8POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:31

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Kur merr rrugën e kurbetit

Kur merr rrugën e kurbetit
varrin hapur gjithmonë e ke,

medet për atë njeri
që s'ka vend për varr në atdhe.

©Rizah Sheqiri

9POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:32

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Shtegtar

Atje i dhunuar i ndjekur nga shtëpia
këtu i përbuzur i huaj pa shtëpi
armik i rrugëve - rrugët në sy
gjithë bota e vogël për ēerdhen e tij.

Shpirti i shtegtarit det kurrë i qetë
lëngon të prehet s'paku njëherë në jetë.

Patjetër diku në një shtrat
që askush s'e di ku e kur
do të mbulohet me një jorgan dheu
e nën kokë do ta vërë një gur
po s'është i sigurt a do të jetë i tij edhe varri
që s'paku i vdekur të mos shtegtojë shtegtari!

***
Rrugëve
në botë i pa botë

dhembjeve
në jetë i pa jetë

plot dashuri
edhe në varr i pavarr

në këngë
pafundësisht - shtegtar!

©Rizah Sheqiri

10POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:33

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
***
Rrugëve
në botë i pa botë

dhembjeve
në jetë i pa jetë

plot dashuri
edhe në varr i pavarr

në këngë
pafundësisht - shtegtar!

©Rizah Sheqiri

11POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 13/2/2013, 16:34

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mall për gjyshen

Gjyshemira, flokëthinjura ime e dashur
si patën guxim të më thonë se ke vdekur
më vranë shpresën më hapën plagë në zemër
shpirtin ma thau loti gur i dhembjes
e më vërshoi ai lumë i mallit.

Gjysheurta ime, përralla e kënga
ata më thanë, po ti s'ke vdekur
jo jo në mua e për mua s'ke vdekur
urtësia ime, s'ju besoj fjalëve kob
as kështu siē jam në këtë amulli
po më thuaj njëmend, gjyshe - thinjoshja ime
a kam vdekur unë i mërguar a ke vdekur ti?
Jo jo
ti s'ke vdekur se amanetin s'ma the
kam vdekur unë
që s'ta hodha sipër as një grusht dhé!

Eh, dhembje, vdekje, e zezë jetë
gjyshe më thanë syhapur shkove
me mallin për nipat në kurbet
jetëzeza jetë - medet;
ti shkove syhapur me mallin për nipat
e neve rrugëve të botës na verboi malli
shpirt e zemër flakë na i kalli.

Njeriu syhapur në vendlindje vdes
po ne në kurbet të verbër nga malli
errësirë e dhembje mbrëmje e mëngjes.

E dashura gjyshe njerëzit ndërrojnë jetë
në atdhe s'vdesin jo - në kurbet vdiqëm ne
për së gjalli të mbuluar nga dhembja e malli
ashtu siē mbulohen kufomat me dhé.

©Rizah Sheqiri

12POETI YNË RIZAH  SHEQIRI Empty Re: POETI YNË RIZAH SHEQIRI 14/2/2013, 07:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
POETI YNË RIZAH  SHEQIRI 3016075826shum tbukra ktooo

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons