A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë është mosfunksioni sekual dhe si shfaqet te një grua? Në çfarë moshe dhe me çfarë simptoma? A e dini se pse shumë gra kur bëjnë seks në vend që të ndiejnë kënaqësi, ndiejnë neveri?
Mosfunksioni seksual femëror ka të bëjë me moshën e grave, 30 – 50% e tyre në mbarë botën vuan nga kjo. Aktiviteti seksual trupëzon marrëdhëniet njerëzore, çdo partner ka sjellje, nevoja dhe kode të veçanta komunikimi. Çrregullimi në ndonjë nga këta faktorë mund të çojë në paaftësi
Mosfunksioni seksual është një prolem shumëdimensional që trondit marrëdhëniet e çiftit dhe paqen familjare. Largon gjithashtu partnerët dhe shkatërron qetësinë shpirtërore…
Shoqata Amerikane e Psikiatrisë kategorizon problemet e seksulaitetit femëror si më poshtë:
Çrregullime mentale – humbja e dëshirës seksuale
Parehati gjatë raportit seksual
Furnizim i reduktuar i gjakut në vaginë
Neveri për seks (për shkak ngjarjesh traumatike)
Paaftësi për të arritur në orgazmë
Në qoftë se një grua nuk ka dëshirë seksuale ose nuk kënaqet në seks, atëherë, ndoshta ka problem seksual. Gruaja është e vetmja që e di nëse vuan apo jo nga një problem i tillë.
Shkaqet e këtij çrregullimi shumë herë janë të panjohura. Ndonjëherë faktorët më të shpeshtë mund të jenë:
Alkooli
Ankthi
Depresioni
Problemet emocionale
Sëmundjet
Imazhi negativ për paraqitjen e jashtme të gruas
Çrregullimet seksuale gjatë shtatzënisë, pas lindjes ose gjatë gjidhënies
(Pas menopauzës gratë shfaqin rënie të dëshirës për seks, thatësi vaginale ose dhembje gjatë marrëdhënieve).
Kontraceptivet
Duhanpirja
Çiklizmi
Dëmtimet në shtyllën kurrizore
Atrofia vaginale
Tensioni i lartë
Diabeti
Sëmundjet kardiovaskulare
Hiperkolisterolemia
Për trajtimin e mosfunksionit seksual të femrave ka tre terapi. Kur nuk ka ndonjë problem patologjik (çrregullim hormonal, problem anatomik, rrjedhje gjaku) njohja e mirë e sistemit gjenetik dhe funksionit të orgazmës mund ta ndihmojë gruan për të kapërcyer këtë problem.
Në çdo rast tjetër, mund të nevojitet farmakoterapi – marrje barnash./AlbStroka/