5 fakte rreth radio teleskopit më të fuqishëm në botë
Atacama Large Millimeter / submillimeter Array (ALMA) është observatori më i fuqishëm në botë për studimin e universit në gjatësi valësh milimetrike të dritës. Ai është projektuar të gjejë disa prej galaktikave më të largëta e të vjetra për të shqyrtuar fushat përreth planetëve në procesin e formimit.
Hapja e teleskopit që ka kushtuar $1,3 miliardë do të festohet në një ceremoni inaugurimi të mërkurën (13 Mars) në shkretëtirën Atacama të Kilit. Këtu ka pesë gjëra që duhet të dini në lidhje me këtë projekt.
1. Është gjigant
ALMA kombinon forcat me 66 antena radiosh, secila pothuajse 12 metra e gjatë në diametër, për të krijuar imazhe të krahasueshme me ato që mund të sigurohen me një satelit 14,000 metra. Observatori mund të dallojë një top golfi 15 kilometra larg.
2. Është dashur një dekadë për ta ndërtuar
Teleskopi është një bashkëpunim i katër kontinenteve, sponsorizuar nga vendet e Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë Lindore, me bashkëpunimin e Kilit. Për planifikimin dhe ndërtimin e observatorit kanë punuar mijëra shkencëtarë dhe inxhinierë nga e gjithë bota më shumë se 10 vjet.
3. ALMA është syri në qiell
Observatori është ndër instrumentet më të larta në Tokë, në një lartësi prej 5050 metrash mbi nivelin e detit.
4. Alma është në vendin më të thatë në Tokë
Vendndodhja e Alma në shkretëtirën Atacama të Kili, vendi më i thatë në botë, do të thotë se pothuajse çdo natë është e qartë, pa re dhe pa lagështi.
5. Ky është një teleskop mahnitës
Detektori elektronik që konverton sinjalet e mbledhura të radios në çdo antenë ALMA, duhet të mbahet në një temperaturë minus 269 gradë Celsius, për të parandaluar futjen e zhurmës në sinjal.