Facebook prezanton grafikën e re të faqes [Video]
Facebook ka prezantuar zyrtarisht ndërfaqen e saj të re grafike News Feed. Faqja e parë e rrjetit më të famshëm social është ridizenjuar duke u munduar të vendos rregull në fluksin e madh të lajmeve, që ato të jenë sa më të qarta. Vetë themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroi “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar.
Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lehtë shikimin për ekranet e celularëve. Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve.
Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë. Facebook ka njoftuar se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet mobile.