Otto Rehagel, arkitekti që shpalli Greqinë kampione të Europës në Euro 2004 në Portugali, është prezantuar si trajneri i ri i Hertës së Berlinit.
Skuadra me shumë traditë në Bundesligën gjermane ndodhet në pozita aspak të mira dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Rehagel shihet si shpresa e fundit për të shpëtuar klubin nga “katastrofa”.
“Dua të gëzoj me futbollin për sa kohë do të jetoj. Unë jam i shëndetshëm dhe jam gati për sfidën e radhës. Berlini për mua është një vend special ku unë kam luajtur si fotbullist dhe dua që Herta të qendrojë në Bundesligë”, tha Rehagel në konferencën për shtyp të mbajtur gjatë prezantimit të tij.