Forumi Kuq E Zi
KLIMA & HISTORIA E NJEREZIMIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KLIMA & HISTORIA E NJEREZIMIT Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
KLIMA & HISTORIA E NJEREZIMIT Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
KLIMA & HISTORIA E NJEREZIMIT Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
KLIMA & HISTORIA E NJEREZIMIT Ancien10
„Faktori Nr. 1“

1200 p.e.s

Gruaja më e bukur në botë, Helena, rrëmbehet nga Parisi i Trojës. Një flotë greke prej më shumë se 1000 anijesh niset drejt Trojës. Pas një lufte të gjatë, heronj si Akili udhëheqin grekët drejt fitores ndaj Trojës.

Të paktën kjo është historia e treguar nga poeti Homer pothuajse katër shekuj më vonë. Megjithatë, Homeri jo vetëm po shkruante për ngjarje që kishin ndodhur shumë kohë përpara tij, por ai gjithashtu po përshkruante qytetërime të humbur prej kohësh. Akili dhe bashkatdhetarët e tij ishin pjesë e qytetërimit të parë të madh grek, një kulturë luftëdashëse me qendër qytetin e Mikenës që lulëzoi prej vitit 1600 p.e.s.

Në vitin 1100 p.e.s, jo shumë kohë pas luftës së Trojës, shumë prej qyteteve apo vendbanimeve të saj ishin shkatërruar ose braktisur. Të mbjetuarit iu kthyen një mënyre jetese kryesisht rurale. Tregtia u ndal dhe aftësi të tilla si të shkruarit u humbën. Shkrimi që kishin përdorur mikenasit, Linear B, nuk do të lexohej më deri në vitin 1952.

Rajoni e rimori gradualisht veten pas vitit 800 p.e.s. Grekët përshtatën shkrimin fenikas, dhe qytet-shtetet e mëdhenj të Athinës dhe Spartës u fuqizuan shumë. “Kolapsi ishte një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë, për arsye se i dha jetë dy kulturave të mëdha”, thotë antropologu Brandon Drake. “Është si feniksi që ngrihet prej hirit”. Greqia klasike, siç njihet kjo periudhë e dytë e qytetërimit, shkëlqeu shumë më tepër se sa paraardhësi i saj. Kohët e saj të lavdishme zgjatën vetëm disa shekuj, por idetë e qytetarëve të saj kanë qenë tmerrësisht shumë ndikuese. Trashëgiminë e tyre e gjejmë ende kudo përreth nesh, që nga matematika që mësojmë në shkollë, deri tek ideja e demokracisë.

Po çfarë e shkaktoi kolapsin e Greqisë mikenase, duke shkaktuar kështu një impakt shumë të madh për rrugën e historisë? Një ndryshim i klimës, sipas të dhënave më të fundit. Veç kësaj, Greqia mikenase është vetëm një në një listë të gjatë qytetërimesh, fati i të cilëve lidhet me kapriçot e klimës.

Ndryshimet e mëdha të klimës, të përballuar keqas, duket se kanë rrëzuar shoqëri të tëra, ndërkohë që ndryshme më të vegjël kanë sjellë trazira dhe luftëra.

Ideja që ndryshimet e klimës kanë rrëzuar qytetërime të tërë nuk është e re, ajo ka qarkulluar prej më shumë se një shekulli, por vetëm në vitet nëntëdhjetë fitoi shumë terren, teksa studiuesit nisën të këqyrin me saktësi se si kishte ndryshuar klima, duke përdorur të dhëna të gjetura në shtretërit e liqeneve, apo të ngrira mes stalaktideve. Harvey Veiss, i Yale University e vuri „topin” në lëvizje me studimet e tij mbi kolapsin e një prej perandorive më të hershme: ajo e Akadianëve.

Nisi në Gjysmëhënën Pjellore të Lindjes së Mesme, një rrip tokash të pasura ku një kulturë rajonale e përparuar ishte zhvilluar prej shumë shekujsh. Në vitin 2334 p.e.s., Sargon ishte lindur në qytetin-shtet të Akadit. Ai e nisi si një kopshtar, u ngarkua me pastrimin e kanaleve të ujitjes, dhe më pas luftoi për të marrë pushtetin. I pakënaqur me këtë, ai pushtoi edhe shumë qytet-shtete fqinjë. Perandoria që Sargoni themeloi, arriti të lulëzojë për pothuajse një shekull pas vdekjes së tij, ndërsa më pas u shemb.

Duke kryer gërmime në territore që sot janë të Sirisë, Veiss gjeti depozita pluhuri që tregojnë se klima e rajonit është bërë befasisht më e thatë diku rreth vitit 2200 p.e.s. Thatësira mendohet të ketë sjellë zinë e bukës, argumenton ai, duke shpjeguar përse qytete të mëdhenj janë braktisur rreth asaj kohe. Një mbishkrim i kohës mbi gur, i quajtur Mallkimi i Akadit, përshkruan një zi të madhe buke.

Vepra e Veiss ka qenë me shumë ndikim, por nuk kishte shumë prova. Në vitin 2000, klimatologu Peter de Monecal i Columbia University në Nju Jork gjeti më shumë. Ekipi i tij, bazuar mbi të dhëna bashkëkohore, tregoi se rrjedha e dy lumenjve të mëdhenj të rajonit, Tigrit dhe Eufratit, është e lidhur me kushtet në Atlantikun Verior: ulja e temperaturës së ujërave sjell uljen e shirave duke ndryshuar rrugët e sistemeve të motit. Më tej, ata zbuluan se Atlantiku verior është ftohur pak kohë përpara se të binte perandoria Akadiane. „Për befasinë tonë, pamë përkimin e këtij sinjali të madh të motit me kohën e kolapsit të perandorisë së Akadit”.

Shumë shpejt u bë e qartë se ndryshimet e mëdha të klimës përkonin me fundin e shumë qytetërimeve të tjerë. Ndër këta, Majat janë shembulli më tipik i rënies së shkaktuar prej klimës. Shoqëria e Majave e pati ngjitjen e vet në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore rreth vitit 2000 p.e.s. Fermerët e saj rrisnin misër, kunguj dhe bizele, dhe ishte i vetmi qytetërim amerikan që krijoi një gjuhë të shkruar. Majat patën një jetëgjatësi prej disa mijëvjeçarësh, duke e arritur kulmin mes viteve 250 dhe 800 p.e.s. kur ndërtuan qytete dhe piramida të mëdha.

Pas kësaj, qytetërimi i tyre pësoi kolaps. Shumë prej strukturave të tij të jashtëzakonshme u përthithën prej xhunglës pasi u braktisën. Megjithatë, jo gjithçka u humb – pasardhës të majave dhe elementë të kulturës së tyre kanë mbijetuar deri sot e kësaj dite.

Studime të shumta kanë treguar se ka pasur shumë thatësira të zgjatura pikërisht në kohën e rënies së këtij qytetërimi. Në vitin 2003, Gerald Haug i Institutit Federal të Teknologjisë në Zyrih, Zvicër, zbuloi se ishte më keq se kaq. Rindërtimi i tij vit pas viti i bazuar tek studimi i sedimenteve të liqeneve tregoi që shirat ishin të bollshëm nga viti 550 deri 750, ndoshta duke sjellë një rritje të popullsisë e si pasojë edhe kulmin e ndërtimit të monumenteve rreth vitit 721. Por gjatë shekullit të ardhshëm ka pasur jo vetëm periudha me thatësira veçanërisht të rënda, ku secila ka zgjatur me vite, por edhe më pak shira se sa normalisht në vitet e ndërmjetëm. Ndërtimi i monumenteve mori fund gjatë kësaj periudhe të thatë, rreth vitit 830, ndonëse disa qytete vazhduan edhe disa shekuj.

Edhe pse numri i provave ka ardhur në rritje, ka pasur gjithësesi një lloj kundërveprimi ndaj idesë se ndryshimi i klimës i ka dhënë formë fatit të qytetërimeve. „Shumëkush në komunitetin arkeologjik është vërtetë fjalëpakë për të pranuar rolin e klimës në historinë e njerëzimit”, thotë De Menocal.

Pjesërisht, ky hezitim vjen për arsye historike. Në shekujt 18 dhe 19, antropologët argumentuan se mjedisi i një shoqërie i ka dhënë foromë karakterit të saj, një ide kjo që njihet si determinizmi mjedisor. Ata pretendonin se klimat e ngrohta e të parashikueshme të tropikut ushqenin dhunën, ndërkohë që klimat e ftohta evropiane prodhonin inteligjencë dhe një etikë të fortë pune. Këto ide janë përdorur shpesh për të justifikuar racizmin dhe shfrytëzimin.

Është e kuptueshme pra që antropologët modernë i rezistojnë çdo lloj ideje që ngjan me determinizmin mjedisor. “Është një çështje shumë delikate”, thotë Ulf Buntgen, edhe ai në Institutin Zviceran të Teknologjisë, puna e të cilit hedh hipotezën që rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit është e lidhur me një klimë shumë të ndryshueshme. “Në këtë fushë po ecet përpara me shumë ngadalësi për arsye se njerëzit kanë frikë të bëjnë deklarata të guximshme”.

Megjithatë, kjo lloj rezistence nuk është e përligjur, thotë De Menocal. Askush nuk pretendon sot që klima përcakton karakterin e njerëzve, ajo vetëm vendos limite për çfarë është e realizueshme. Kur klima bëhet më pak e favorshme, mund të rritet më pak ushqim. Ndryshime të tillë mund të shkaktojnë edhe epidemi të karkalecave apo insekteve të tjerë, si dhe epidemi mes njerëzve të dobësuar nga uria. Kur nuk është më e realizueshme ruajtja e një niveli të popullsisë dhe mënyre të jetesës, rezultati mund të jetë kolapsi. “Klima nuk është faktor vendimtar, por është faktor i rëndësishëm”, thotë Drake. “Ajo bën të mundur, ose bën të pamundur diçka”.

Disa e shohin këtë nocion si shumë thjeshtësues. Karl Butzer i Universitetit të Teksasit në Austin, i cili ka studiuar shembjen e qytetërimeve, mendon se roli i klimës është ekzagjeruar. Eshtë mënyra se si shoqëritë përballojnë krizat, që përcakton fatin e tyre, thotë ai. “Gjërat marrin për keq prej dështimeve institucionalë”. Kur vjen fjala tek Akadianët, për shembull, jo të gjithë të dhënat historike mbështesin idenë e një megathatësire.

Në rastin e Majave, provat janë të forta. Në fillim të këtij viti, Eelco Rohling, i Universitetit të Southamptonit, në Britani përdori sedimentet e lumenjve dhe raportet e izotopeve në stalaktite për të zbuluar se si kishin ndryshuar reshjet e shiut. Ai konkludoi se reshjet e përvitshme të shiut ranë me 40 për qind gjatë një periudhe të zgjatur thatësire, duke tharë kështu burimet e ujit. Kjo gjë me siguri ka ndikuar shumë tek Majat, thotë ai, sepse shtresa e ujit të pijshëm ishte shumë poshtë nën tokë dhe praktikisht nuk mund të arrihej për puse.

Kështu, pas një shekulli me shira të bollshëm, Majat u gjendën krejt papritur në një shekull me reshje të ulëta. Nuk është e qartë se si mund të kenë shmangur zinë e bukës dhe rënien e popullsisë në këto rrethana. Edhe sot, aftësia jonë për të përballuar klimën armiqësore është e kufizuar. Arabia Saudite arriti të përballojë vetë furnizimin me drithëra duke shpuar thellë në shkretëtirat e saj për të nxjerrë ujë dhe duke subvencionuar fermerët, por sot është duke mbështetur më pak bujqësinë me qëllimin që të ruajë atë çfarë ka mbetur nga uji. Në rajone të thatë, ku ka ujë të bollshëm për ujitje, akumulimi i kripës në tokë është një problem i madh, ashtu si ka qenë edhe për disa qytetërime të lashtë. Dhe nëse fermerët modernë janë sërish në mëshirë të klimës pavarësisht dijeve dhe teknologjisë sonë, çfarë shansesh kanë patur fermerët në lashtësi?



Epoka e errët e Greqisë



Ndërkohë që shumë arkeologë mbeten jo shumë të bindur, lista e shembujve të mundshëm vazhdon të rritet. Mikenasit janë shtesa më e fundit. Arsyeja për rënien e tyre ka qenë objekt i shumë debateve, ku një prej shpjegimeve më të përhapur ka qenë një seri pushtimesh dhe sulmesh nga “njerëzit misteriozë të detit”.

Por, në vitin 2010, një studim i depozitave të lumenjve në Siri sugjeroi që ka patur një periudhë thatësire të zgjatur mes viteve 1200 dhe 850 para Krishtit – pikërisht në periudhën e të ashtuquajtur Epoka e Errët e Greqisë. Në fillim të këtij viti, Drake analizoi disa të dhëna të klimës dhe konkludoi që në këtë periudhë ka pasur një ftohje të Mesdheut, që reduktoi avullimin e ujit si dhe reshjet e shiut në një hapësirë të madhe.

Për më tepër, shumë kultura të tjera përreth Mesdheut, duke përfshirë Perandorinë Itite dhe “Mbretërinë e Re” të Egjiptit, pësuan kolaps pothuajse në të njëjtën kohë si mikenasit – një fenomen i njohur si kolapsi i Epokës së vonë të Bronzit. A ishin të gjithë qytetërimet të paaftë të përballonin ndryshimet e klimës? Apo ishin njerëzit e ardhur nga deti problemi i vërtetë? Historia mund të jetë komplekse: qytetërimet e dobësuar prej urisë mund të jenë bërë shumë më të dobët përballë pushtuesve, të cilët nga ana e tyre mund të jenë nxitur të migrojnë pikërisht prej ndryshimeve të klimës. Ose, kolapsi i një qytetërimi mund të ketë patur efekt domino tek partnerët e tij të tregtisë.

Ndryshimi i klimës në një shkallë edhe më të madhe mund të jetë shkaktar edhe i një tjetër koincidence të habitshme. Rreth vitit 900, teksa qytetërimi Maja po pësonte rënie në Amerikën e Jugut, dinastia Tang nisi të humbasë kontrollin e saj në Kinë. Në kulmin e saj, Tang sundonte mbi 50 milionë vetë. Printimi mbi blloqe druri bënte që fjalë të shkruara, sidomos poezi, të ishin lehtësisht të përhapura. Por dinastia ra pasi guvernatorët lokalë uzurpuan autoritetin e saj.

Duke qenë se dy qytetërimet nuk ishin partnerë tregtarë, atëherë këtu nuk kemi efekt domino. Një studim i sedimenteve të liqeneve në Kinë nga Haug tregon se ky rajon përjetoi një thatësirë të zgjatur në të njëjtën kohë si Amerika Qendrore. Ai mendon se fajtor ishte një zhvendosje në brezin e shirave tropikalë, që shkaktoi shembjen e qytetërimeve në secilën anë të Paqësorit.

Megjithatë, kritikët tregojnë shembuj të ndryshimeve të klimës që nuk kanë shkaktuar kolaps. “Ka një thatësirë të dokumentuar e madje edhe zi buke gjatë periudhës së perandorisë azteke”, thotë arkeology Gary Fienman i Field Museum në Chicago. “Këta episode shkaktuarn vështirësi të mëdha e ndoshta edhe zi buke, por jo një kolaps të përgjithshëm”.

Duke kuptuar që rastet studimorë të kolapseve nuk mjaftonin për t’i dhënë zgjidhje debatit, në vitin 2005, David Zhang i Hong Kong University nisi të kërkojë për modele më të gjerë. Ai e nisi me historinë e dinastive kineze. Nga viti 2500 p.e.s e deri në shekullin 20, një seri perandorish të fuqishme si Tang, kontrolluan Kinën. Të gjitha janë përmbysur më vonë nga trazira civile ose nga pushtime.

Kur Zhang krahasoi të dhënat e klimës për 1200 vitet e fundit me historinë e luftërave dinastike të Kinës, përkimi ishte mbresëlënës. Shumica e tranzicioneve dinastikë dhe periudhat e trazirave sociale kanë ndodhur kur temperaturat kanë qenë më të ulëta. Periudhat më të ngrohta kanë qenë më të qëndrueshme dhe paqësore.

Zhang ndërtoi dalëngadalë një panoramë më të detajuar ku tregonte se të korrat pësonin rënie kur klima ishte e ftohtë, ashtu si dhe nivelet e popullsisë, ndërkohë që luftërat ishin më të zakonshme. Nga 15 periudhat e luftërave që ai studioi, 12 prej tyre ndodhën në kohëra më të ftohta. Më pas, ai shqyrtoi të dhënat e luftërave nëpër Evropë, Azi dhe Afrikën veriore mes vitit 1400 dhe 1900. Edhe një herë, ka patur më shumë luftëra kur temperaturat kanë qenë më të ulëta. Në periudha më të ftohta ka patur gjithashtu numër më të madh të vdekurish dhe rënie të popullsisë.

Këta studime tregojnë se efektet e klimës në shoqëri mund të jenë të thellë. Problemi është që të provohet kjo gjë. E cfarë se luftërat dhe kolapset përkojnë me ndryshime të klimës? Kjo nuk do të thotë që njëra ka shkaktuar tjetrën.



Lufta 30-vjeçare



Në përpjekje për të shkuar përtej korrelacioneve të thjeshtë, Zhang nisi të studiojë historinë e Europë nga 1500 deri në 1800 p.e.s. Në mesin e viteve 1600, Evropa ishte zhytur në Krizën e Përgjithshme, e cila përkoi me një periudhë më të ftohtë që mori emrin Epoka e Vogël e Akullnajave. Lufta 30-vjecare u luftuapikërisht në atë kohë, ashtu si dhe shumë të tjera. Zhang analizoi të dhëna të detajuara që mbulojnë gjithcka, nga popullsia e migrimi deri tek të korrat bujqësore, luftërat, zitë e bukës dhe epidemitë në një përpjekje për të identifikuar lidhje rastësore. Kështu, për shembull, a ndikoi ndryshimi i klimës në prodhimin bujqësor e si rrjedhim në cmimet e ushqimeve? Kjo gjë, nga ana e saj mund të sjellë zi buke – që zbulohet në një reduktim të gjatësisë mesatare të njerëzve – epidemi dhe një rënie të popullsisë. Çmimet e larta të ushqimeve mund të sjellin edhe migrim si dhe trazira sociale, madje edhe luftëra.

Më tej, ai kreu një analizë statistikore e njohur si testi Granger, që tregoi se shkaqet e propozuar ndodhnin gjithmonë përpara pasojave të propozuara, dhe se çdo shkak pasohej nga i njëjti efekt. Efekti Granger nuk është provë konkluduese, por është gjithësesi prova më e mirë që mund të kemi.

Studimi nuk i ka përkulur kritikët. Butzer, për shembull, pretendon se është i bazuar në të dhëna demografike të pabesueshme. Por të tjerë janë të befasuar. “Eshtë një studim i jashtëzakonshëm”, thotë De Menocal. “Duket se i kanë bërë detyrat e shtëpisë”. Ai shton se një studim i tillë është i mundur vetëm për historinë e vonë, pasi qytetërimet më të lashtë kanë lënë më pak të dhëna.

Kështu, ndërkohë që studime të mëtejshëm duhet të zbulojnë shumë më tepër mënyrën se si klima ka ndryshuar në të kaluarën, debati se sa efekt këta ndryshime kanë pasur në shoqëritë do të vazhdojë të ziejë edhe për shumë dekada. Le të pranojmë megjithatë, që ndryshimi i klimës ka luajtur një rol madhor. Çfarë do të thotë kjo gjë për ne?

Gjërat nuk duken dhe aq keq. Shpesh herë ka qenë ftohja e klimës që ka dëmtuar qytetërimet e kaluar. Veç kësaj, studimet e shekullit të kaluar kanë gjetur pak ose aspak lidhje mes konflikteve dhe ndryshimeve të klimës. “Shoqëritë e industrializuara kanë qenë më të forta ndaj kushteve klimatike”, thotë Jurgen Scheffran i Universitetit të Hamburgut, i cili studion efektet e ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, ne jemi duke shkaktuar ndryshimin më të madh të klimës në miliarda vite dhe ajo që duket se ka më shumë rëndësi është prodhimi i ushqimit dhe jo temperatura. Prodhimi pritet të rritet në fillim teksa temperatura ngrihet, por më pas do të fillojë të bjerë kur ngrohja të shkojë më shumë se 3 gradë. Kjo pikë mund të mos jetë shumë larg – është e mundur që mesatarja globale e temperaturës të rritet me 4 gradë deri në 2060. Ne kemi parë tashmë prodhimin lokal të ushqimeve të goditet nga valë ekstreme të të nxehtit, si ajo në Rusi në 2010. Një nxehtësi e tillë ekstreme nuk pritej para fundit të këtij shekulli.

Dhe ndërlidhja në shoqërinë tonë nuk është gjithmonë një pikë force. Mund të transmetojë tronditje – vala e të nxehtit e 2010 shkaktoi rritje të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën, dhe thatësira në SHBA këtë vit ka të njëjtin efekt. Rritja e kompleksitetit të shoqërisë moderne mund të na bëjë më shumë të dobët ndaj një kolapsi.

Megjithatë, e kemi një avantazh të madh – ndryshe nga mikenasit dhe majat, ne e dimë se çfarë po vjen. Mund të përgatitemi dhe gjithashtu mund të ngadalësojmë shpejtësinë e ndryshimit të klimës nëse reagojmë në kohë. Ndonëse, deri tani nuk po bëjmë asnjërën.

Michael Marshall

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons