Forumi Kuq E Zi
8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjatë gjashtë muajve të parë si ambasadore e SHBA-së në Kosovë kam takuar plot udhëheqës dinamikë prej të gjitha shtresave të shoqërisë së Kosovës. Kam dëgjuar rrëfime nga individë dhe komunitete të motivuara dhe të zgjuara që punojnë në të gjithë nivelet e qeverisë, të sektorit privat dhe shoqërisë civile dhe kam dëgjuar vizionin e tyre për ta ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatshme. Energjia dhe entuziazmi i qytetarëve të Kosovës më bën rregullisht përshtypje.
Ambasadorja Tracey Ann Jacobson
E megjithatë, shpesh ndjej që nganjëherë zërat kryesorë në këto biseda mbesin të heshtur. Pikëpamjet e grave, posaçërisht e atyre që jetojnë jashtë Prishtinës, jo gjithmonë merren parasysh sa duhet. Dita Ndërkombëtare e Gruas na jep rastin që të reflektojmë mbi rolin e vlefshëm që gratë e luajnë në jetën bashkëkohore dhe të mendojmë se çka mund të bëjmë më shumë për të garantuar një botë më përfshirëse dhe më të begatshme.

Shtetet më të fuqishme e kuptojnë se nëse gratë dhe vajzat i kanë mundësitë e barabarta, ato mund të japin kontribut të jashtëzakonshëm: në rrafshin ekonomik, social dhe politik. Edhe pse Kosova është me fat që ka një femër të mrekullueshme si presidente dhe gra të fuqishme që shërbejnë si ministre dhe deputete, ndryshe është gjendja në disa struktura qeveritare në nivel lokal.
Asnjë grua momentalisht nuk është udhëheqëse e ndonjë dege partie e Kosova po ashtu nuk ka zgjedhur asnjë kryetare komune.

Nëse ky vend shpreson të forcojë institucionet e saj të rrënjosura në demokraci, duhet t’i përfshijë gratë në të gjitha nivelet e qeverisë – jo vetëm në nivelin e lartë - si dhe në të gjitha fushat afariste, politike dhe të jetës civile. Promovimi i pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe si udhëheqëse në të gjitha nivelet nuk është thjesht gjëja e duhur për ta bërë – është gjë e mençur për ta bërë. Kosova e ka kornizën ligjore. Tash është koha që t’ua hapim rrugën grave.

Përfshirja e zërave të grave në procesin politik siguron që qeveria i përfaqëson të gjithë qytetarët e saj dhe gratë shpesh ofrojnë këndvështrim tjetër për një varg çështjesh që prej politikave publike deri te paqja dhe siguria. Ish-Sekretaret e Shtetit, Madeleine Albright, Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton ndritin si shembuj të fortë dhe të shndritshëm, udhëheqja e të cilave ka kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më të begatshme për të gjithë. Bashkëpunimi, komunikimi dhe ndërtimi i konsensusit janë vetëm disa shembuj të vegjël të shkathtësive themelore që gratë ia ofrojnë jetës publike; ato mund të përbëjnë ndryshimin në përfundimin e një konfliktit dhe ndoshta edhe të parandalojnë plotësisht shpërthimin e ndonjë konflikti.

Udhëheqësit politikë rrallëherë e nisin jetën e tyre politike në nivel kombëtar: ata ia fillojnë prej nivelit të ulët – nivelit lokal – dhe i mësojnë shkathtësitë dhe metodat e reja përderisa zhvillohen dhe rriten në pozita që kanë ndikim më të gjerë në shoqëri. Sigurimi që gratë të gëzojnë qasje dhe mundësi të njëjtë në nivel lokal është thelbësor për vënien në funksion të procesit të ndërtimit të udhëheqësve të ardhshëm të Kosovës. Për çdo vit, në SHBA shohim më shumë gra në politikë në nivel federal, të shtetit dhe atë lokal dhe nxitja e grave për të ndjekur pozita udhëheqëse është çështje aktuale edhe në vendin tim.

Sfida përcaktuese me të cilën përballet komuniteti global i shek. XXI është sigurimi që vendet dhe komunitetet kudo nëpër botë gëzojnë prosperitet të përbashkët. Promovimi i barazisë gjinore është thelbësor për përmbushjen e kësaj detyre. Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës po e çon përpara këtë kauzë duke kërkuar përfaqësim të barabartë në strukturat qeveritare dhe në dhjetor, Kuvendi njëzëri miratoi një rezolutë në mbështetje të zbatimit të “Parimeve të Prishtinës”, të hartuara si pjesë e Samitit Ndërkombëtar të Gruas të mbajtur në Kosovë. Këta janë hapa premtues, por mbetet ende shumë punë për të bërë.

Dita Ndërkombëtare e Gruas paraqet mundësinë për t’u zotuar sërish për të krijuar një botë, në të cilën të gjithë qytetarët mund të përmbushin talentin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre. Kjo nuk është çështje vetëm e njërës gjini, por më saktë është përgjegjësi e përbashkët që mund të ndihmojë përparimin e të gjitha komuniteteve. Në të gjitha komunitetet e Kosovës ka gra të jashtëzakonshme me talent dhe vizion, të cilat mund ta ndihmojnë Kosovën për ta përmbushur potencialin e saj të plotë. Secila prej tyre meriton një rast dhe ne duhet t’ia japim atë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special


Të nderuara nëna,motra,gra shqiptare.,


Pranoni urimet më të përzemërta për festën tuaj 8Marsin.
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë kjo më shumë sesa vetëm simbolike. Kjo nuk është dita e nënës, siç njihet më shumë në vendin tonë, por ditë e të gjitha grave, të cilat në vend të festimit të kësaj dite
ngritën zërin dhe protestat e tyre,për arritjen e barazisë gjinore dhe të drejtave dhe mundësive të barabarta. Kjo ditë edhe tani pas një shekulli na bënë të mendojmë se çfarë kemi bërë deri sot për gratë dhe a e kanë
ato vendin që u takon në shoqërinë kosovare.
Fatkeqësisht edhe pas një shekulli gratë tona shqiptare janë të privuara nga të drejtat e tyre.Në shoqërinë tonë ka gra të mbyllura,gra të varfëra,gra të dhunuara,gra që nuk gjejnë qetësinë të cilave lufta e ndyrë serbe
ua zhduki bijë e bija pa gjurmë,ua përdhunoi bijat më të mira,ndyrësi këto që vështirë do të bënte ndonjë armik tjetër.
Sot këto femra mjerisht te ne nuk trajtohen mirë,ashtu si do të duhej të trajtoheshin në shoqëritë e civilizuara,nga se nuk ngarkohen me fajin e tyre,po të ligat ua solli pushtuesi me dhunë.
Andaj duhet ne si shoqëri,të vetdijësohemi,të hedhim hapa në ndërtimin e përspektivës për nënat,gratë,motrat dhe bijat tona.Të çrrënjosim diskriminimet ndaj grave,të bëjmë krejt çka mundemi të bëjmë të
u krijojmë mundësi të barabarta në shoqërinë tonë.

Nëse nuk ia dalim të bëjmë këto,festimi i një dite të tyre,një dhuratë apo buzëqeshje,nuk është gjë tjetër,pos formale dhe e pakuptimtë.






Gratë janë shtylla kryesore, jo vetëm e familjes, por edhe e shoqërisë. Është detyra e të gjithë neve ta respektojmë dhe ta njohim kontributin e tyre të rëndësishëm për përparimet në jetën politike, ekonomike e sociale.
Historia e luftës së grave për barazi nuk i takon vetëm feministeve apo një organizate, por përpjekjeve kolektive të të gjithëve që respektojnë të drejtat e njeriut.


Këto diskriminime ndaj grave dhe privimi i tyre nga dhënia e mundësive të barabarta, bënë që ato të shpresojnë që në një të ardhme, ndoshta, do ta jetojnë një jetë më të mirë, sepse e sotmja atyre u ofron shumë pak.



Këto diskriminime ndaj grave dhe privimi i tyre nga dhënia e mundësive të barabarta, bënë që ato të shpresojnë që në një të ardhme, ndoshta, do ta jetojnë një jetë më të mirë, sepse e sotmja atyre u ofron shumë pak.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons