Ditari kryeneç
Arriti një çast
I çuditshëm
I urti ditar
I papërfillshëm.
S'më qaste gjëkundi
Kryeneç
Më la nga fundi
Kur isha në mes.
Dhe rrinim të heshtur
Të zemërurar
Ai shpatëzhveshur
Un' penën në duar.
Tek hapte vetveten
Me bujë
Lëshoi thënien
"Ti je Unë!"
"Pa mua s'je gjë
S'ke histori
Të tëra i nxe
Më shumë se ti!"
Bo, bo, thash me vete
Roiti ditari
I vuri çdo flete
Firmën Shallvari!
Kaluan ditë
Javë dhe muaj
Ditari pritë
Më zuri mua.
"Më le jetim
Vetmitar
Të lutem një shkrim
Mjafton një fjal!"
Kush je, më thuaj
Sinqerisht
"Jam Ti dhe s'luaj
Nga vendi tim!"
Arriti një çast
I çuditshëm
I urti ditar
I papërfillshëm.
S'më qaste gjëkundi
Kryeneç
Më la nga fundi
Kur isha në mes.
Dhe rrinim të heshtur
Të zemërurar
Ai shpatëzhveshur
Un' penën në duar.
Tek hapte vetveten
Me bujë
Lëshoi thënien
"Ti je Unë!"
"Pa mua s'je gjë
S'ke histori
Të tëra i nxe
Më shumë se ti!"
Bo, bo, thash me vete
Roiti ditari
I vuri çdo flete
Firmën Shallvari!
Kaluan ditë
Javë dhe muaj
Ditari pritë
Më zuri mua.
"Më le jetim
Vetmitar
Të lutem një shkrim
Mjafton një fjal!"
Kush je, më thuaj
Sinqerisht
"Jam Ti dhe s'luaj
Nga vendi tim!"