Një grua gjeti vdekjen pas sulmit që pësoi nga një luan, ndërsa bashkë me partnerin e saj ishin duke bërë dashuri pas një shkurreje, në Zimbabve të Afrikës.
Viktima, Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni, kur luani i ka ardhur nga mbrapa dhe iu ka hedhur menjëherë në qafë. Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar, mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën. Sipas dëshmitarëve, viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend. o.k/noa.al