Ngordh kali më i moshuar në botë..
Një kalë, i cili besohet se ishte më i vjetri në botë, ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare, e cila e konvertuar në moshë njerëzore, rezulton midis 120-130 viteve.
Shayne, kali i një familje në Eseks, Britani, jetonte prej disa vitesh në një stallë, ku i ofroheshin përkujdesjet e nevojshme për moshën e tij të thyer.
Siç raportoi “Daily Mail”, kali 51-vjeçar vuante prej disa vitesh nga një artrit akut dhe nuk ishte më në gjendje që të vraponte më.
Në këtë gjendje të çalë, atij i lejohej që të qëndronte në ajër të pastër dhe të shëtiste për pesë orë në ditë.
Megjithatë, sëmundja u përkeqësua së fundmi dhe që prej muajit shkurt, kali i moshuar nuk mund të ngrihej dot më në këmbë.Përballë gjendjes së tij të mjeruar, pronarët e Shayne, së bashku me një veteriner, vendosën që t’i jepnin fund dhimbjeve të krijesës, duke i bërë një injeksion vdekjeprurës.
Kuajt jetojnë deri 20-25 vjet, ndërsa me përkujdesje mund të arrijnë 30. Për këtë arsye, Shayne ishte tejet i veçantë, pasi ai jetoi dy herë më shumë se kuajt e zakonshëm, sipas certifikatës që regjistroi me saktësi datëlindjen e tij, ndërsa njohu tre breza të familjes që e zotëronte.
Një vit i jetës së njeriut, është i barazvlefshëm me 2.2-2.5 vite jetë për një kalë.