Varrosja për së gjalli i kamarrjerit Fatjon Barmeta nga vëllezërit Boja vazhdon të jetë një tragjedi e freskët për banorët e Klosit.
Lokali ku punonte i riu ka kohë që vazhdon të jetë i kyçur pasi ai ishte edhe vëndi ku u krye krimi makabër.
Dyert e lokalit ku punoi për një kohë të gjatë Fatjon Barmeta, viktimë e vëllezërve Boja, nuk janë hapur më prej javësh të tëra. Banorë të Klosit thanë se pak kohë më parë dhëndri i familjes Boja rihapi lokalin për ta vënë në funksionim.
Por, babai i Fatjon Barmetës vendosi mbi xhamat e dyert e lokalit disa shenja me bojë të kuqe. “Disa kryqe e pikëpyetje me spraj u vendosën në dritaret e dyert e lokalit.
Sipas Policisë së Matit, Luis dhe Përparim Boja kanë bashkëpunuar me shokun e tyre, Fatjon Cani, për të rrëmbyer dhe më pas groposur buzë lumit Mat 23-vjeçarin.
Të akuzuarit e pranuan krimin, duke thënë se e kishin kryer për shkak se i riu kishte ngacmuar dhe tentuar të përdhunonte nusen e djalit të madh të familjes Boja.