Forumi Kuq E Zi
MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:03

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Fedea746cd0ecb257a1249d3a2a80bb1_XL

2MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:04

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PA PENDIM


Sot nuk me dhurove asnje lule,
veç nektar puthjesh ne heshtje me fale,
me to pranveren mbi supe me ule
e me perqafimet kohen e ndale.

Me puth ne sy, ne buze e ne gushe,
duart i zgjat relievit gjithandej,
mua faqe e gji me ndizen si prush,
mes puthjesh veten ne yje e ndjej.

Buzet t'i ndez me te miat buze ,
si zjarr ti djeg permbi trupin tim,
e brenda meje ndjej llave edhe shpuze,
shkrihem ketij mekati...pa pendim.

3MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:06

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VETMI

E braktisur ndjehem sonte
nga njerezimi, nga Zoti dhe nga Ti.

Nata zbukurohet me brilante yjesh,

meteoret bien e ku shuhen s'e di.



Nuk ndjej, nuk di me a kam ditelindje,

syri heshtur ngrin aq sa s' loton

edhe pse desha nje lot te pija sonte

e ta beja GEZUAR siç e kam zakon.



Dimri shtrohet i bute si pulebardhe,

une - cope akulli nga bora ngurtesuar

vetmia ma ben naten me te erret e t' acarte

pres rrezen e arte e Ty per te me ndriçuar

4MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:07

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JE LOTI I PATHARE


Edhe pse s'doje te derdhja kurre lote,

loti i zemres shpesh pikon per ty,

endrres nisa t'i besoja mbreme,

bisedonim e qeshnim si dikur te dy.



Te shndrisnin syte tek me degjoje,

te flisja embel, te ledhatoja ngadale,

ti duart mi puthje e me perqafoje

pastaj me ike, drita sa pa dale....



Vjen mengjezi dhe zgjohem e lotuar,

sa desha te rrija edhe pak me ty,

kur mbremja te bjere do te pres e malluar

mbetesh lot i pathare ne sy.

5MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:07

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MBREMJE DIMRI

Te dy rrijme prane oxhakut,
bie bore, zbardhen çatite..
-Vere edhe ndonje dru,- te them,
eshte nate e ftohte, fryn veri...
Ti ve dy dru prej dushku,
fjala ne buze na ka ngrire,
digjen drute ne heshtje,
ti me nje gote vere me fton per te pire.

Mua faqet me skuqen si prushi,
me ngjyrosen buzet me puthje qershie...
perziejme nektar mjalti e mushti
ngrohemi ne zjarr dashurie.

6MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:08

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MES PERENDIVE

Ne muzeumin e Akropolit,
ku vijne me mijera vizitore çdo dite,
mes heshtjes se mermerte maje fronit,
qendrojne te dymbedhjeta perendite.

Mes perendish te fshihem, gazmore,
here si Ire te ngjaj e here si Aferdite,
tundohesh mes trajtash te shumta femerore,
e s'di ku te me gjesh ne 12 perendite.

Tek tulatem e heshtur perpara Uliksit,
me behet se ndjej shtrengatat rreth meje,
detin qe shkumezon nga inati i Poseidonit,
e Zeusin qe gjuan me shigjeta rrufeje.

Ka 2500 vjet, ndoshta me shume,
qe Akropoli i rri Athines ne qafe si stoli,
qe atehere vizitoret ketu vershojne si lume,
e per ca çaste e ndjejne veten perendi.

7MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:09

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
SA ME DO, S'E DI

Shkumezon curril i bardhe
tek lozim te shatrivani
piklat mbi gushe m'i hedh
si perlat e nje gjerdani.

Pa me sheh, nga pas me ndjek,
pa me vjen e me rremben,
pa me prek edhe me ndjen,
pa te fshihem, dot sme gjen

Pa genjej e psheretij
ti hutohesh si femije,
pa te puth , me puth dhe ti
di sa te dua...

8MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:11

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DHIMBJES

Endesh ndër venat e mia,
shpirti nuk gjen shërim,
tretesh në pika loti,
shpresë që s’ke shpresim.

Pastaj bëhesh lumë
shtratit rrjedh rrembyer
e bën më të kripur detin
me lotin e rrëkëllyer.

Vesuar je në shpirt
në zemër thellë lotuar,
largomu dhimbje – shtrigë,
kurrrë s’kam për t’u dorëzuar…

Unë dua dhe mbjell gëzimin,
prej dashurisë kam ardhur në jetë,
përkëdheljet më ngrohin shpirtin,
puthjet më ngrenë gjer tek retë.

Dua që buzëqeshja e dlirtë
nga rrënjët e shpirtit të burojë,
me dritë të më mbushen sytë
e zëri me këngë të jehojë.

Ndaj qëndro larg prej meje,
shtriga - dhimbje e paduruar,
unë të shkruar kam ndër deje:
E lindur për të dashuruar...

9MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:12

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOS

Mos me provoko te kerkoj castin
shija e ngrire shkriu ...
humbi bardhesise
parfum i lekures tim

Mishi hyn brinjeve i mpire
gjoksi yt gur i ngrire
mos me torturo
ti engjell i ferrit tim

Oret shtyj me fryme
si gjurmet e mallit
ngelur kraharorit tend
i druhesh heshtjes se nates
ajo eshte plotesisht e imja

Pakesohet uji i oqeanit
flaket rremben era
digjet dhe froni
i Piromaneve Mbreteresha

Deti. ngeli serisht det
gjithcka u dogj zjarrit u tret.....

10MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:13

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RRUGA PA KTHIM

Lamtumire i tha kujteses
pershendeti mbretin ne perralle
rrugen mori pertej jetes
mes te vdekurve u ndje e gjalle.

11MIMOZA ÇEKIÇI RISTA Empty Re: MIMOZA ÇEKIÇI RISTA 27/2/2013, 19:14

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DRITE E MUNGUAR

Perendoi dielli i shpirtit
kufijve qiellit harohet
eresires nje komete
shfaqet e nis te ndricohet

Tretet shpirti perenduar
sketeres ne hon gremiset
ti eja me rreze ne duar
shkelqe zemres , beme drite.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons