Forumi Kuq E Zi
PRANVERA DRITA  GJONI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PRANVERA DRITA  GJONI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PRANVERA DRITA  GJONI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PRANVERA DRITA  GJONI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1PRANVERA DRITA  GJONI Empty PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 18:54

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PRANVERA DRITA  GJONI 621af29360685f88fae4c26f96ed9d8c_L

2PRANVERA DRITA  GJONI Empty Re: PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 18:56

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
JE DIELL !

Nuk mund të dua askënd sa ty !
Je diell, që më ngroh cdo skaj.
Je dallgë e përveluar në oqean,
Që rreh bregun, skaj më skaj...

Je diell që rrezaton, shkrep e dete,
Që shtrin rrezet anë e kënd .
Tek unë vjen si puhize ere ,
Avujt kondenson, në pika vese.

Vjen si vapor, dremit mes dallgësh,
T'sjellësh t'bardhën shkumë,dhuratë.
E une si lule, sythesh gjelbëruar,
Të ankoroj, në shpirt, si një përrallë.

Të mbështjell me afshin , që digjet,
Në vite grumbulluar në humbnerë.
Je një shpirt që jetës dritë i sjell ,
Vallëzoj mjelmësh , me ty diell..

Zgjas duart të ngrohem tek ty,
Si zjarr bubulak, që flakëron ...
Hiri i ftohur, të lidh aty, në oxhak,
Mburoj e një ditari,shkruar më parë.

Tek unë, firmë nuk ke lëshuar,
Për betim të përjetshëm dashurie.
Burokraci,fjalësh shkëputura reshë,
Shtrydhur, lindja e ndjenjës n'vigjilje..

E përsëri unë , buzëqesh me ty ,
Në livadhin, ku me dëshirë krijove.
Je lis me rrënjë shekullore, të rënda,
Unë, dega që tundem, tek ty brënda !

Kurrë nuk e desha diellin sa sot !
Luan me mua , si një fëmijë lozonjar.
Dhe në mesin e ditëve me shi ,
Më sjell alegrinë, me rrezet e tij !

Je diell, që më ke gllabëruar,
Më ke rrëmbyer në krahët e tu.
Nuk më ka mbetë alternative tjeter...
Të gdhend n' shpirt, t'frymoj për Ty !

3PRANVERA DRITA  GJONI Empty Re: PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 18:57

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
GJERDANI IM !

I drejtohem yllit, natës me hënë,
Kërkoj fjalët Tua, t'mi pëshpërisin.
Të shkrijnë ortekun , lidhur në fyt ,
Të marr oksigjenin , dimrit t'krisur.

Në sirtarë t'kristaltë ,të shpirtit,
Fjalët tua me fanatizëm i ruaj .
Janë relike zemre , të cmuara ,
Sjellin alegrinë ,n'shpirtin e trazuar.

Vallëzim n' ajër,shkronjash t'arta,
Që...era i sjell me puhizën e saj .
M'përkëdhelin vetmin me afsh ,
Perlat fjalë i thura ,gjerdan për qafë.

Eh ! Si xixëllonjë, natën vezullojnë,
Sytë aty njomen, në fjalët magjike .
Lexoj c'do perlë,shpirti puplash vibron,
Ndjenjë platonike , t'fuqisë kozmike !

4PRANVERA DRITA  GJONI Empty Re: PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 18:58

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PËR NJË FJALË...!

Ti hesht !...si uji i një mocali .
Një fjalë t' ëmbël, nuk ma thua !
Pemët rrugës më vështrojnë ,
Lotojnë ato, bashkë me mua .

Për një fjalë, m'ktheve shpinën,
I strukur në kafazin e heshtjes .
Vetmia ime ,rrugëve t'zhurmshme,
Statuj dhimbje , fikur flakësh...

Heshtje varri, sundon shpirtin,
Fluturat, nuk i sjell më era ,
Zhytur thellësive të trishta...
N'Duna shirash , mbytur ndjenja.

Ti hesht ! E unë në heshtje vuaj !
Mesazhet, humbën fluturimin...
Për një fjalë, krahët ditës, u thyen,
Ankorim shtërngatash ,dëshpërimi.

5PRANVERA DRITA  GJONI Empty Re: PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 18:59

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KOLOVITSE NDJENJASH !

Panoramë jete, me dritë dhe hije !
Flakërojnë dëshirat, atje... diku larg .
Nën qiellin tim, vetëtima bien...
Perëndit qajnë, me mua ison mbajnë .

Ja mora këngës , duke pritur ty ,
Notat nuk dolën, ishin fikur tek-tuk.
Mora një gotë verë,i akordova ritmin,
Ta pija pritjen, bashkë me hidhërimin.

E di...je pa faj ,në të fajshmen jetë !
Duhet t' ndahesh, me shpirt dhe trup.
Shpirtin në Lindje, e dërgon me erë,
Trupin Perëndimit, në shira e mbytë.

Unë humba toruan,udhëve me gropa,
Përshkova shtigjet ,me therra e mriz.
Lëkundet shpirti brenda t'ziut kafaz,
Në dimrin e egër, lulet nuk mbijnë !

6PRANVERA DRITA  GJONI Empty Re: PRANVERA DRITA GJONI 27/2/2013, 19:01

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LOJA E NATËS !

Kapërdihem,n' heshtjen e kësaj nate,
Këtu në cepin e ftohtë, të krevatit.
Nëpërmjet perdes së tylit, bezhë ,
Yjet, me përshëndesin, duan t'flasin.

Më thonë dicka , me mimiken e tyre,
Me dorë e këmbë,figura n'ajër bëjnë.
Herë m' ngjajnë si zemër, herë si lule,
Herë diamantë të virgjër,të pa prerë.

Mos ju tremb natës,theû heshtjen ylli,
Je mes ëngjëjsh, tek koka të rrinë...
Të fërkojmë ne flokët, me përkedheli,
Me ninulla gjumi deri në t'gdhirë...

-----------------------------------
Humba , u treta kapilarëve t 'gjumit,
Heshtjen e vetmisë,e zuri ëndërra .
U shpërndan yjet, hapësirës qiellit ,
Shiu shkrinte akujt,kangjellave t'natës.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons