Forumi Kuq E Zi
LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
LETËRSIA E RILINDJES KOMBËTARE - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 3]


shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
First topic message reminder :

Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.

Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Risto Siliqi Jeta dhe Vepra (1859 - 1936

Lindi në Shkodër më 1882. Atdhedashuria e dalloi që në bankat e shkollës. Më vonë ai merr pjesë bashkë me Luigj Gurakuqin me Hilë Mosin në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe bëhet këngëtari i saj. Pas shpalljes së Pavarësisë, në vitet 1913-1914, bashkë me Hilë Mosin boton në Shkodër gazetën "Shqypnia e re". Dy poetët atdhetarë nëpërmjet kësaj gazete me artikuj dhe vjersha të shumta luftuan me guxim kundër propagandës antishqiptare, goditën Komisionin Ndërkombëtarqë qeveriste qytetin dhe përkrahte feudalët. R.Siliqi, gjithashtu, u përpoq me të gjitha forcat për demokratizimin e pushtetit dhe për vendosjen e arsimit laik dhe falas në luftë me klerin reaksionar dhe të huajt. Më 1915 poeti lufton për mbrojtjen e Shkodrës kundër synimeve malazeze.

Më vonë largohet nga politika, punon si nëpunës në Vlorë, Tiranë dhe si avokat në Shkodër. Vdiq më 1936.

Libri i vetëm që nxorri në dritë R.Siliqi është "Pasqyra e ditëve të përgjakshme" (1913) kushtuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe ku mori pjesë edhe vetë. Përveç kësaj, Siliqi botoi vjersha në organe të ndryshme, la edhe dorëshkrime. Tematika e vjershave të tij është atdhetare dhe shoqërore. Ai lëvron edhe vjershën satirike. Krijimtaria e tij poetike shquhet për idetë demokratike, për simpatinë ndaj luftëtarëve të thjeshtë malësorë, për dufin luftarak, thjeshtësinë, ndikimin e frytshëm nga poezia popullore. Vlerën artistike poesisë së tij ia zbehin notat retorike, që vihen re herë pas here dhe gjuha e papërpunuar. Megjithatë ka vjersha shprehëse si "Tradhtarëve të kombit" dhe "Mehmet Shpendi" ku portreti i trimit që i dha emrin vjershës, jepet me forcë epike dhe ngjyra legjendare.

Kur' nuk gjendet zbathë e zdeshun
Por gjithmon' gatue për pritë.
N'zheg e n'shi e n'borë e breshën
shtati i tij gjithmonë vaditë.

Shpesh Siliqi i ndërthur motivin atdhetar me atë shoqëror.

Poemthi "Luftëtari ynë" është i afërt për nga tematika me vjershën "Shpërblimi" të Asdrenit dhe "I mbetuni" të Mjedës. Heroi i tij është një fshatar i varfër që, për lirinë e atdheut, rrëmben pushkën dhe jep jetën në luftë. Poeti proteston kundër klasave të pasura që i lanë fëmijët e këtyre luftëtarëve pa mbrojtje:

Dyert të huaja të kërkojnë
Për një kojë bukë të thatë!

Protesta ndaj padrejtësive shoqërore ndihet edhe në krijime të tjera të fundit të R.Siliqit sidomos në vjershën e gjatë "Burim poetik".

Vepra më e njohur e R.Siliqit dhe më e realizuara është poemthi lirik "Mrika në shkangull". Këtu gjejmë shfaqe spontane të realizmit, edhe pse vepra në tërësinë e saj është romantike. Mrika, një vajzë e re, e çiltër, plot ëndrra, gabon në dashuri dhe i jep fund jetës. Poeti e mbron forcën e dashurisë, dëshirën për lumturi dhe proteston kundër shoqërisë patriarkale e hipokrite, që me zakonet e saj të egra bëhet e pamëshirshme ndaj të pafajshmëve. Vepra, përveç mendimit tepër të avancuar për kohën ka edhe vlera artistike. Poeti ka arritur këtu një thjeshtësi dhe natyrshmëri, një ngrohtësi ndjenje që u mungon krijimeve të tjera. Poema spikat për vëzhgimet e holla psikologjike që ndriçojnë botën shpirtërore të heroinës. Tablotë e natyrës, plot ëmbëlsi e hijeshi, me ngjyra romantike, janë në funksion të ndjenjave të protagonistes. Poema është e llojit shoqëror-psikologjik.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mihal Grameno - Jeta dhe Vepra (1871 - 1931)



Mihal Gramenoja është nga ata shkrimtarë të vitëve të fundit të Rilindjes që luftuan për çështjen kombëtare dhe me pushkë. Atdhetar i flaktë, ai solli në shkrimet e tij mbresa të drejtpërdrejta nga lufta e popullit tonë për pavarësi dhe, më vonë, për demokracie përparim.

Lindi më 1871 në Korçë, në një familje me ndjenja atdhetare. Në vendlindje mori edhe mësimet e para. Ende i vogël, për nevoja ekonomike mori udhën e kurbetit, në Rumani. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë "Drita". Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Më 1907 ishte antar i çetës së Çerçiz Topullit dhe luftoi pothuajse në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Xhonturqit e burgosën disa herë. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe më 1912 në Shpalljen e Pavarësisë. Pas këtij viti mbrojti me forcë shtetin shqiptar.

Gjatë viteve 1915-1919 jetoi në Amerikë, ku bëri punë të palodhur në lëvizjen e atdhetarëve shqiptarë të atjeshëm. Përfaqësoi shqiptarët e Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris.
Në vitet 1921-1924, si publiçist mbrojti idealet demokratike. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, i sëmurë, e i dëshpëruar, u tërhoq nga lëvizja shoqërore.

Vdiq në Korçë më 1931. Për meritat e shquara në dobi të atdheut, i është dhënë titulli "Hero i Popullit".

Veprimtaria letrare e Gramenos kap një çerek shekulli (1900-1925). Mihal Gramenoja është një ndër novelistët e parë të letërsisë sonë. Novelat e tij u hapën rrugën romaneve të para shqiptare. Ai shkroi novelat "Oxhaku" (1909) dhe po atë vit "E puthura" dhe "Varri i Pagëzimit". Tek "Oxhaku" dhe "E puthura" trajton çështjen e pabarazisë shoqërore si burim fatkeqësish në jetë. "Varri i pagëzimit" paraqet luftën e pamëshirshme që bëri kleri reaksionar grek kundër mësimit të gjuhës shqipe.

Në përgjithësi novelat e tij kanë natyrë sentimentale. Tek ato gjejmë përpjekje për të krijuar mjedise të besueshme shqiptare dhe personazhe nga klasat e shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë të asaj kohe. Libri me kujtime "Kryengritja shqiptare" (1925) zë vend të veçantë në krijimtarinë e Gramenos. Në pjesën e parë flet për çetat kryengritëse, për luftimet dhe punën propaganduese të çezës së Çerçiz Topullit, bën portrete të qëlluara luftëtarësh e njerëzish të thjeshtë të popullit. Në prozën e Gramenos nuk mungojnë edhe pjesë me nivel të kënaqshëm artistik, përshkrime dhe dialogje të gjalla.

M.Gramenoja ka botuar dy vepra dramatike: komedinë "Mallkimi i gjuhës shqipe" (1905) dhe dramën "Vdekja e Pirros" (1906), të dyja janë shkruar në vargje.

Komedia "Mallkimi i gjuhës shqipe" trajton luftën e atdhetarëve shqiptarë kundër klerit reaksionar grek dhe elementëve grekomanë; te "Vdekja e Pirros" trajtohet kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij me të pabesë. Veprat dramatike të Gramenos vuajnë nga fragmentizmi dhe mungesa e veprimit. Megjithatë së bashku me veprat dramtike të Çajupit e të Fan Nolit, ato i çelën rrugën dramaturgjisë shqiptare. M.Gramenoja shkroi edhe vjersha të cilat i botoi më 1912, të përmbledhura në librin me titull "Këngëtore shqipe - Plagët". Bien në sy vjershat atdhetare që i kushtohen lëvizjes kryengritëse. Disa prej tyre, si: "Për Mëmëdhenë", "Uratë për liri", "Lamtumirë", me patosin kushtrues, u përhapën mjaft dhe u kënduan edhe si këngë:

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,
vraponi, burra, se s'ka me pritë!
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq që u ngrit,

Poezia atdhetare e Gramenos u bëri jehonë të drejtpërdrejtë ngjarjeve të vrullshme që do të sillnin Pavarësinë e Shqipërisë. M.Gramenoja është nga publiçistët në zë të Rilindjes e të periudhës që pasoi. Ai është cilësuar si një nga pamfletistët më të njohur të së kaluarës. Shkrimet e tij publiçistike u vunë drejtpërdrejtë në shërbim të çështjes kombëtare.

Drejtoi gazetat "Lidhja orthodhokse" (1909-1910) dhe "Koha" (1911-1926), me disa ndërprerje, dy nga gazetat më përparimtare të traditës. Bashkpunoi edhe me shtypin tjetër të kohës.

Në shkrimet e tij Gramenoja del si përfaqësues i anës më të vendosur e më demokratike të lëvizjes sonë kombëtare. Ai goditi ashpër jo vetëm pushtuesin osman, por dhe armiqtë e tjerë të çështjes kombëtare: klerin reaksionar grek e grekomanët, pseudoatdhetarët, feudalë të mëdhenj e borgjezë të pasur, të cilët i quan me tallje "syfete" e "honxho-bonxho". Nga na tjetër, ka besim vetëm tek vegjëlia, te populli dhe te roli i tij në fatet e kombit. Më 1912, ai shkruante: "Kemi besim te varfanjakët, dhe kjo opingë është shtylla dhe shpresa e kombit shqiptar".

Në fillim të viteve `20 zgjerohen pikpamjet politike të Gramenos. Në gazetën "Koha" ai boton artikuj me ide demokratike dhe propagandon ngjarjet e mëdha politike të kohës.
Një nga dokumentet më të shquara të gazetarisë e të lëvizjes demokratike të atyre viteve është artikulli "bashkim dhe përparim".

Shkrimet publiçistike të Mihal Gramenos shquhen për frymën popullore, për patosin luftarak, ironinë e sarkazëm therëse.

M.Gramenoja mbetet në letërsinë shqiptare, në radhë të parë, si publiçist. Shkrimet e tij dhanë ndihmesë në krijimin e novelës e të dramës. Është ndër autorët e parë që solli në letërsi në mënyrë të gjerë, personazhe nga shtresat e varfëra të shoqërisë shqiptare.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FILIP SHIROKA
Lindi në Shkodër më 1859. Aty kreu edhe shkollën italiane të qytetit. Më vonë punoi si libralidhës. Në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit ishte një ndër pjesëmarrësit e saj.

Për t'u shpëtuar ndjekjeve të qeverisë osmane më 1880 u largua nga Shqipëriadhe u vendos në Egjipt. Aty kaloi pjesën më të madhe të jetës, u lidh me lëvizjen e emigrantëve shqiptarë dhe filloi të shkruante vjersha.
Disa vjet punoi në Bejrut të Libanit, me përkrahjen e Pashko Vasës. Me Çajupin e lidhte një miqësi e ngushtë.
Vdiq në Bejrut të Libanit më 1935. Vjershat e tij, të shkruara në vitet 1896-1903, i përmblodhi në vëllimin me titullin "Zani i zemrës". Në vjershat e tij më të mira që i kushtohen mallit për atdhe ose misionit të poetit, gjejmë çiltërsi e rrjedhshmëri vargu.

Melankonia dhe humori i hollë i përshtaten tepër Shirokës, që me vjershat e këtij lloji sjell një notë vetjake në poezinë tonë te Rilindjes. Vjershat "Shko dallëndyshe" dhe "Dallëndyshe eja" janë më të njohurat e tij.[/img]






Titulli: Re: LETËRSIA SHQIPTARE - Rilindja Kombëtare
Shko Dallëndyshe


Udha e mbarë se erdh pranvera,
shko, dallëndyshe tue fluturue,
prej Misirit n'dhena tjera,
fusha e male tue kërkue;
n'Shqipni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n'qytetin tim.

Shëndet prej meje të m'i falësh
saj shpisë vjetër ku kam le,
me ato vende rreth t'përfalesh,
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet qytetit tim.

Me ato male, me ato kodra,
me ato prroje rreth t'përfalesh
n'ato fusha që m'ka Shkodra
të lulzueme, aty t'ndalesh;
tue kndue me ambëlcim,
fal me shndet qytetit tim.

T'mujsha dhe un' me fluturue
dojsha dhe un' me u nisë me ty,
dojsha n'Shkodër me kalue,
m'e pa prap at'vend me sy!
Por... ti shko atje... fluturim
e ti qajma fatin tim.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Luigj Gurakuqi Jeta dhe Vepra (1879 - 1925)



Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).

Më 1908 Gurakuqi u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.

Në vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. F.Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.

L.Gurakuqi është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.

L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).
Interes të veçantë paraqet libri "Vargnimi në gjuhën shqipe" (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.

Edhe si publiçist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", te "Kalendari Kombiar", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese". Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.

L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Kongresi i Manastirit simbol i bashkimit kombetar


Nga: Jeton AMETI
Përhapja e shkollave dhe e mësimit të gjuhës shqipe, si edhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi, shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti të vetëm. Rilindësit me të drejtë e shihnin mungesën e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë dasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Zgjidhja e saj do të ndihmonte si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar.
Vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe u përgatit gjatë një epoke të tërë të Rilindjes, falë veprimtarisë krijuese në lëmin e gjuhësisë dhe të letërsisë të brezave të tërë të iluministëve shqiptarë, gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, publicistë etj. Një ndihmesë të vyer dhanë organet e shtypit, sidomos ato të viteve të fundit të shek. XIX dhe të fillimit të shek. XX, ku spikati në mënyrë të veçantë revista “Albania” (Bruksel-Londër, 1897-1909) e Faik Konicës. Miratimi i alfabetit (alfabetares) së Stambollit, në vitin 1879, ndonëse shënoi një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e vendosjes së një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe, nuk arriti ta zgjidhte përfundimisht këtë çështje. Alfabeti i Stambollit u përhap vetëm në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, ndërsa në Shqipërinë e Veriut, posaçërisht në Shkodër përdoreshin tri alfabete të tjera për shkrimin e shqipes, ai i shoqërisë “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitëve) dhe alfabeti i shkrimtarëve të vjetër të Veriut, që përdorej më shumë nga klerikët katolikë. Organet e shtypit shqiptar, ndonëse botoheshin të gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndërmjet tyre.
Në rrethana të tilla, vendosja e një alfabeti të njëjtë të gjuhës shqipe do të arrihej jo vetëm në luftë me sunduesit e huaj osmanë, që përpiqeshin ta pengonin atë si një arritje që do të çonte në afirmimin e mëtejshëm të kombit shqiptar, por edhe duke kapërcyer frymën dhe interesat lokalë të shoqërive e të grupeve kulturore shqiptare, që ushqeheshin edhe nga dasitë krahinore të trashëguara nga e kaluara.
Ndonëse në thelb ishte një çështje kulture, njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe paraqitej njëherazi një nga problemet më të rëndësishme politike të kohës, zgjidhja e të cilit do të varej nga zhvillimi i lëvizjes kombëtare në përgjithësi. Në të vërtetë, thirrja e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe u bë e mundur vetëm në rrethanat e reja, që u krijuan për lëvizjen kulturore-kombëtare pas shpalljes së kushtetutës në vitin 1908.Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin kryesor ndërmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e këtij klubi, menjëherë pas themelimit të tij, e shpallën zgjidhjen e kësaj çështjeje si detyrën më të ngutshme të lëvizjes kombëtare. Gjatë muajve gusht-shtator, pasi kishte marrë edhe pëlqimin e klubeve e të shoqërive të tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndërmori masat konkrete për thirrjen e kongresit kombëtar për çështjen e alfabetit. Në “Zëdhënien” që u shpërnda me këtë rast, ftoheshin të merrnin pjesë në kongres “gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, si edhe “çdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u prit mirë nga atdhetarët shqiptarë dhe nga klubet e shoqëritë patriotike brenda e jashtë vendit, që u treguan të gatshme të dërgonin përfaqësuesit e tyre në këtë kongres.Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor. Në Kongres morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 26 qytete e shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut, si dhe 18 delegatë të tjerë si pjesëmarrës pa të drejtë vote. Kongresi i Manastirit u shndërrua kështu në një kuvend të vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj.
Kongresi i Manastirit për çështjet që diskutoi e zgjidhi dhe si një nga tubimet më të gjera e më përfaqësuese nga përbërja e tij, vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Delegatë të tij ishin shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarë të lëvizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare, si Bajram e Çerçis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naço, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashëri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashëri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatë, për një varg arsyesh të diktuara nga rrethanat e kohës, pati edhe intelektualë të shquar (si Faik Konica etj.) që nuk arritën të merrnin pjesë në punimet e këtij Kongresi.Gjatë dy ditëve të para të Kongresit u zhvilluan mbledhje të gjera e të hapura, ku morën pjesë, përveç delegatëve, edhe intelektualë e nxënës të shkollave të Manastirit, si edhe banorë të tjerë të këtij qyteti, rreth 400 veta. Këto mbledhje u shndërruan në manifestime kombëtare, në të cilat u mbajtën fjalime patriotike për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, si dhe për përparimin e kombit e të kulturës së tij.Vendin kryesor në punimet e Kongresit, duke përfshirë edhe mbledhjet e hapura, e zuri çështja e caktimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Gjatë diskutimeve që u bënë në ditët e para, të gjithë shfaqën mendimin se alfabeti që do të vendosej duhej të kishte si bazë atë latin. Por pikëpamjet e delegatëve më tej u ndanë, prandaj në ditën e tretë të punimeve Kongresi zgjodhi një komision prej 11 vetash, të kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bënin pjesë njohësit më të mirë të gjuhës shqipe, përkrahës të alfabeteve të Stambollit, të “Bashkimit”, të “Agimit”, si dhe intelektualë të tjerë të shquar. Komisionit iu dhanë fuqi të plota për të vendosur për këtë çështje.Pas shumë diskutimesh Komisioni vendosi që të mos merrej në vështrim asnjëri nga tri alfabetet e përmendura më sipër, por të krijohej një alfabet i ri mbi bazën e atij latin, duke u dhënë shkronjave latine vlera fonetike në përputhje me nevojat e gjuhës shqipe. Por Komisioni ndeshi në vështirësi për caktimin e shkronjave dyshe, që nevojiteshin për ata tinguj të shqipes, që i mungonin latinishtes (për dh, gj, nj, th etj.). Në këto rrethana, pas tri ditë diskutimesh (17-19 nëntor), anëtarët e Komisionit, sikurse thuhej në vendimin e Kongresit, “të shtyrë edhe nga disa shkaqe të përjashtme”, nuk arritën të caktonin një alfabet të vetëm për gjuhën shqipe, prandaj vendosën “të kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me të bashkë edhe një abece thjesht latine, që të përdoreshin e të mësoheshin bashkarisht në mes të shqiptarëve”. Të dy alfabetet do të përdoreshin detyrimisht në shkolla.
Ky vendim, që vetë Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me “disa shkaqe të përjashtme” dhe pikërisht me nevojën për të shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtë Shqipërisë dhe për korrespondencat me jashtë. Në të vërtetë, me shkaqe të jashtme nuk kuptoheshin vetëm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqëritë e ndryshme shqiptare, që ishin për alfabetin e Stambollit (në Shqipërinë e Jugut) dhe atë të “Bashkimit” në Gegëri e sidomos në Shkodër. Vendimi për të përdorur bashkërisht dy alfabete u mor për të mos shkaktuar përçarje në radhët e delegatëve dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Në të njëjtën kohë ai u quajt si një zgjidhje e përkohshme për të kaluar në të ardhmen në përdorimin e një alfabeti të vetëm. Ndonëse nuk caktoi një alfabet të vetëm, vendimi i Kongresit të Manastirit ishte një hap i rëndësishëm përpara në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së alfabetit të shqipes dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në bashkimin politik dhe përparimin e mëtejshëm kulturor të kombit shqiptar. Me këtë vendim iu dha fund kaosit që mbretëronte deri atëherë në çështjen e shkrimit të shqipes. Në vend të alfabeteve të shumta që ishin përhapur në Shqipëri e në kolonitë e mërgimit, tani do të përdoreshin vetëm dy, edhe këta bashkërisht. Përveç kësaj, duke vendosur për dy alfabete, që mbështeteshin në atë latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur individualitetin e tyre kombëtar, kundër orvatjeve të xhonturqve për t’u imponuar alfabetin arab dhe për t’i identifikuar ata me turqit.Atë që nuk e çoi dot deri në fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi përfundimisht vetë jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenë i papërzier e më homogjen nga karakteri i shkronjave, më i lehtë e më praktik për shtyp, u përhap gjithnjë e më shumë dhe nga fundi i Luftës së Parë Botërore u bë tashmë alfabeti i përbashkët e i vetëm për gjithë shqiptarët, alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe.Megjithëse çështja e njësimit të alfabetit zuri vendin kryesor në punimet e Kongresit të Manastirit, vetë Kongresi nuk ishte një mbledhje thjesht gjuhësore, por edhe një manifestim politik. Krahas tubimeve të hapura, u organizuan edhe mbledhje të fshehta kushtuar çështjeve politike të ditës. Objekti kryesor i diskutimeve në këto mbledhje ishin marrëdhëniet e shqiptarëve me turqit, lufta për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, për zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit, si edhe marrëdhëniet me shtetet evropiane. Përfundimet e këtyre diskutimeve dhe vendimet që u morën në këto mbledhje, u përfshinë në programin kombëtar prej 18 pikash që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në parlament në emër të shqiptarëve. Ky program ështe një nga dokumentet më të rëndësishme të Kongresit të Manastirit, në të cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarëve për autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë.
Vendin kryesor në program e zinin kërkesat politike për “njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe”. Në lidhje të ngushtë me këtë kërkohej emërimi i nëpunësve shqiptarë në të katër vilajetet, zgjedhja e të gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave të tyre dhe kryerja e shërbimit ushtarak nga dy deri në dy vjet e gjysmë në Shqipëri, nën drejtimin e oficerëve shqiptarë të dalë nga shkollat ushtarake që do të ngriheshin në vend.Pjesë përbërëse e kërkesës për njohjen e kombësisë shqiptare dhe e të drejtave të saj, ishte edhe themelimi i shkollës së pavarur shqipe, që do të arrihej duke i kthyer të gjitha shkollat shtetërore turke në Shqipëri, ato fillore, qytetëse e të mesme, në shkolla kombëtare dhe duke vendosur gjuhën amtare shqipe “si gjuhë mësimi në të gjitha këto shkolla shtetërore”, ndërsa turqishtja do të mësohej si lëndë e veçantë, duke filluar nga viti katërt i shkollës fillore. Të lidhura ngushtë me këtë ishin edhe masat që parashikohej të merreshin për kthimin e shkollave në gjuhën greke, që funksiononin për shqiptarët e krishterë, në shkolla kombëtare, me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetërore. Këto shkolla do të mbaheshin me të ardhurat nga pasuritë e kishave, të cilat duhej të administroheshin nga shteti dhe me të ardhurat e buxhetit të shtetit osman. Për t’u prerë rrugën ndërhyrjeve të Austrisë, të Italisë e të Greqisë në Shqipëri, kërkohej që klerikët katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti turk. Me këto masa do të kufizohej ndikimi i propagandave të huaja shkollore e kishtare në Shqipëri, sidomos i asaj greke.
Një nga kërkesat më të rëndësishme në fushën e arsimit ishte ajo për themelimin e një universiteti shqiptar, që kishte qenë aspiratë e hershme e rilindësve. Për përgatitjen e profesorëve për këtë universitet do të dërgoheshin çdo vit, me bursa të shtetit, të rinj që do të mësonin në shkollat e larta të Evropës dhe të ShBA-së. Po kështu kërkohej të themelohej një muze arkeologjik kombëtar në një nga qytetet e Shqipërisë.Programi përmbante gjithashtu një varg masash, që kishin për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, për të cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Të tilla ishin masat për hapjen dhe shfrytëzimin e minierave, për ndërtimin e hekurudhave nga sipërmarrës shqiptarë, për ngritjen e ekonomive të mëdha bujqësore në Myzeqe etj. Në pjesën ekonomike përfshihej edhe kërkesa për kufizimin e depërtimit të kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare, që kishte për qëllim të ndalonte ekspansionin ekonomik të shteteve të huaja dhe në mënyrë të veçantë t’u jepte mundësi borgjezisë shqiptare e kapitalit vendas të shtinte në dorë tregun dhe ekonominë e Shqipërisë.
Programi politik, i miratuar në Kongresin e Manastirit, megjithëse nuk përmbante kërkesa të domosdoshme për organizimin e një shteti autonom, si veçimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes së tyre, ai pati rëndësi të veçantë, sepse i përmbysi shpresat e tyrqve të rinj dhe të bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë për ta kufizuar Kongresin vetëm me çështjet e alfabetit, për ta mbajtur larg problemeve politike e luftës kundër regjimit xhonturk. Miratimi i tij dëshmonte gjithashtu se Lëvizja Kombëtare Shqiptare edhe pas shpalljes së kushtetutës kishte ruajtur karakterin e saj politik e të pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomisë së Shqipërisë.Kongresi i Manastirit shënoi gjithashtu një hap të rëndësishëm në ngritjen e shkallës së organizimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Vetë thirrja e tij si një forum mbarëkombëtar, vendimet që mori për çështje të tilla që i takonin gjithë kombit dhe, në mënyrë të veçantë, njohja faktike e klubit të Manastirit si klub qendror, me të cilin do të mbanin lidhje gjithë klubet e tjera, dëshmojnë për vendosjen e një bashkërendimi të veprimtarisë organizative e politike-kulturore të klubeve dhe të shoqërive shqiptare, nën drejtimin e klubit “Bashkimi” të Manastirit. Jo rastësisht konsujt e huaj e trajtonin këtë masë si një përpjekje që do të krijonte njëlloj federate të klubeve shqiptare.Vendimi për t’i dhënë klubit “Bashkimi” të Manastirit, që qëndronte në krye të luftës për të drejtat kombëtare të shqiptarëve, atributet e një klubi qendror, u arrit pas kundërshtimit të përpjekjeve të krahut të moderuar të lëvizjes kombëtare për t’u imponuar klubeve e shoqërive shqiptare udhëheqjen politike dhe organizative të klubit të Stambollit, drejtuesit e të cilit, përgjithësisht, njiheshin si përkrahës të xhonturqve.Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij përbëjnë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të popullit shqiptar. Për herë të parë pas kuvendeve, që u mbajtën në periudhën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe të Lidhjes së Pejës (1899-1900), u mblodhën në këtë Kongres përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mit’hat Frashëri


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë




Ditëlindja:Vendlindja:Ditëvdekja:Vendvdekja:Pseudonim(e):Nënshtetësia:
Mit’hat Frashëri

25 mars 1880
Janinë
3 tetor 1949
New York, SHBA
Lumo Skëndo, Mali Kokojka, Mandi Koçi, Ismail Malosmani
Shqiptar

Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.
Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.

Tabela e përmbajtjeve




1 Veprimtaria politike
2 Veprimtaria letrare
3 Bibliofili Lumo Skëndo
4 Vepra
5 Përkthime


//



Veprimtaria politike


Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia". Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta).
Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në
Shqipëria e Mit`hat Frashërit



Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.
Në vitin 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria dhe themelon librarinë Lumo Skëndo.
Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.

Veprimtaria letrare


Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.

Bibliofili Lumo Skëndo


Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Bey Frashërit. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

Vepra



Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin, (1901)
Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
Dhe tregonje, (1902)
Shkurtabiqi i verdhë, (1914)
Hi dhe shpuzë, (1915)
Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
Rilindja e Shqipërisë, (1918)
Albanais et Slaves. (1919)
Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)
Plagët tona, (1924)


Përkthime



Gijom Teli, (1902)
Robensoni, (1909)

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mit'hat Frashëri, galanti i librit




Libri që ka cilësinë më të mirë të botimit merr pas pak ditësh çmimin "Lumo Skëndo" që mban emrin e një prej figurave më të mëdha edhe në fushën e librit. Mit'hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, ka qenë vetë botues, dhe gjatë gjithë jetës ka mbledhur botime shqiptare, po dhe të huaja duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe që sot ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Janë rreth 40 mijë volume, veç librave të tjerë që ndodhen në bibliotekat e institucioneve të rëndësishme si të Parlamentit, të Akademisë së Shkencave etj. Midis librave që Frashëri ka mbledhur ekzistojnë botime shumë të mira edhe nga pikëpamja e bibliofilisë. Ishte një burrë shijehollë e galant që e kërkonte të bukurën jo vetëm në kënaqësinë që dija i jep mendjes, po edhe në kënaqësinë që i gëzon syrin.








Libri që ka cilësinë më të mirë të botimit merr pas pak ditësh çmimin "Lumo Skëndo" që mban emrin e një prej figurave më të mëdha edhe në fushën e librit. Mit'hat Frashëri, alias Lumo Skëndo, ka qenë vetë botues, dhe gjatë gjithë jetës ka mbledhur botime shqiptare, po dhe të huaja duke lënë pas një trashëgimi të pashoqe që sot ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Janë rreth 40 mijë volume, veç librave të tjerë që ndodhen në bibliotekat e institucioneve të rëndësishme si të Parlamentit, të Akademisë së Shkencave etj. Midis librave që Frashëri ka mbledhur ekzistojnë botime shumë të mira edhe nga pikëpamja e bibliofilisë. Ishte një burrë shijehollë e galant që e kërkonte të bukurën jo vetëm në kënaqësinë që dija i jep mendjes, po edhe në kënaqësinë që i gëzon syrin.
Një nga studiuesit e kësaj figure të anatemuar nga faqet e historisë dhe të kulturës, për një periudhë të gjatë si shumë të tjerë të klasës së tij politike e intelektuale, Uran Butka, përfaqësues i shoqatës "Lumo Skëndo" dhe autor i një monografie për Mit'hat Frashërin tregon në prag të dhënies së çmimit "Lumo Skëndo" disa detaje nga kërkimet dhe burimet e bibliofilit tonë që ishte po aq lexues sa edhe koleksionist i madh.
Butka thekson se në momentet kyçe të karrierës së tij diplomatike e politike, Frashëri ka gjetur kohën t'i kushtohet librit si subjekt. "Kur në vitin 1926 dha dorëheqjen në nga detyra e ambasadorit në Greqi, sepse në atë moment të politikës shqiptare qëndrimet e tij nuk përputheshin me drejtimet e politikës së Ministrisë së Jashtme, u kthye në Shqipëri dhe hapi librarinë me emrin "Lumo Skëndo" që ndodhej në Rrugën e Barrikadave e cila u kthye në qendrën më të rëndësishme kulturore, sepse të gjithë intelektualët aty ushqeheshin me libra." Përveç botimeve shqiptare që ishin të pakta, Mit'hati ishte i abonuar në angjencitë e mëdha botuese të Evropës prej nga vinin botime të të gjitha zhanreve, sidomos ato që lidheshin me Shqipërinë, me çështjen shqiptare, sepse ajo ishte akoma e pazgjidhur dhe e shtruar në tryezat e ndërkombëtarëve. Ndaj Frashëri vlerësonte botimet e Justin Godardit, Hebertit dhe Durhamit.
Kishte ardhur për herë të parë në atdhe në vitin 1912, atëherë solli me vete gjithë pasurinë librore që kishte familja Frashëri, trashëgimi nga i ati Abdyli, nga Samiu, Naimi, dhe nga vetë ai. I zbarkoi në Vlorë, i solli më pas me arka në Fier, i vendosi në familjen e Vrionasve.
Në Evropë ku qëndroi disa vjet si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes dhe në Lidhjen e Kombeve, krahas punës diplomatike në mbrojtje të çështjes shqiptare, ai merret edhe me librin, e njëkohësisht edhe me trajtimin e tij. "Në periodikët e kohës ai mbajti një rubrikë shumë interesante dhe nga më të bukurat "Duke kënduar një libër". Së shpejti lexuesi do të ketë në dorë një përmbledhje të veprës së Mit'hatit me mendimet e tij për librin. Po punoj për këtë. Po t'i lexosh këto shënime kupton se kemi të bëjmë me një kritik të shkëlqyer të librit që zë vend ndër studiuesit dhe kritikët më të shquar të Shqipërisë."
Butka kujtoi një tjetër moment historik që e shtyu Mit'hat Frashërin të zgjedhë librin. Pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës si përfaqësues i Kosovës (fakt që Butka e konsideron krejt të panjohur) dhe në vitin 1913, ai dha dorëheqjen sepse nuk e pranonte ose nuk ishte i bindur për rolin e qeverisë shqiptare. Atëherë ai shkoi të punonte mësues i thjeshtë në një shkollë fillore në qytetin e Elbasanit, edhe pse i kishte mundësitë të merrte një post të rëndësishëm politik. Zgjodhi profesionin që e lidhte sërish me librin. Një vit më pas ai ftoi gjithë qytetarët e Elbasanit të jepnin një grosh për t'i bërë një dhuratë të çmuar Miss Durhamit, një penë të larë në ar të cilën Frashëri do t'ia jepte në mënyrë ceremoniale kur anglezja zbriti në Vlorë në 1914. Ishte shprehje e mirënjohjes për veprën e saj në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe që të vazhdonte të shkruante për Shqipërinë.
Testamenti dhe konfiskimi
Ka qenë kaq i thjeshtë konfiskimi i bibliotekës së Mit'hat Frashërit?
"Në vitin 1929", pohon studiuesi Uran Butka "pra shumë vjet përpara se të ndërronte jetë, ai hartoi një testament i cili nuk përfshinte asgjë tjetër vetëm pasurinë librore. Aty shpreh dëshirën që gjithë kjo pasuri të vendoset në një institut të studimeve shqiptare, i cili duhej të ngrihej nga shteti shqiptar. E la edhe pasurinë e tij peng të këtij testamenti."
Një pjesë të librave Frashëri i kishte në shtëpi dhe një pjesë në Bibliotekën Kombëtare, me besimin dhe devotshmërinë si një nga themeluesit e saj. Ndërkohë ajo pjesë që ishte këtu u ruajt, kurse pjesa tjetër që ishte në shtëpinë e tij u mor nga institucione të ndryshme, një pjesë e mori prapë Biblioteka Kombëtare dhe institucionet e tjera. Megjithatë ajo që është e rëndësishme ishte pjesa e antikuarit. Pra gjithë veprat e letërsisë së vjetër shqipe, duke filluar nga Buzuku, Budi, Bogdani, Kristoforidhi i kemi sot falë koleksionit që ruante Frashëri.
Në Paris, me gjithë punën e madhe që kishte si i angazhuar për çështjen shqiptare, Frashëri do të hapte dy ekspozita me vepra të autorëve të vjetër të letërsisë shqipe, mebotimet e Kristoforidhit. Po kështu edhe në Shqipëri. Mbahet mend një ekspozitë që ai ka hapur posaçërisht me botimet për Skënderbeun.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LINDJA E SHQIPËRISË




Nga:Mit’hat FRASHERI


Sipas librave të shenjtë, lindja e çdo fëmije duhet të shoqërohet me dhimbje. E pra , asnjë lindje nuk është shoqëruar me kaq shumë dhimbje se sa ajo e shtetit të ri shqiptar.
Lufta ballkanike ndërmjet 4 aleatëve dhe Turqisë ishte në zhvillim të plotë, kur më 15-28 Nëntor 1912, në Vlorë një mbledje e madhe me delegatë nga e gjithë Shqipëria shpalli pavarësinë e Shqipërisë, pa u shqetësuar nga zhvillimi i luftës, por duke i kundërvënë arsyet e parimit, atyre të forcës.
Një javë më pas, kunsujt e Austro-Hungarisë dhe të Italisë në Vlorë u paraqitën pranë kryetarit të qeverisë së përkohshme për t’i njoftuar zyrtareisht nga ana e qeverive të tyre respektive se ato do të mbështësnin shtetin e ri shqiptar.

Në atë kohë Shqipëria ndodhej pjesërisht e pushtuar nga serbët e malazezët. Pas pak Janina dhe Shkodra do të binin në duart e grekëve dhe malazezëve, trupat e të cilëve do të futeshin akoma më thellë në brendësi të vendit, në mënyrë që ajo që quhej Shqipëri e pavarur të i8shte vetëm një territor i vohël, nga Vlora në Berat. Në këtë territor sundonte zia e bukës, ndërkohë që mbeturinat e ushtrisë turke që ia kishin mbathur nga Manastiri e Janina e keqësonin edhe më tepër gjendjen dhe përvbënin një rrezik për qeverinë e përkohëshme. Nga ana tjetër, Greqia kishte bllokuar brgdetin shqiptar, kishte këputur kabllin nënujor që lidhte Vlorën me Otranton, duke penguar çdo komunikim me jashtë. Pra, Shqipëria gjendej e rrethuar, e bllokuar dhe pa mjete materiale e mbështetje morale.
Ndërkohë, në Londër ishte mbledhur Konferenca e Ambasadorëve. Ndërmjet problemeve të tjera, ajo do të njihte Shqipërinë si një shtet të pavarur. Ishte një lehtësim i madh dhe një mbështetje e rëndësishme morale. Por jo e plotë. Mbetej të përcaktoheshin kufijtë e këtij shteti të porsalindur. Debatet mbi kufijtë e Shqipërisë zgjatën shumë kohë dhe përfshinë disa seanca të Konferencës. Sigurisht, fuqitë ndërluftuese nuk kërkonin gjë tjetër veçse ta ndanin midis tyre të gjithë Shqipërinë, duke e konsideruar veten si pasardhës të Turqisë në Evropë. Sipas aleatëve, Shqipëria nuk duhej të ekzistonte.
Mendimet e Fuqive të Mëdha ishin të ndryshme: Treshja kërkonte njohjen e një Shqipërie me kufij sa më të pranueshëm. Rusia dhe Franca e dëshironin këtë Shqipëri mëtë vogël, sa të ishte u mundur më të vogël, një dashtake, të lindur e të vdekur. Ndërmjet këtyre dy grupeve Anglia qëndronte në mes, duke anuar më shumë drejt së drejtës…
Fatkeqësisht, Konferenca e Londrës nuk bëri gjë tjetër veçse përcaktoi në vija të trasha kufijtë e Shqipërisë. Për ato të jugut do të dërgohej një komision ad hoc për të bërë përcaktimin në tërren mbi baza etnografike! E kemi kërkuar me shumë zell motivimin e kësaj loje, i kemi thartuar trutë, por arsyen nuk e kemi gjetur dot. Përse duhej “ komision studimi” kur Fuqitë e Mëdha i kishin të gjihta dokumentet e duhura, për këtë qëllim, të paraqitura nga konsujt e tyre, që nuk rreshtnin duke u marrë me këtë çështje qysh nga viti 1878?
Kufiri verior ishte përcaktuar më se i qartë, por edhe këtu duhej një komision për të përcaktuar vijën e saktë. Përsëri një komision!
Ndërkohë, Serbia kishte sulmuar Dibrën, kisht rrafshuar një rajon të tërë, kishte shkatërruar rreth 100 fshatra, masakruar ose djegur të gjallë me qindra njerëz të pafajshëm. Nuk duhej humbur zakoni i kanibalizmit! ( Fundi i Shtatorit 1913).
Mbëritën dhe komisionet për të dy kufijtë. Fatkeqësisht, ato punojnë ngadalë, dhe ai i veriut pothuajse nuk ka bërë , asgjë. Ai i jugut ka përshkuar trevat e Korçës dhe të Gjrikastrës dhe ka dërguar raportin e tij në Firence> U vendos që kufiri i jugut të jetë kepi Ftelia, përballë Korfuzit, dhe që Korça e Bilishti t’i rikthehen Shqipërisë.
Shumë mirë, por kjo duhej vënë në zbatim. Miqtë tanë, kaq të etur e kaq të gatshëm kur bëhej fjalë për konçensione, furnizime(1), për banka ose hua të detyruara, tregonin tani një ngathtësi të habitshme, kur ishte fjala për respaktimin e vendimeve të tyre, të marra në Konferencën e Londrës ose në atë të Firences.
Më në fund, Greqisë iu dorëzua një notë, sipas së cilës ajo duhej të largohej nga rajonet që duhej t’i riktheheshin Shqipërisë. Ajo bëri sikur u bind dhe Korça u zbras prej trupave grekë më 3 Mars 1914. Por Greqia ishte nënshtruar sa për sy e faqe. Dy fuqitë që nuk e dëshironin njohjen e Shqipërisë, shfaqën hapur simpatinë dhe mbrojtjen e tyre ndaj Greqisë. Nën nxitjen e këtyre dy mbrojtësve, Greqia vendosi t’i kundërshtojë vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Firences. Nën emrin e epirotëve, Greqia vendosi në rajonet ku ajo sapo ishte larguar ushtarët dhe oficerët e vet. I quajturi Zografos ( sot sekretar shteti i punëve të jashtme në kabinetin Gunaris) u ngarkua që tq ekzekutonte këtë plan. Ushtarët dhe oficerët grekë, kryen poshtërsitë më të ndyra në jug të Shqipërisë. Por simpatia e Francës dhe e Rusisë ishte në krahun e tyre; shtypi i paguar nga ato, vetëm lavdëronte krimet e tyre dhe tek çdo vrasës shihte një hero të tipit Epaminondas. .

E çfarë mund të bënte Shqipëria?


Mbreti i saj (që kishte mbërritur ndërkaq) nuk kishte forca të mjaftueshme përveç një mbeturine xhandarmërije, për orgaqnizimin e të cilës ishin ngarkuar oficerë holandezë. Kjo forcë dhe oficerë hiolandez u dërguan që të luftonin kundër grekëve.
Tani, simbas Konferencës së Londrës, Shqipëria ishte njohur si shtet asnjanës nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha, domethënë Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Rusisë. Dy nga këto fuqi, Franca dhe Rusia, përkrahnin hapur intrigat e grekëve. Të tjerët qëndronin si spektatorë të heshtur.
Por, ndërmjet këtyre gjashtë fuqive, kishte dy të tyjera që paraqiteshin si mbrojtëse të Shqipërisë: ato ishin Austria dhe Italia. Po ç‘bënin ato? Këto dy “mbrojtëse” dukej hapur se nuk interesoheshin fort për fatin e Shqipërisë, ose më mirë rrihnin ujë në havan. Ato ishin tepër të zëna me intriga të vogla, me çilimillëqe, me politikë tregtare, me bankat, me konçensione, etj., etj.
Shqipëria, pra, e braktisur ne fatin e vet, e dobët dhe e pa formuar mirë, gjendej përballë armiqësive të hapura e të deklaruara jo vetëm të Greqisë, që kishte marrë flamurin dhe po e shkretonte vendin pa mëshirë, por edhe të dy shteteve të vegjël sllavë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtyre tri fqinjëve të tërbuar u ishte bashkuar edhe Turqia, që nuk mund të pranonte një shtet të pavarur mbas një vartësie të vjetër. Pra, grekë, serbë e turq ishin kapur dorë më dorë nën vështrimin atëror dhe tutelën e gjashtë Fuqive të Mëdha.
Nga ana tjetër, Shkodra ishte kthyer në një vatër intrigash të tjera. Dihet se malazezët hynë në Shkodër më 24 Prill 1913, por me ndërhyrjen kërcënuese të Austrisë, dhe falë qëndrimit energjik të Anglisë, malazezët u detyruan të largohen nga qyteti më 14 Maj. Shkodra dhe rethinat e saj u vunë nën autoritetin e një force të vogël ndërkombëtare, e cila qëndroi aty deri në muajin Gusht, domethënë deri në çastin e fillimit të luftës së madhe. Por, përfaqësuesit e huaj në Shkodër, nuk lanë një çast pa thurur intriga, duke e nxitur popullin kundër regjimit. Përfaqësues të krishterë dhe si të dërguar të Fuqive të Mëdha në luftën kundër Turqisë-nuk skuqeshin aspak duke bërë propagandë për një princ musliman të familjes otomane.
Më së fundi shpërtheu kryengritja, një ktyengritje e mallkuar. Një pjesë e Shqipërisë së mesme rrëmbeu armët dhe u ngrit hapur kundër qeverisjes së Princ Vidit. Mbreti i kishte të Gjitha forcat në jug, kundër grekëve, du7ke u përpjekur të mbronte çdo copë tokë që grekët kërkonin ta shkretonin, çdo fshat që ata donin ta digjnin.
Gjatë kësaj kohe Fuqitë vazhdonin të mos interesoheshin, ose më mirë të armiqësoheshin me Shqiperinë. Dështimi i të poshtrir Esat (nxitës i kryengritjes) e kishte bërë të pakënaqur Italinë, që ndjehej e fyer në dinjitetin e saj si mbrojtëse e Esatit. Një rivalitet i tërbuar nisi ndërmjet Italisë e Austrisë, rivalitet që ishte mjft i dëmshëm për Shqipërinë. Shqipërisë iu refuzua çdo ndihmë, iu sekuestrua paraja që ndodhej në bankat e Austrisë dhe Italisë, u kërcënua mbreti se do të lihej pa bukë qyteti i Durrësit dhe garnizoni që e mbronte, duke suprimuar të vetmin shërbim lundrues për të bërë të pamundur transportin e sendeve ushqimore.
Dhe kështu, i gjendur pa rrugëdalje, Princi Vid u detyrua të marrë udhën dhe të largohet përkohësisht nga Shqipëria.


L’Indipendance Albanaise,
Viti I, Nr. 4, 1 Prill 1915.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Esetë dhe shkrimet politike që Mid'hat Frashëri shkroi në vitet 1915-1925 për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve ndaj çështjes shqiptare, për herë të parë në shqip nga përkthimi frëngjisht, në vëllimin "Fati i Shqipërisë"

"Fati i Shqipërisë", një përmbledhje me ese me autor Mid'hat Frashërin, është rezultat i një pune kërkimore, klasifikuese dhe mbi të gjitha, punë me përkthimin që Aleko Gjergo, kryetar i Shoqatës së Mendimit dhe Kulturës Kombëtare "Lumo Skëndo", ka bërë prej pas nëntëdhjetës.

Janë shkrime që botohen për herë të parë të qëmtuara nga shtypi i kohës dhe nga botime që Frashëri ka bërë jashtë kufijve të Shqipërisë në gazeta të huaja.

"Fati i Shqipërisë" që mban titullin e një eseje të shkurtër, të cilën po e botojmë më poshtë, na njeh me një personalitet politik, i cili prezantimin e botës shqiptare e bën, së pari, me një kulturë gjuhe edhe kur është në një regjistër administrativ, me një gjuhë lakonike, me densitet të mendimeve, me një stil që e imponon autorin e radhëve tek letërmarrësi apo lexuesi i tyre.

Një seri shkrimesh që janë të mbushura me dritë, të qarta, sepse autori ka një vetëdije jo të qorruar kur shkruan për bashkëpatriotët e tij, nisur nga dija, nga kultura, nga mendja e ndriçuar.

Nëse është ky nacionalizëm, atëherë Mid'hat Frashëri është një nacionalist me një ndërgjegje aspak ekspansioniste me apologjitë për gjendjen e mjeruar të Shqipërisë dhe shqiptarëve, "këtij populli të lashtë".

Ai mbron çështje të kufijve, argumenton qëndrimin e fqinjëve, të ndërkombëtarëve po ashtu, përballë të cilëve është bashkëbisedues që rri në të njëjtën shkallë kur vendi i tij rri në një botë poshtë këtyre shkallëve, në gjendje aspak të favorshme.

Gjergo e quan "zëdhënës të nacionalizmit shqiptar dhe vepra tij, qoftë publicistike, qoftë politike, ka në bazë nacionalizmin. Mid'hat Frashëri fliste dhe shkruante për një Shqipëri të orientuar drejt Perëndimit".

Është gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe Shqipëria ishte një vend pak të thuash i prapambetur.

Frashëri kërkonte shkaqe të kësaj prapambetjeje, dhe në disa shkrime të përmbledhjes "Fati i Shqipërisë" ai hyn thellë në histori, udhëtim që i shërben për të lexuar konflikte të reja, duke shkuar drejt origjinës së tyre.

Gjergo, thotë se mënyra se si i ka shkruar Frashëri këto ese ia ka lehtësuar shumë punën me përkthimin - disa prej eseve i ka përkthyer Rafael Floqi. "Frëngjishtja e Mid'hat Frashërit është ekselence, aristokrate, e pasur, njëkohësisht e thjeshtë", - pohon Gjergo.

Përmendim esetë "Shqipëria dhe shqiptarët" botuar në Lozanë më 1918, "Shqiptarët në vendlindje dhe në mërgim", "Popullsia e Epirit" botuar më 1915-ën, "Çështja e Epirit", "Shqipëria dhe Adriatiku", "Lindja e Shqipërisë", "Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha", "Shqiptarë dhe sllavë", "Burimet e konfliktit italo-shqiptar 1912-1920". Siç shihet, temat sugjerojnë çështje të natyrës historike, të etnogjenezës dhe çështje mirëfilli politike.

Sot, shumëkush i jep të drejtë vetes të mendojë se pushteti i vërtetë i një politikani është politika e tij, se asgjë tjetër nuk mund të ketë përgjegjësitë që ka politika.

Duke lexuar Frashërin vë re dallimin: politikanët e sotëm shqiptarë e njohin kaq pak vendin ku ushtrojnë pushtetin, prandaj e drejtojnë keq atë, aq keq sa kanë bërë aksidente të rënda që e kanë gremisur këtë vend.

Jo vetëm kaq. Sot po fryhet një opinion (e proklamonte para do ditësh këtë opinion të ripërtypur në ekrane dhe skena publike si në një spektakël, një aktore e sapozgjedhur deputete) se forma më e lartë e përmbushjes së detyrës qytetare dhe e mbrojtjes së të drejtës qytetare na qenkësh politika dhe kjo nëpërmjet politikanit, duke e paraqitur gati-gati si mision të një race të bardhësh në një atdhe zezak.

Në një mbyllje të një prej eseve, Frashëri shkruan: "Akoma dhe një fjalë i dashur lexues, para se të ndahemi. Nuk kemi dashur aspak të bëjmë me këto fjalë një apologji të shqiptarëve.

Ky nuk është një lavd ditirambik për ta, por vetëm e vërteta. Është shkruar shumë pak për shqiptarët dhe mund të shkruhet më tepër. Ata vetë e kanë neglizhuar mjaft publicitetin dhe ky ka qenë një gabim i tyre."

Fati i Shqipërisë Mid'hat Frashëri
Më lejoni t'ju shkruaj disa rreshta për Shqipërinë, sepse mendoj se paqja e Ballkanit do të varet mjaft nga zgjidhja që do t'i jepet kësaj çështjeje.
Zgjidhja është fort e thjeshtë: të konfirmohen të drejtat që Fuqitë e Mëdha i kanë njohur Shqipërisë më 1913-ën në Londër.

Duke qenë se gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria qëndroi asnjanëse, dhe askush nuk i mohon këto të drejta ndërkombëtare, ishte e natyrshme që Konferenca e Paqes dhe Konferenca e tanishme e ambasadorëve në Paris, të njihnin një fakt të ndodhur dhe një të drejtë të fituar.

Fatkeqësisht, që prej dy vitesh e gjysmë që kjo mbledhje po merret me fatin e popujve, Shqipëria po konsiderohet si një mall tregu, si monedhë shkëmbimi, për të kapërcyer vështirësitë që Fuqitë e Mëdha po ndeshin në vende të ndryshme dhe ndërmjet tyre. Dheja tani, në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve parashikon të marrë një vendim, sipas të cilit Shqipëria të ndahet e tëra ndërmjet Serbisë dhe Italisë!

Meqë copëtimi nuk mund të bëhet hapur pa shkaktuar skandal, po ndiqet një mënyrë e tërthortë: Italisë t'i njihen disa "të drejta" mbi Shqipërinë dhe, Serbisë t'i jepen disa pjesë të kësaj Shqipërie, ndonëse këto zona janë krejtësisht shqiptare dhe pika strategjike të një rëndësie të veçantë, çka do t'i shërbejë Serbisë për të terrorizuar ditë dhe natë shqiptarët.

Me fjalë të tjera, të dobësohet Shqipëria duke e gjymtuar edhe një herë tjetër, duke ia nënshtruar atë pjesërisht rrezikut serb dhe t'i jepet Italisë mundësia që të ndërhyjë në Shqipëri, ose të dy shtetet armiq (Serbia dhe Italia), të kërkojnë të rregullojnë hesapet midis tyre, duke nxjerrë telashe të mëdha.

Në rast se një projekt i tillë do të realizohet, e ardhmja e Shqipërisë do të rrezikohet së tepërmi, gjë që nuk do të kalonte pa zhvillime të ngatërruara ndërmjet vetë fqinjëve të saj (serbëve, grekëve dhe italianëve). Kështu, paqja do të kishte mjaft për të humbur dhe drejtësia asgjë për të fituar.

Për të ndrequr këto vështirësi me serbët dhe grekët, Shqipëria i është drejtuar Lidhjes së Kombeve, ku ajo është anëtare, por Fuqitë e Mëdha nuk kanë lejuar që Lidhja të merret me këtë çështje.

Ato ia kanë deleguar të drejtën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Shqipërisë e Fqinjëve të saj në lidhje me kufijtë, vetëm Konferencës së Ambasadorëve. Për shqiptarët këto kufij ekzistojnë dhe janë të padiskutueshëm tashmë qysh nga viti 1913.

Tani, duke pritur që ambasadorët të marrin një vendim në Paris, serbët, që kanë pushtuar qysh nga viti 1918 një pjesë të mirë të Shqipërisë, e sulmojnë Shqipërinë edhe përtej vijës së kufirit të vendosur në vitin 1913, bombardojnë fshatrat dhe shkaktojnë humbje të mëdha në njerëz.

Zoti Spalajkoviç, delegat i Serbisë në Lidhjen e Kombeve, ka deklaruar më 26 shtator përpara komisionit të të Gjashtëve se ushtria serbe qëndron në Shqipëri sipas urdhrit të gjeneralit Franchet D'Espery, komandant i vjetër i ushtrisë Lindore dhe se nuk do të lëvizë që andej pa një urdhër tjetër.

Delegati i Francës, senatori Reynald nuk e ka denoncuar këtë deklaratë kaq të paturpshme.

Është e qartë se gjenerali francez nuk mund ta miratojë qëndrimin e serbëve në Shqipëri, por mbas një deklarate të bërë nga një i dërguar zyrtar, nuk ka vallë Franca detyrimin moral që të ftojë qeverinë e Beogradit për t'i larguar nga një territor i huaj i pushtuar, ku serbët vitin e shkuar kanë shkatërruar 150 fshatra?

Shqiptarët e presin këtë përpjekje, ashtu si edhe konfirmimin e të drejtave të tyre nga Fuqitë e tjera të Mëdha, sepse është në interes të paqes dhe të moralit ndërkombëtar.
Ka dy vjet që Shqipëria është bërë një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.

A nuk duhen ndihmuar ata në veprën e tyre dhe t'u lehtësohet barra, në vend që t'u nxjerrësh pengesa? Për më tepër, tani është vështirë të ndalohet kjo Shqipëri që të jetojë dhe shqiptarët shpresojnë shumë se Konferenca e Ambasadorëve nuk do të vonojë të japë verdiktin e drejtë, të bazuar në ruajtjen integrale të ekuilibrit, duke bërë që të respektohen të drejtat e Shqipërisë nga serbët, grekët dhe italianët.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LETERSIA E VJETER
Letërsia e vjetër shqiptare lindi dhe u zhvillua në mesjetë, kur vendi ynë nën zgjedhën osmane, në kushtet e shoqërisë feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe përmbajtja e saj është kryesisht fetare. Të nisur nisur nga qëllime atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe vepra mësimore e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit, shume vjersha të bejtexhinjve etj.
Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të lashta.
Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë. Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është "Historia e Skënderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm "Meshari", në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj., në Veri.
Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si: në Voskopojë, Elbasan, Gjirokastër dhe Janinë. Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX, ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor të qyteteve të këtyre anëve. Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720-1770
Ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtë e Shkodrës. Kishte, gjithashtu, një biblotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura për kohën. Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boçari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin , ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhët e tjera.
Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve (letërsi shqiptare me alfabet arab) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashëri, nga Frashëri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.
Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI deri nër ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollë Filja (1682-1769). Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës (shek XVIII), ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj. Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane. Heroizmi i bashkatdhetarëve i mbeti në sy e në mendje, derisa e përjetësoi në veprat e tij historike kushtuar luftrave për të mbrojtur atdheun "nga kujtimi i të cilit,- shkruan ai,- tani përtërihem si për mrekulli, por edhe për të cilin s'mund të shkruaj pa lot në sy". Rënia e Shkodrës, që ishte një nga kalatë e fundit të qëndresës shqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, e detyroi Barletin, si shumë të tjerë, të mërgonte në Venedik me 1504. Por vepra që i dha emër Barletit në kulturën shqiptare dhe në botë ishte "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut", shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latisht tri herë, u përkthye në shumë gjuhë evropiane dhe u bë burim i një literature të gjerë për heroin tonë kombëtar, të shkruar në gjuhë të ndryshme të botës, që nga italishtja, spanjishtja, rusishtja, frengjishtja, greqishtja e deri në japonisht. F.S.Noli ka shkruar me të drejtë se vepra e Barletit "fitoi këndonjës anembanë botës dhe e bëri të pavdekshëm kujtimin e Skënderbeut në Evropë".
Popullariteti i madh që gëzoi vepra shpjegohet me dy arsye: e para lidhet me subjektin që trajton, me figurën e Skënderbeut, e cila u bë e njohur dhe legjendare qysh në kohën e vet; e dyta qëndron në forcën dhe bukurinë e stilit me të cilin ajo është shkruar, një stil që të rrëmben.
Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut është, në rradhë të parë, një vepër historike, por e shkruar nga një dorë mjeshtri. Stili i gjallë dhe elegant me të cilin e ka shkruar Barleti, e bëjnë atë një vepër edhe me vlerë letrare. Këto vlera qëndrojnë në gjuhën e pasur dhe në figuracionin e pasur, në mjeshtërinë plastike të vizatimit të figurës së Skënderbeut, në frymën patetike dhe vrullin tronditës që përshkon tregimin, si dhe në bukurinë, gjerësine dhe lehtësinë e frazës. Vepra e Barletit përshkruan historinë e luftrave heroike të shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër hordhive osmane. Atë e përshkon nga fillimi në fund ndjenja atdhetare, krenaria e autorit për vetitë luftarake të popullit të vet, dashuria dhe adhurimi për heroin, që i dha emrin një epoke të tërë në historinë e popullit shqiptar.
Vlera më e çmuar që gjen Barleti te bashkatdhetarët e vet, është dashuria për lirinë, për trojet amtare, vendosmëria për të dhënë edhe jetën për mbrojtjen e tyre.
Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kjo është një nga idetë e mëdha të veprës. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër, shkruan Barleti.
Duke folur për qëndresën e shqiptarëve gjatë shekullit XV, Barleti ka vënë në qendër të veprës së vet protagonistin dhe heroin e saj qendror Gjergj Kastriotin. Kjo figurë është vizatuar me dashuri e ngjyra të gjalla; ajo është dhënë me tiparet që ia njeh historia, pra gjithmonë në frymën e humanizmit e të konceptit humanist për njeriun dhe luftëtarin e lirisë.
Barleti e jep Skënderbeun si personifikim të heroit që mishëron forcën e njeriut, aftësinë dhe bukurinë fizike e morale të kësaj krijese të mrekullueshme, sipas botëkuptimit humanist. Figura e tij del madhështore, si një hero legjendar, simbol i çlirimtarit dhe i mbrojtësit të lirisë, prijës i një populli luftëtar e trim , të dashuruar deri në dhembje me trojet e veta dhe me lirinë.
Luftëtar i ashpër dhe prijës me një zemër të madhe njerëzore, madhështor dhe legjendar - e tillë të mbetet në mendje figura e heroi , skalitur si me daltë nga pena e Barletit.
Në veprën "Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut„ autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve.
Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t'i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t'a ushqejnë edhe sot. Në disa raste, i rrëmbyer nga entuziazmi që i shkakton kujtimi i ngjarjeve heroike që përshkruan edhe urrejtja për pushtuesin, Barleti i zmadhon ngjarjet e‚ sidomos ndryshon shifrat e pjesëmarrësve në luftime. Por, prapëseprapë, në thelb dhe në frymën e saj të përgjithshme vepra i përmbahet së vërtetës historike.
Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare. Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbëritur deri në ditët tona, është "Meshari„ i Gjon Buzukut (1555). Kush ishte autori, nga ishte, ku punoi, mbi ç'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janë pyetje që ende nuk kanë gjetur një përgjigjje të plotë. ndonjë gjë të paktë që dimë për jetën e autorit, për vështirësinë që hasi, për punën, qëllimin dhe për kohën kur e shkroi ose e botoi veprën e vet e mësojmë vetëm nga pasthënia e librit. Gjon Buzuku ishte një prift katolik, një famulltar i thjeshtë, që, me sa duket, punoi në Shqipërinë e Veriut, jo larg vendit ku e botoi veprën e tij ndoshta në trevën e Ulqinit e të Tivarit. Siç na thotë vetë, veprën e filloi më 20 mars 1554
Dhe e mbaroi më 5 janar të 1555, koha që punoi për shqipërimin, ose për botimin e saj nuk del e qartë.
Libri, ashtu siç është sot, ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera nëpër mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin e botimit etj. Është kjo një fatkeqësi apo fatmirësi, s'mund ta themi dot. Ndoshta, po t'a kishte kopertinën ose edhe faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kane qenë ndaluar nga kisha katolike e Romës.
Kështu që janë zhdukur nga qarkullimi të gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetëm kjo që është e gjymtuar. Kjo , ndoshta është arsyeja që ajo sot gjendet vetëm në një kopje, të fshehur e të harruar që i ka shpëtuar syrit të inkuizicionit.
Kopja që gjendet, me sa duket ka qenë përdorur shumë. Veç fletëve të grisura, në shumë faqe anash ka shënime e emra priftërinjsh që, me sa duket , e kanë pasur nëpër duar.
Përmbajtja e librit është fetare dhe kryesisht me pjesë liturgjie, pjesë që lexohen e recitohen vetëm prej klerikëve në shërbesat kishtare. Përkthim i një libri latinisht i shkruar me alfabetin latin. Për disa disa tinguj të shqipes, si: q, gj, th, dh, z, x, etj; që nuk i ka gjuha latine, autori përdor pesë shkronja që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Gjuha e veprës është ajo e dialektit të Shqipërisë Veriore e Perëndimore. Këtë alfabet do ta përdorin edhe autorët pas tij, me ndonjë ndryshim të vogël.
Përmbajtja e veprës dëshmon për përdorimin e shqipes në shërbesat fetare. Jemi në kohën kur në Evropë kishte shpërthyer lëvizja për t'u shkëputur nga kisha katolike e Romës, lëvizja që njihet me emrin protestantizëm. Një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizje ishte që shërbesat kishtare të bëhen në gjuhën amtare. Edhe Buzuku, me sa duket, ecën në këtë rrugë, edhe pse kjo është në kundërshtim me urdhërat e Vatikanit. Nga ato që thotë në pasthënie, duket se Buzuku nuk hyri rastësisht në këtë rrugë.
Në rrethanat që ishin krijuar në Shqipëri nga pushtimi osman, kisha katolike e Romës ishte e detyruar të bënte lëshime për t'i vënë fre islamizmit të popullsisë shqiptare. Këtë gjë e kuptoi dhe e shfrytëzoi Buzuku, i nisur jo vetëm nga qëllime fetare por edhe atdhetare.
I ndikuar nga idetë e lëvizjes protestante, Buzuku iu vu punës qe besimtarët shqiptare shkrimin e shenjtë ta merrnin drejtpërdrejtë në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, si atdhetar, ai desh të bënte dicka për popullin e vet dhe është i vetëdijshëm se me punën e tij do t'i shërbente popullit të vet, jo vetëm për të dëgjuar e kuptuar përmbajtjen e disa ceremonive kishtare, por edhe se ajo përbën pikënisjen e shkrimit të gjuhës shqipe drejtuar masave shqiptare. Me veprën e tij ai mundohej të afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetëm meritë letrare, por është edhe një hap i guximshëm kulturor, që bën pjesë në luftën e popullit shqiptar për çlirim e përparim. Këto probleme e kanë munduar për një kohë të gjatë autorin, prandaj ai shkruan në pasthënie <<…U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut , tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nse shkruomit shenjtë, nse dashunit nse botëse, sanë, desha me u dedigune përsa mujta me ditune, me zbritunë (me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglojinë …>>
Të ndriçojmë mendjet e njerëzve, pra ky ka qenë edhe njeri nga qëllimet për të cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në Mesharin e tij gjendet dhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë meshar të botës: Gjithë popullsinë e krishtene, ndër Arbanit ata n'mortajet largo, ty të lusmë. O Zot. Te Arbëria, pra aty i rreh zemra Buzukut. Nga të gjitha këto del qartë se me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqipëtare dhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, kulturë që te humanistet u përfaqësua me vepra kryesisht në gjuhën latine, që ishte gjuha e kulturës së kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit et , në gjuhën shqipe.
Që nga botimi deri më 1740, gati dy shekuj Meshari ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur. Më 1740, atë e zbuloi në Biblotekën e Propaganda Fides afër Romës autori gjakovar Gjon Kazazi. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Pas kësaj çështja mbeti përsëri në heshtje edhe për më tepër se një shekull deri më 190 , kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi po jo më në Biblotekën Propagada Fides, por në Biblotekën e Vatikanit, në Romë, ku gjendet edhe sot. Me 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Biblotekën tonë Kombëtare. Më 1968 gjuhëtari ynë i shquar Eqerem Cabej, bëri një botim shkencor të veprës së Buzukut, duke e shoqëruar me një studim më të gjerë për gjuhën dhe meritat e autorit.
Gjuha e pasur e librit dhe drejtëshkrimi përgjithësisht i ngulitur dëshmojnë se kjo vepër duhet te jetë mbështetur në një traditë të mëparshme të shkrimit të shqipes kishëtare, traditë që rrebeshet e kohërave të vështira që kaloi vendi ynë, me sa duket e kanë marrë me vehte. Por edhe libri i Buzukut krijoji padyshim një traditë për autorë që erdhën pas tij. Të shkruaje në shqip një libër fetar në një kohë kur kjo gjuhë nuk ishte lëvruar si gjuhë kulture, nuk ishte e lehtë. Buzuku ia doli mbane veç të tjerash edhe pse shfrytëzoi pasurinë e gjuhës pupullore si dhe mjaft fjalë të lashta, që ndoshta, i përkisnin traditës së shkrimit të shqipes para tij.
Gjuha e veprës ka në bazë të folmen e Shqipërisë Verilindore, por të bie në sy përpjekja për ta ngritur atë mbi dialektin nga është nisur. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare, të një proze me vlera letrare, që dallohet për mjeshtërinë e përdorimit të fjalës, dhe sigurinë e ndërtimeve gjuhësore pak a shumë të qëndrueshme. Meshari i Buzukut ka rëndësi shumë të madhe për historinë gjuhës së shkruar shqipe. Duke krahasuar gjuhën e Buzukut me shqipen e sotme, vërehen zhvillime të ndryshme që ka pasur gjuha jonë që nga shekulli XVI e deri më sot, gati për pesë shekuj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare. Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë. Për jetën veprimtarinë dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta. Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin. Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit. Në këtë letër Budi pas hyrjes bën edhe një autobiografi të shkurtër , nëpërmjet së cilës mësojmë dicka të sigurt për jetën e tij.
Lindi në Gurë të Bardhë të Matit me 1566 nga një familje e dëgjuar dhe e vjetër. Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual e mori në vend, pranë disa ipeshkevet të ndryshëm, deri në moshën 21-vjeçare. Më 1587 u caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në Kosovë dhe me vonë 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1516-1522 bëri disa udhëtime në Itali, kryesisht për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. U mbyt në dhjetor të vitit 1622 duke kaluar Drinin, por vdekja e tij nuk ndodhi aksidentalisht; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim nga zgjedha e huaj. Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës. Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.
Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kuhstoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera. Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar. Clirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.
Siç del nga letra që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma. Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj. Ndër të tjera shkruan: "Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar. Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve… Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë. Grushti që do të marrë Turqia këtu, do të jetë ndihmë edhe për polakët„ .
Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera. Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua. I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, iu vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe. Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e degjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë. Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishtenë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit". Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar. Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë. Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fhsehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare. Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë. Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë. Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve. Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari. Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale. Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare. Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet. Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë…
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare. Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.
Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij. Para tij njohim vetëm një vjershë të shkurtër me 8 vargje, të shkruajtur nga arbëreshi Matrënga, kurse Budi na ka lënë 23 vjersha me mbi 2.300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale. Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Në njërën prej tyre, në formën e një pyetje retorike, poeti shpreh ndjenjën e trishtimit dhe të kotësisë që e pushton kur mendon se të gjithë njerëzit i rrëmben vdekja:

"Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtë si rrufe?„

Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare. Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim. Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri. Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj. Rrjedhimet e këtij vendimi të guximshëm u dukën shpejt. Forcat kundërshtare u bashkuan në një front të përbashkët, duke përdorur si mjet valët e rrëmbyeshme të Drinit, për ta eleminuar Budin në një ditë të dhjetorit të vitit 1622.
Jeta e Budit është një jetë kushtuar fund e krye çështjes shqiptare. Programi fisnik i gjithë kësaj veprimtarie atdhetare mund të përmblidhen në këto fjalë që shkroi me dorën e tij: "…aqë sa munda luftova me gjithë zemër jo për qishdo lakmi e lavdi të mrazët, po me një të madh dëshirë për ndihmë të patries e të gjuhës sonë„ .
Figura e Pjetër Budit ngrihet si shembull heroizmi e vetëmohimi për vendin dhe popullin e vet, duke u bërë në disa drejtime pararendës i rilindësve.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Frang Bardhi



E Vjetër



E Bejtexhinjve



E Rilindjes



E Pavarësisë



Moderne



Antike Greke






Shkruaj në forum
për këtë autor






Autorët e kësaj periudhe



Marin Barleti


Gjon Buzuku


Pjetër Bogdani


Pjetër Budi


Frang Bardhi





Hyrje

Autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare është Frang Bardhi. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare. Ai kishte interesa më të gjera. Bardhi bëri edhe përkthime fetare, por ato mbeten të pabotuara dhe
humbën, prandaj ai ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare si leksikografi i parë shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet në historine e letërsisë sonë me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skënderbeut„. Këto vepra e lidhin atë më tepër me humanizmin shqiptar sesa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI-XVII.
Edhe për jetën e Bardhit dhe për veprimtarinë e tij kemi pak të dhëna. Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej që i perkiste një familjeje pjestarët e së cilës nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu në Itali, në kolegjin e Loretos dhe pastaj në atë të Propaganda Fides. Me 1635 u emërua peshkop i Sapes ( Zadrimë ). Në veprimtarinë e tij politike Bardhi do te jetë në rradhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe përparimit të vendit dhe të gjuhës shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nën sundimin e egër osman, dëshira dhe përpjekjet për t'a ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që i dërgonte herë pas here Papës. Ja si shprehet në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhët të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …"
Relacionet e tij kanë edhe më shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit, për zakonet, traditën e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje që në hapat e parë të jetës së vet, si misionar i fesë, Bardhi hyri në konflikt të hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, të cilin edhe do ta padise si një nga shkaktarët e vullnetshëm të mbytjes së Budit. Konflikti do të ishte aq i ashpër sa me një letër drejtuar Vatikanit vetëm 4-5 vjet pasi kishte ardhur në Zadrimë, do të shkruante: "Në qoftë se do të shpëtoj i gjallë nga telashet që më shkakton kryepeshkopi, qoftë ai vetë, qoftë me anën e zotërinjve turq, do të vij në Romë, për t'i treguar të gjitha dhe për të kërkuar ndihmë.
Bardhi e shikonte detyrën e peshkopit jo thjesht si të një misionari kishëtar, por edhe të pregatiste të rinj shqiptarë të shkolluar e t'i vinte fre dërgimit të misionarëve të huaj në viset shqiptare. Ai kërkonte klerikë të arsimuar
shqiptarë, që t'u hiqeshin nga duart misionarëve të huaj shkollat që ishin hapur në vendin tonë për qëllimet e tyre të mbrapshta. Ai vetë, kishte nxitur dhe dërguar për studime në Itali, klerikë të vendit, të cilët do të merrnin dorë drejtimin e këtyre shkollave.
Vitet e fundit të jetës së Bardhit në vend që të ishin vite pune në lëmin e gjuhësisë e të letërsisë shqipe dhe të lëvizjes shqiptare për t'u çliruar, siç pritej prej hartuesit të fjalorit të parë të shqipes, përmbledhësit të parë të folklorit të parë të shqipes, prej mbledhësit të parë të folklorit tonë dhe prej mbrojtësit erudit të shqiptarisë së Skënderbeut, ishin vite lufte kundër pushtimit të huaj, ashtu edhe kundër synimeve të kishës katolike të Romës, vite që e lodhën shumë. Duke u gjendur në pellgun e kundërshtimeve dhe të intrigave që u thurren kundër tij më në fund u dorëzua, në mos drejpërdrejt, tërthorazi. Vdiq fare i ri, në moshën 37-vjeçare, në një kohë kur mund të ndihmonte shumë për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të kulturës shqiptare.
Megjithatë Bardhi mbetet një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare për kohën kur jetoi. Ai na la trashëgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skënderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi që kur ishte student dhe e botoi më 1635 në Romë. Autori thotë se e shkroi këtë vepër që t'i ndihmonte "…gjuhës sonë që po bdaret e po bastardhohet sa me parë të ve …„ Bardhin e brente kështu shqetësimi si ta ruante gjuhën shqipe që të mos prishej e të mos humbiste me të kaluar të kohës në kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetër t'u shërbente edhe klerikëve katolike shqiptarë që nuk dinin gjuhën latine. Fjalori përmban rreth 2.500 fjalë shqipe. Krahas fjalëve, jepen edhe togfjalësha që tregojnë përdorimin e tyre. Në këtë fjalor për herë të parë gjuha shqipe ballafaqohet me një gjuhë të përpunuar, siç ishte gjuha latine në atë kohë.
Përkthimi në shqip mbështetet kryesisht në gjuhën popullore, në fondin kryesor të gjuhës sonë, por shpeshherë Bardhi sjell në përdorim edhe shume fjalë të lashta. Me këtë vepër zë fill leksikologjja shqiptare, ndaj me të drejtë Bardhi quhet edhe leksikologu i parë në historinë e gjuhës shqipe.
Në fund të fjalorit, në një shtojcë, autori ka perfshirë edhe material gjuhësor, si; emra mashkullore e femërorë, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe të kështjellave kryesore të Shqiperisë, parafjalë, pasthirrma, disa mënyra të përshëndeturi si dhe një dialog të shkurtër.
Por kjo vepër i hapi rrugë dhe një dege tjetër të dijes shqiptare, folkloristikës sonë, sepse në të jane përfshirë edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetëm pak të përkthyera. Edhe në zgjedhjen e tyre autori niset nga qëllime të qarta patriotike. Ndër këto proverba, interes të veçantë kanë ato që dëshmojnë për vetitë e bukura morale të popullit tonë, veçanërisht ato që shprehin urrejtjen për pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Në fjalorin e tij ka përdorur alfabetin latin, pothuajse njëlloj si Buzuku e Budi, me ndonjë ndryshim të vogël, çka të bën të mendosh se duhet të ketë njohur veprat e tyre.
Vepra tjetër e njohur e Bardhit është "Apologjia e Skënderbeut", botuar latinisht në Venedik më 1636. Titulli i saj i plotë është: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkëatdhetarëve dhe atdheut të tij prej Frang Bardhit". Vepra në të vërtetë është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur Apologjia e Skënderbeut. Këtë vepër autori e ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut prejardhjen shqiptare. Më 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar një libërth ku pretendonte se Skënderbeu nuk ishte me origjinë shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviçëve. kjo rrethanë i jep veprës një frymë të mprehtë polemike dhe një stil energjik.
Këtë falsifikim Bardhi e quan të "kobshëm„ dhe ai iu vu punës për këtë vepër, se, po të heshtte, i dukej sikur do të tradhëtonte veten dhe atdheun. Pra , është ndjenja atdhetare ajo që e bren përbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punës së tij bëhet më e madhe kur kjo ndjenjë përkon me drejtësinë e çështjes që mbron. Bardhi do t'i japë popullit të vet atë që i përket, duke pasur parasysh më tepër të vërtetën se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes të rrëmbente një populli tjetër atë çka i përket atij. Dashuria e tij për atdheun fisnikërohet aq sa është e lartë edhe madhështore ideja dhe ndjenja e së vërtetës "Unë e mora përsipër këtë barrë, - thotë Bardhi, - jo për ndonjë arsye tjetër, veç që të qes para syve të tu
(lexues) të vërtetën lakuriqe, të panjollosur, sepse kjo s'ka nevojë të lyhet e të stoliset me fjalë të bukura edhe të rrema".
Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e larta janë idetë themelore që përshkojnë fund e krye veprën. Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit.
Për të mbrojtur shqiptarësinë e Skënderbeut autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta historike, pa nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e shkencës historike të kohës dhe vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë që sjell si argumente në mbrojte të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i traditës gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij rrojnë të gjalla në ndërgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer në ditët e sotme, - shkruan autori, - bashkëkohësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimërinë e tij nëpër gostitë… dhe e quajnë Skënderbeun tonë me emrin "Kuçedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë që shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria për popullin dhe vendin e vet, krenaria për të kaluarën e tij të lavdishme dhe admirimi për heroin që çuditi botën me trimërinë e tij përshkojnë gjithë veprën. Këto përcaktojnë edhe disa cilësi të stilit të autori , si: patosin e ngritur, frazën e gjatë dhe të ngjeshur, gjuhën e mprehte plot thumba, për të hedhur poshtë fallsifikimet e kundërshtarit etj. Këto tipare e bëjnë veprën jo thjesht një polemikë historike, por një libër me vlera letrare. Njeri me kulturë të gjerë dhe mendje të mprehtë, Frang Bardhi, duke vazhduar traditën e Barletit në historiografinë shqiptare dhe duke hapur rrugë në fushën e leksikograisë e të gjurmimeve etnografike, me veprën e tij u bë një figurë e shquar e kulturës shqiptare të shekullit XVII.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Me veprimtarinë e tij politike 40-vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me veprën e vet "Çeta e profetëve", Pjetër Bogdani me të drejtë është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së Rilindjes sonë Kombëtare. Lindi në Gur të Hasit, një fshat i Kukësit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartë (kryepeshkop i shkupit), ishte marrë me lëvrimin e gjuhës sonë, kishte hartuar në gjuhën shqipe edhe një gramatikë të latinishtes, madje kishte mbajtur në Kosovë edhe një shkollë ku mësohej gjuha shqipe.
Mbasi kreu studimet e mesme fetare në Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohë si meshtar në Pult e Prizeren, me shpenzimet e të ungjit kreu edhe studimet e larta në Kolegjin e Propaganda Fides dhe në 1655 mori dy dekorata, njerën në filozofi dhe tjetrën në teologji, çka ishte gjë e rrallë sidomos asokohe për një të ri shqiptar.
Më 1656, në moshën 31-vjeçare, emërohet peshkop i Shkodrës ku shërben për 21 vjet (1657-1677), duke qenë i ngarkuar njëkohësisht edhe me administrimin e kryepeshkopatës së Tivarit, 12 vjetët e fundit të jetës së tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.
Atij ju desh të luftonte njëherazi në tri fronte kryesore: edhe kundër zgjedhës së huaj, që në mesin e shekullit XVII ishte rënduar shumë, edhe kundër kishës ortodokse dhe sidomos patriarkanës serbo-ortodokse të Pejës, që i kishte shtuar përpjekjet e vjetra për të mos lejuar shpërthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundër politikës që ndiqte vetë kisha katolike e Romës në Ballkan.
Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.
Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson "arnautë", d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë". Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme. Frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.
Për t'u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t'u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.
Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare "Çeta e profetëve" (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.
Bogdani është një njeri erudit. Nga leximi i veprës së tij mësojmë se përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Por më tepër se doktorata që mori edhe gjuhët që dinte, për vlerat e shquara të Bogdanit flet vepra e tij, " Çeta e profeteve„ është shkruar me një kulturë të gjerë, në të ka informacion të pasur nga historia e popullit tonë, nga filozofia dhe shkencat e natyrës. Vepra e tij nuk është përkthim. Legjendat biblike që janë në themel të saj, ai i ka përpunuar në mënyrë të lirë dhe herë pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, që s'kanë të bëjnë fare me legjendat biblike dhe që i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk është thjesht një tekst për shërbesat fetare, as për mësimin e fesë, siç ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo është një vepër teologjike-filozofike, me elemente të shumta enciklopedike që përshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe për popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga dëshira për të ndihmuar zhvillimin dhe përparimin e kulturës shqiptare dhe nga urrejtja për pushtuesin. Vepra përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë trajtohen probleme teologjike e filozofike të doktrinës së krishtere, kurse në pjesën e dytë jetëshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtë ketyre caqeve. Në pjesën e parë trajtohen edhe shumë probleme të shkencave natyrore, si të gjeografisë, astronomisë, fizikës, matematikës etj, por edhe të shkencave shoqërore si të teorisë së letërsisë etj. Duke goditur besimet e kota, ai në veprën e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetëtima etj., ç'janë tërmeti, eklipset e diellit e të hënës, baticat e zbaticat, flet për njohjen e botës nëpërmjet shqisave etj Meritë e tij është se gjithcka e trajton në nivelin e mendimit më të përparuar të kohës kur jetoi. Në pjesën e dytë, duke përshkruar jetën e Krishtit etj., ai solli në letërsinë tonë llojin e jetëshkrimit, realizmin në përshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke përdorur me mjeshtëri rrëfimin artistik në njerëz të ndryshëm. Ndihmesa e tij është e rëndësishme sidomos në formimin e prozës shkencore shqiptare.
Me interes të veçantë janë idetë e tij patriotike që parashtron jo vetëm në parathënien e veprës, por edhe gjatë shtjellimit të materialit. Sa herë i bëhet e mundshme, ai gjen rast të përmendë qëndresën burrërore të shqiptarëve. Me admirim flet p.sh., për qëndresën e kelmendasve "Kush mundetë me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli për të mbledhë një ushtri 12.000 vetësh, nuk i mjaftuan shumë milion ar, se kelmendasit tanë, të sijtë, me nji zan. "Eja kush ashtë trim„ mbledhunë afër 500 vetë, vranë Vuca Pashën, vjetit të Krishtit 1639„ …etj.
Bogdani njeh mirë historinë e Shqipërisë dhe shkrimet e për të prandaj, kur i vjen rasti, ai përmend me krenari vlerësime pozitive që kanë bërë historianë të huaj për vendin dhe popullin tonë. Diku ai përmend thënien e Herodotit: Cezar Augusti "Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t'arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .
Karakteristike tjetër e personalitetit të Bogdanit është mendimi i tij iluminist. Nëpërmjet përhapjes në popull të dijes dhe kulturës në gjuhën shqipe, ai shikonte një nga rrugët për të shpëtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinë (në parathënien e veprës së vet) ai e quan një nga shkaqet kryesore të mjerimit dhe të skllavërisë së popullit.
"Prashtu dergjet e dheu ndë robi t'errëtë e verbuem me dy palë niegulla të zeza mbi faqe, që janë mkati i të paditunitë, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanë dheu i Arbënit ndë mjedistë t'pafevet„ …
Pra, autorit i qan zemra që populli i tij dergjet nën zgjedhë të huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palë mjergulla, që janë mëkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbërit ndodhet mes të të pafeve, d.m.th. të pushtuesve osmanë.
Lënda që trajton Bogdani në veprën e tij, është e vështirë, sepse përmban koncepte e nocione abstrakte të fushave të ndryshme të dijes. Prozës shqiptare në atë kohë i mungonte tradita për të shprehur këto nocione. Por Bogdani asnjëherë nuk u përkul e nuk u ligështua para vështirësive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhës shqipe. Me përpjekje këmbëngulëse, duke mbledhur me kujdes fjalë të lashta e të rralla nga visari i gjuhës popullore e duke i përdorur ato me kuptim të drejtpërdrejtë ose të figurshëm, ai e ngriti gjuhën shqipe në nivele të reja, tregoi aftësitë e saj për të fituar mundësi të larta shprehjeje e stili. Ai është i vetëdijshëm se në këtë punë mund të ketë edhe të meta e mangës , prandaj ne fjalët e fundit të parathënies së veprës ai i drejtohet lexuesit: "Të lutemi pra, litari em i urtë, të më ndijeçë në gjeç fjalëzë, që të trazon veshëtë. Përse as dielli pa hije as hëna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtë..."
"Çeta e profetëve„ përmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetë autori ose nga të tjerë. Nga këto, me interes të veçantë si për formën, ashtu edhe për idetë e saj, është një vjershë e Lukë Bogdanit. Ajo na sjell të gjallë deri në ditët tona kujtimin për Skënderbeun dhe mbresat e autorit për bukurinë dhe madhështinë e vendlindjes së poetit dhe veçanërisht të viseve ku ka jetuar e punuar poeti.
Me sa duket, me kërkesë të Vatikanit (ndoshta për të kontrolluar përmbajtjen para se të jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh që veprën e tij ta përkthente në gjuhën italiane. Në këtë mënyrë shqipja ballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën dhe veprës se Bogdanit i takon fati që të jetë e para vepër e përkthyer nga shqipja në një gjuhë tjetër, dhe autorit merita që të jetë i pari përkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj. Vepra e Bogdanit me përmbajtjen dhe me gjuhën e saj e çoi shumë përpara traditën e shkrimit të shqipes e sidomos të lëvrimit të prozës origjinale. Me veprimtarinë e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjën fetare me ndjenjën kombëtare, me personalitetin dhe me veprën e tij, Pjetër Bogdani i siguroi vetes një vend të veçantë në historinë e patriotizmit shqiptar e të kulturës sonë kombëtare.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Letërsia e Bejtexhinjve



E Vjetër



E Bejtexhinjve



E Rilindjes



E Pavarësisë



Moderne



Antike Greke









Hyrje

Në shekullin XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare me tipare tepër origjinale për vendin tonë, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe ne qendra më të vogla fetare e më pak në fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve të veçanta historike, i dy palë faktorëve të kundërt.
Nga njëra anë ishte kërkesa për të shkruar shqipen si gjuhën e vendit, për ta përdorur edhe në praktikën fetare e për t'u çliruar nga ndikimet e kulturave të huaja. Kjo ishte më tepër prirje e shtresave që lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetër, është shtimi i trysnisë ideologjike të pushtuesit. Nëpërmjet fesë dhe kulturës islame synohej të arrihej nënshtrimi i shqiptarëve. Pushtuesi hapi këtu edhe shkollat e veta. Shumë poetë bejtexhinj kishin mësuar në to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisë e të kulturës orientale, por ajo është pjesë e pandarë e kulturës së popullit tonë. Ajo është shprehje e talentit, e shpirtit krijues të tij, që, në kushte të caktuara, fitoi edhe tipare në përpothje me to.
Bejtexhinjtë e shkruan shqipen me alfabet arab dhe përdorën një gjuhë të mbytur nga fjalët persiane, turke e arabe.
Letërsia e bejtexhinjve pati dy faza në zhvillimin e saj. Faza e parë shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Në veprat e kësaj faze më tepër gjeti shprehje fryma laike, kurse në veprat e fazës së dytë, që nis nga çereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapërcen në shekullin e XIX, mbizotëroi tema me karakter fetar.
Në krijimet me tema laike mjaft poetë bejtexhinj, në frymën e poezive orientale, i kënduan dashurisë, bukurisë së natyrës e të gruas, lartësuan virtytin, punën, diturinë ose fshikulluan mburrjen e kotë për pasurinë e fisin, goditën ambicjen, hipokrizinë etj. Të tillë ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyçyku etj.
Një hap i mëtejshëm u shënua me mjaft krijime të disa bejtexhinjve të tjerë, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjë tjetër. Ata pasqyruan elemente e ngjarje të jetës bashkohore dhe shtruan një problematikë të mprehtë shoqërore. Me nota realiste, ata vunë në dukje jetën e vështirë plot vuajtje të masave të varfra të popullit, pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë e tyre në kushtet e sundimit feudal, në shthurrje e sipër. Në vjershën "Tirana jonë si mësoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranës, jep një tablo të tillë të gjendjes së popullit.

Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,(të varfërit, të shkretët)
Pa opinga, zbathë e zhveshë;
vetë janë mbulue me gjithë të mirat,
si katilët rrinë tue qeshë.

Letërsia e bejtexhinjve nuk arriti të ngrihet në shkallën e letërsisë kombëtare. Megjithatë, bejtexhinjtë me krijimet e tyre dhanë një ndihmesë që duhet çmuar. Ata shkruan shqip në një kohë kur shqipen e kërcënonte rreziku nga përhapja e gjuhës së pushtuesit dhe e gjuhëve të tjera. Ata krahas temës fetare, ishin të parët që trajtuan gjerësisht temën laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenë më afër jetës së popullit, futën në poezi elemntë të jetës së kohës. Këta trajtuan tematikën shoqërore me nota realiste dhe me një sens kritik të fortë.
Së fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bënte një hap përpara nga ana artistike. Në to shpesh gjejmë mjete shprehëse e figurative shumë të goditura, vlera të vërteta artistike. Poetët bejtexhinj morën edhe nga mjetet e traditës poetike të vendit; p.sh. vargun tetërrokësh; që e bënë vargun bazë dhe që e përdorën të gjithë. Veprat e bejtexhinjve mbetën në dorëshkrim. Ato u përhapën përmes kopjimit me dorë ose me anë të traditës gojore.
Numri i autorëve të letërsisë shqiptare me alfabet arab është shumë i madh. Ata krijuan në qytete mjaft të zhvilluara për kohën, si në Berat, Elbasan, Shkodër, Gjakovë, Prishtinë por edhe në vende më të vogla; si në Kolonjë, Frashër, Konispol e gjetkë.
Ndër bejtexhinjtë, më kryesorë po përmendim Nezim Frakullën, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashërin, autorë të dy historive fetare të vjershëruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovën etj. Shumë i njohur u bë edhe Murat Kyçyku (Cami), përkthyes i ndonjë vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve të gjata në vargje. Nga këto përmendim poemën "Erveheja„ , me temë nga letërsitë orientale e me natyrë moralizuese. Me këto vepra Kyçyku i çeli rrugën poezisë me subjekt.
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshën e saj në jetën kulturore qysh nga fillimi i shekullit të XIX, por në disa mjedise, si në Kosovë, kjo traditë vijoi edhe më tej nga autorë të tillë si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Nezim Frakulla (ose Nezim Berati) është nga autorët e parë të rëndësishëm të letërsisë shqiptare me alfabet arab; në mjediset ku jetoi e krijoi, luajti rol në zhvillimin e kësaj rryme.
Nezimi lindi nga fundi i shekullit XVII në fashtin Frakull të Fierit në një familje të vogël feudale. Që i ri mësoi në medresenë e Beratit, pastaj shkoi në Stamboll, për të studiuar më tej, ku ndenji një kohë të gjatë dhe filloi të vjershëronte turqisht, persisht e arabisht. Bëri shumë udhëtime në vendet e Lindjes, por mbeti i pezmatuar. Në një bejte turqisht shkruante: I rashë botës anembanë, por zemra m'u mbush me gjak. Në vitin 1730 u kthye në Berat, i varfër, kështu që u detyrua të shërbente si qehaja te një bej. Gjatë kësaj kohe filloi të vjershëronte në shqip, sipas frymës së poezisë orientale. Berati, që ishte një nga qendrat kulturore më në zë të kohës, kishte edhe shumë bejtexhinj, të tjerë. Rivaliteti me myftiun e qytetit pati pasoja politike për Nezimin, prandaj u detyrua të shkonte në Elbasan. Mbas një internimi në Besarabi, Nezimi kthehet përsëri në Berat. Vdiq në burgun e Stambollit.
Në gjuhën shqipe Nezimi la një divan(1) dhe shumë vjersha të shpërndara. Një pjesë e krijimeve të tij kanë kaluar gojë më gojë e u bënë anonime. Duke ndjerë që qëndronte mbi bejtexhinjtë e tjerë, Nezimi e afirmon veten si mjeshtër që i pari krijoi divanin shqip.

Divan kush pat folur në shqip?
Ajan(2) e bëri Nezimi.
Bejan(3) kush e pat folurë shqip?
Insan(4) e bëri Nezimi.

Divani i Nezimit duhet të ketë pasur rreth 110 vjersha. Tematika është disi e gjerë. Në krahasim me poezinë e atëhershme dhe me modelet orientale, autori solli elemete të reja, që pasqyrojnë anë të jetës në Shqipëri.
Një pjesë e mirë e vjershave të Nezimit janë gazela(4), ku i këndohet bukurisë dhe dashurisë. Gjithashtu ato trajtojnë një problematikë morale, flasin për miqësinë, diturinë etj. Në vjershat e Nezimit pasqyrohet botëkuptimi oriental, por hasen edhe ide pozitive. Me nota kritike goditen vese, sulmohen me përbuzje miqtë e rremë, ambiciozët e smirëzinjtë.
Në kushtet e shthurjes së së sistemit feudal, poeti hutohet dhe mbetet i tronditur midis së vjetrës që shembej, dhe së resë që po lindte. Në vjershën "Ankimi mbi gjendjen e kohës„ , Nezimi na krijon përshtypjen e një bote të shqetësuar, të një atmosfere të pasigurt, ku është e vështirë të lidhësh miqësi, ku bëhet një ndeshje ë egër për të dalë në krye e ku njeriu nuk ka vendin që i takon sipas virtyteve të zotësisë. Autori thotë: "… sorra sot gaha bilbil nukë dahetë dot„. Edhe sikur keto motive të jenë të marra nga letërsia orientale, ato, sidoqoftë, s'janë pa lidhje me realitetin e kohës.
Jeta boshe dhe parazite e bejlerëve dhe e të pasurve pasqyrohet në vjershën "Teferiçi në Belçë„. Nëpërmjet përshkrimit të një pikniku në fshatin Belçë, poeti tregon për qejfet dhe tekat e feudalëve dhe pasanikëve, për shpenzimet pa kufi, për të mirat e pasuritë që i kanë grumbulluar në kurriz të popullit. Me interes është edhe një vjershë që Nezimi e shkroi kur po niseshin për në Stamboll disa shokë të tij. Në të gjejmë dashurinë për atdheun dhe brengën e dhembjen e një mërgimtari për vendin e lindjes:

O shokë, mos na harroni,
se vemi në dhè të huaj,
një selam të na dërgoni,
bari në tre-katër muaj.

Do t'ju jap një amanet,
kur të shihni fush`e male,
të faleni me shëndet
prej meje më shumë halle. Në mjaft vjersha Nezimi i këndon natyrës, e cila jepet plot jetë e lëvizje. Poeti magjepset nga bukuria e saj. Në mënyrë të veçantë ai i këndon pranverës, duke na dhënë skena të gjalla e plot hijeshi. Dy këngë për "Beharin„ janë nga poezitë e tij më të bukura të tij.

A s'e shihni ju në dynja
Manushaqenë,
nëpër male, nëpër sahara(6)
çeli faqenë?

Ose

Behari u lulëzua
U zbukurua dynjaja.
Jeta në shenllëk(7) u mbulua,
gëzojnë fukaraja.

Nezimi ka shkruar edhe vjersha mistiko-fetare ose vjersha kushtuar ndonjë fushate ushtarake e ndonjë sundimtari. Pra, jo vetëm tematika e krijimeve të tij është e larmishme, por edhe bota e ndjenjave. Gjejmë në to nota lirike, por edhe tone zemërimi e ironie; krahas ndjenjës së ngazëllimit, gjer edhe ndjenja dëshpërimi, që e kanë burimin edhe te realiteti i kohës, por edhe te brengat e shqetësimet që e shoqëruan tërë jetën.
Krijimtaria e Nezimit e zgjeroi rrethin tematik të poezisë së kohës. Edhe pse nuk u shkëput nga modelet orientale e nga motive të njohura të tyre, si bilbili, trëndafili etj., në vjershat e tij ka edhe elemente dhe figura që burojnë nga realiteti shqiptar. Gjuha e rënduar nga fjalët e huaja e dëmton vlerën e poezisë, edhe kur në të ka figura e mjete shprehëse mjaft të goditura.
Nezim Frakulla ishte poet me frymëzim e talent. Vepra e tij la gjurmë të thella në krijimtarinë e poetëve të tjerë që shkruan me alfabet arab.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Midis poetëve bejtexhinj, që u shqua në shekullin XVIII, është edhe Sulejman Naibi. Ai ishte nga Berati dhe jetoi e vdiq aty duke qenë bashkëkohës me Nezim Frakullën.
Sulejman Naibi ka shkruar një divan në shqip por kopja e plotë e tij nuk është gjetur. Krijimtarinë e tij e njohim vetëm përmes 4-5 vjershave në dorëshkrim. Megjithatë, ato e paraqesin si një nga bejtexhinjtë më të talentuar, me frymëzim e kulturë poetike. Karakteristikë për vjershat e Naibit është lirizmi i këndshëm, që u jep atyre ngrohtësi.
Ai i këndon vashës së bukur, natyrës, dhe ëmbëlsisë së jetës. Përmes një figuracioni të pasur e plot ngjyra të gjalla, Naibi e jep me shumë natyrshmëri bukurinë e femrës, ndjenjën e dashurisë. Vjershat e tij janë shumë afër natyrës së këngëve popullore edhe ndonjëra prej tyre si: "Mahmudeja e stolisurë„ këndohet edhe sot në Elbasan e në Berat. Ja disa vargje të saj;

Këjo sevdaja e insanit(1)
Gjallë njerinë ç'e përvëlon,
Mahmudeja e Sulejmanit
Me gazep sokakut shkon.
Jelek kadife veshurë
Si mosnjeri në këtë dhè,
me buzë duke qeshurë,
ç'të ka hije moj Mahmude!

Veçanërisht e bukur dhe e frymëzuar është vjersha "Si kandil i djegurë„ , me një figuracion të pasur e plot ngjyra.

Cullufet e tua-lulet e zymbylit,
je vet'bukuriae kopshtit ku ke hyrë,

Pra, ka hak bilbili të shikonj' me sy,
ta lër trëndafilin, të këndonj' për ty.

Të këndoj për buzët të kuqe shafran,
të këndonj' për ballin, që nuk zihet kurrë…

Në krijimet e Naibit bie në sy se gjuha është më e pastër, pa shumë fjalë orientale, si te bejtexhinjtë e tjerë. Ky kujdes i Naibit duhet të ketë qenë i vetëdijshëm. Naibi ka përdorur tetërrokshin dhe dymbëdhjetë rrokëshin.
Në rrymën e bejtexhinjve Sulejman Naibi mbetet në shkallën e një liriku me talent të vetëdijshëm.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Hasan Zyko Kamberi



E Vjetër



E Bejtexhinjve



E Rilindjes



E Pavarësisë



Moderne



Antike Greke









Autorët e kësaj periudhe



Nezim Frakulla


Sulejman Naibi


Hasan Zyko Kamberi





Hyrje

Nga përfaqsuesit më të shquar të letërsisë shqipe me alfabet arab është Hasan Zyko Kamberi. Tematika që trajtoi ai në vjershat laike, paraqet interes të veçantë, sepse i bëri jehonë gjendjes shpirtërore dhe pakënaqësisë së masave fshatare mbi të cilat rëndonte pesha e vuajtjeve dhe shfrytëzimi i egër feudal. Për jetën e H.Z.Kamberit dihet pak. Ishte nga fshati Starje i Kolonjës. Siç del nga ndonjë vjershë e tij, ka kaluar një jetë të varfër e të vështirë. Ka të ngjarë të ketë mësuar në ndonjë medrese. Më 1789 mori pjesë si mercenar në luftën turko-austriake mbi Danub. Në këtë fushatë jo vetëm që s'e rregulli dot gjendjen ekonomike, por edhe vuajti shumë, siç do e tregojë në vjershën "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore). Vdiq në fillim të shekullit XIX. Nga krijimtaria e Hasan Zyko Kamberit njihen 50-60 vjersha lirike. Shkroi edhe poezi fetare.
Rëndësi të veçantë kanë poezitë e tij me temë laike.
Ndryshe nga bejtexhinj të tjerë, të cilët shpesh poetizuan zakone e mendësi të jetës orientale të qyteteve e të mjediseve feudale, H.Z.Kamberi në këto poezi pasqyroi jetën e fshatit shqiptar të shekullit të XVIII, vuajtjet, pasigurinë dhe pakënaqësinë e fshatarëve. Me nota realiste gjejmë në të edhe një frymë të theksuar kritike e mospajtimi me realitetin, gjejmë dhembjen e poetit për gjendjen e njerëzve, që s'u ecën fati.
Një nga vjershat me tipike është "Bahti im„ , ku autori shpreh pakënaqësinë ndaj jetës dhe ankohet për fatin(bahtin), që s'e ndihmoi për të marrë prona e pozita, siç ndodhi me disa të tjerë.

Zu Hasani e zihetë,
me baht e tij po prihetë,
vallë, ku rri e fshihetë,
që s'punon, more bahti im.

Edhe vjersha "Seferi humajun„ (Lufta mbretërore) shpreh po atë gjendje pakënaqësie e zhgënjimi. Vërtet kjo merr shkas nga përvoja e hidhur e vetë poetit në fushatën e vitit 1789, por, në të vërtetë, në të zë vend një shqetësim më i gjerë. Aty i bëhet jehonë pakënaqësisë së përgjithshme të vegjëlisë nga fushatat ushtarake të osmanëve, që njerëzve të thjeshtë u sillnin vetëm fatkeqësi dhe mjerim, kurse fitimet i përvetësonin feudalët e mëdhenj dhe komandantët ushtarakë.
Për jetën e varfër e të rëndë të vegjëlisë fshatare flet edhe vjersha "Trahani„. Duke e shkruar me ironi të hollë e humor therës për këtë gjellë të të varfërve, autori s'e fsheh dhembjen për mjerimin e tyre, për faktin brengosës se ishte lumturi kur arrinin të shuanin urinë me trahana.

Tetë muaj gjithë ç'janë
Që e zjejnë dhe e hanë
Fukarasë i mbanë hajanë(1)
Dritë kush gjeti trahanë

Notat e humorit, përzier me ankimin e poetit për fatin e të rinjve, përshkojnë edhe vjershën "Gjerdeku„. Në të cilën pasqyrohen çaste nga jeta dhe brengat e vajzave që janë gati për martesë e që s'e dinë ç'fat i pret, meqë i martojnë pa i pyetur. Por, veç kësaj, ato i mundon edhe varfëria, ashtu siç i detyron edhe djemtë të marrin rrugën e kurbetit për të siguruar të hollat e nevojshme për martesë. Gjejmë në të edhe përshkrime zakonesh të martesës, por më tepër shqetësimin e të rinjve dhe të autorit për fatin e tyre.

Cupatë po bëjnë fiqiri(2)
"Vallë, ku e kemi takdir(3)?„
I martojnë me pahir
Se umur(4) ndë dorë s'kanë. Edhe në vjersha të tjera, si "Gratë e va„ , "Hasani bën shiqojet„(ankohet), "Vasijetnameja„(Testamenti) H.Z.Kamberi vë gishtin në plagë të ndryshme të shoqërisë së atëhershme.
Por poezia e tij më e fuqishme, ku prirja realiste e fryma kritike kanë gjetur shprehjen më të plotë është "Paraja„ ,
ajo është një satirë e fuqishme e gjithë sistemit politik feudal, e korruptimit të tij të gjithanshëm, madje edhe vlera e njeriut matet jo me cilësinë e virtytet e tij, por me paratë që ka.
Këto ide poeti is hfaq nëpërmjet ironisë e sarkazmës therëse, që godasin pa mëshirë gjithë piramidën shtetërore e shoqërore, që nga mbreti e veziri e gjer tek nënpunësi më i thjeshtë.

Mbreti q'urdhëron dynjanë,
që ka vënë taraphanë(5)
e i presënë paranë,
ia di kimenë parasë.

Poeti nuk kursen as autoritetet më të larta të fesë. Me sarkazëm të guximshëm ai zbulon se prapa shenjtërisë së tyre të shtirur fshihet një shpirt i pangopur fitimi, që i shtyn të bëjnë padrejtësi më të mëdha; e kanë ujdisur me djallin, siç shprehet poeti.
Patosi satirizues e demaskues zgjerohet edhe më tej, kur poeti zbulon se në atë shoqëri të shthurrur nuk ekzistonte as drejtësia më e vogël, se njerëzit e ligjit, kadilerët, e shtrembëronin këtë në mënyrën më të paturpshme, vetëm për të shtënë në dorë sa më shumë para.

Kadiu, t'i rrëfesh paranë,
ters e vërtit sherihanë(6),
për para ç'e shet t'anë,
ia di kimenë parasë.

Funksion të dukshëm ideoartistik ka vargu "ia di kimenë parasë„. Që përsëritet si refren në fund të çdo strofe. Ai përforcon idenë se në atë shoqëri ku merret nëpër këmbë çdo virtyt, ku njerëzit robotizohen e vuajnë, paraja është epiqendra e jetës. Vjersha tingëllon si një satirë e fortë që shpreh zemërimin e fshatarësisë shqiptare kundër shfrytëzimit të saj në kushtet e sistemit feudal në shuarje e sipër. Kuptohet që protesta e poetit është spontane, nuk shkon larg dhe ai shpesh bie në fatalizëm.
Vjershat laike të H.Z.Kamberit patën përhapje të gjerë në popull, se ato prekën plagë shoqërore të kohës. Veç kësaj gjuha e tyre është më e pastër se e poetëve të tjerë bejtexhinj. Vargu që përdor, është tetërrokshi i poezisë popullore.
H.Z.Kamberi qe poet i talentuar. Krijimet e tij i njihnin dhe i çmonin edhe rilindësit: Naimi, Samiu, Vretoja. Naimi shkruante: "Në mes të vjershëtorëve të Shqipërisë ka zënë kryen Hasani i Zyko Kamberit„.
Me poezinë e H.Z.Kamberit, Z.Bastarit e ndonje tjetri duken shenjat e para të realizmit në poezinë shqiptare…

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LETERSIA E PAVARESISE

Në vështrimin e shndërrimeve letrare kapërcyelli i shekullit të 20 është një kohë veçanërisht e shënueshme. Më 1900 vdes Naim Frashëri. Po në këtë vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetëm një vit më parë lind Lasgush Poradeci, poeti më i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX përmbyllet letërsia e Naimit dhe një periudhë e letërsisë shqiptare. Këtu është një prerje ndërmjet letërsisë së Naimit (romantike) dhe letërsisë që nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnë Konica, Fishta, Çajupi, Asdreni, Noli e M. Frashëri me një letërsi joromantike. Të parën e karakterizon ideja kombëtare, kurse të dytën ideja shoqërore apo ideja njerëzore. Kjo e dyta është periudha e letërsisë së pavarësisë që do të zotërojë ngadalë katër dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX.

Në vështrimin kulturor-historik e në vështrimin strukturor, letërsia e pavarësisë nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën, kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja, gjuhë të re poetike dhe efektin estetik të letërsisë, që ndërton në thellësinë e vet identitetin e botës shpirtërore shqiptare.

Letërsia e Pavarësisë shqiptare është një periudhë letrare që vjen pas periudhës së Rilindjes që kurorëzohet me letërsinë e Naim Frashërit. Kjo periudhë letrare shkallë-shkallë ngre dallimet me letërsinë pararendëse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore.

Përurues dhe nismëtar i kësaj periudhe është Faik Konica me Albaninë e tij (1897-1909), ku boton autorët e 1900-ës, madje dhe komenton këtë letërsi të re në revistën e tij. Kështu, Konica bëhet edhe teoriku e kritiku i parë dhe i pakontestueshëm i kësaj letërsie. Në një artikull të vitit 1906, "Kohëtore e letrave shqipe", si dhe në interpretimet e veprave të Çajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vëren se letërsia e re lirohet nga zotërimi i ideologjisë kombëtare të romantizmit. Kjo letërsi artikulon dallimin ndërmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letërsia e Pavarësisë, që në nismë, shqipton kërkesën e krijimit të letërsisë si vlerë më vete, pa marrë parasysh qëllimin. Në anën tjetër, edhe qëllimi fillon të pretendohet që të arrijë nëpërmjet frymës kritike e jo frymës himnizuese, si dhe brendapërbrenda shoqërisë shqiptare dhe shpirtit të kombit.

E shfaqur qoftë si trashëgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftë si realizëm me frymë kritike (Çajupi, Noli) qoftë në trajtë neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo në trajta të papara të modernizmit në prozë (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letërsia e Pavarësisë shqiptare, që zotëron gjysmën e parë të shekullit XX ka dy karakteristika themelore:

Krijimin e trajtave e të strukturave të reja letrare
Krijimin e vetëdijes (ndërgjegjes) letrare që letërsia është krijim i veçantë estetik pa marrë parasysh qëllimet. Kjo dëshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
GJERGJ FISHTA

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave".
Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit.
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

VEPRA
Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me pseudonimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë. Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.

Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letësinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teater. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teater nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publiçistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare. Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit.

Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.
Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta, mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore. Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna.
Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten "Illyria". Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në Pogradec, në një familje me tradita atdhetare. Në moshën 10-vjeçare e dërguan për të vazhduar studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun. Më 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t'i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane.Në dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta, Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet.
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen ne periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.
Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë.
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë "Vallja e yjeve", dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë "Ylli i zemrës". Pas Luftës së Dytë Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat "Eskursioni teologjik i Sokratit", "Mbi ta", "Kamadeva", baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si "Eugjen Onjegin" të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit; Shellit, Bërnsit, të Emineskut etj.
Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemran e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturë sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Midis të paktëve prozatorë të letërsisë së periudhës së Pavarësisë, Haki Stërmilli ndonëse jo më i shquari u bë një nga më të njohurit me romanin "Sikur të isha djalë". Haki Stërmilli lindi në Dibër të Madhe më 1895. Pasi mbaroi gjimnazin e Manastirit i ushqyer me idetë e Rilindjes, ai u mor me veprimtari atdhetare. I detyruar nga mizoritë e shovinizmit serb, ai largohet nga vendlindja dhe vendoset me gjithë familjen në Shqipëri. Më 1920-24 mori pjesë në lëvizjen demokratike shqiptare dhe u zgjodh sekretar i shoqërisë "Bashkimi" pas vrasjes së Avni Rustemit. Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit Stërmilli si shumë demokratë shqiptarë iku jashtë vendit.
I ngarkuar me detyra politike, Haki Stërmilli shkoi në Jugosllavi, po aty u arrestua nga autoritetet serbe dhe iu dorëzua qeverisë së Zogut, që e dënoi me burgim. Pas pushtimit të vendit nga fashistët ai u hodh në lëvizjen nacional-çlirimtare dhe u bë kryetar i Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar të qarkut të Dibrës. Pas luftës ai u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor dhe punoi si drejtor i Biblotekës Kombëtare. Vdiq në vitin 1953.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Nonda Bulka u njoh në letërsinë e viteve `30 me psudonimin Chri-Chri. Shkrimet e tij, fejtone e skica, ai arriti t'i përmblidhte më 1934, në vëllimin "Kur qan e qesh bilbili". Gjithashtu, ai botoi edhe më pas proza poetike, skica humoristike e disa përkthime nga letërsia franceze.
N. Bulka është një ndër shkrimtarët ë parë të viteve `30 që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të Zogut, demaskimin e shoqërisë së prapambetur feudale, një qëndrim të prerë antiklerikal si dhe denoncimin e politikës imperialiste të kohës, motive këto që më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga Migjeni.Nëpërmjet fejtonit e skicës Nonda Bulka arriti të bëjë përgjithsime me vlerë. Duke qënë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të lëvizjes demokratike të kohës dhe i ushqyer nga idetë revolucionare, ai e mohoi të vjetrën, reaksionaren në fushën politike e shoqërore, në planin kombëtar e ndërkombëtar me anë të një satire therëse.
Proza e tij ka trashëguar tiparet më të mira të satirës sonë, sidomos asaj pamfletike, duke e zhvilluar atë më tej.
Me anë të humorit ky shkrimtar arrin të trajtojë shqetësimet e veta, që janë edhe ato të kohës, dhe krijon tek lexuesi emocione e nënqeshje të hidhura për probleme që lidhen me jetën e vështirë të vegjëlisë, me rrugën e zhvillimit të kulturës kombëtare, me luftën imperialiste, me klerin e fenë, me normat morale patriarkale e të vjetëruara etj.N. Bulka është tipi i gazetarit që nuhat menjëherë problemet më nevralgjike të jetës së përditshme shoqërore dhe shpërthen me ironi e sarkazëm, por si një temperament i rrëmbyer, me gjaknxehtësi. Ky shpërthim jo gjithmonë mund të barazohet me revoltën ose protestën e fuqishme. Skicat, fejtonet dhe shkrimet më të mira të tij janë : "Vija e vdekjes". "Intervistë me Shën Pjetrin, "„Kujtime tragjikomike", "Kur piqet Muhameti me Krishtin" , "Përralla abisine" , "Gjysëm ose italian" , "Mësim gjeografie" etj.
Bulka ashtu si Migjeni më vonë, do të pasqyrojë në krijimtarinë e tij mjerimin, zymtinë, e jetës së vegjëlisëshqiptare me krijime tronditëse si "Mëm` e bir" , "Lipësi" , "Njeriu misterioz" etj, duke demaskuar padrejtësinë shoqërore pa kërkuar mëshirë. Për energjinë dhe shpejtësinë, me të cilën ai iu përgjigj kërkesave të ditës, për shumllojshmërinë, e problemeve që trajtoi, për qartësinë e mendimit ai dallohet nga shumë bashkohës të tij. Por disa herë ai s'arriti të shmangte përsëritjet e disa motiveve e temave dhe nuk i shpëtoi një fryme të plotë mohuese e ndonjë toni pesimist. Në tërësinë e veprës së tij publicistike ndihet e tërë koha, gjithë realiteti, por sidoqoftë ajo mbetet brenda kufijve të fejtonit e skicës, ashtu si ajo e Q. Stafës dhe V.Stafës. Në to më tepër revoltë se konflikt artistik, por lëvrimi i tyre pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të prozës artistike. Kjo krijimtari, duke formuar tiparet, qoftë edhe fillestare të një letërsie militante, solli në tregim temën e ditës, ndihmesën për thellimin e realizmit kritik dhe për afrimin gjithnjë e më shumë të letërsisë me jetën, të gjuhës së saj me gjuhën e gjallë e të përditshme.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Mitrush Kuteli është pseudonimi i Dhimitër Paskos, i njërit prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, ushqyer që në fëmijëri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato të malësisë së Pogradecit, qytetit të lindjes së tij. Duke njohur thellë edhe letërsinë botërore, ai arriti të krijojë një prozë realiste origjinale, të fuqishme, me një fantazi të jashtëzakonshme.
Mësimet e mesme i kreu në Selanik, kuse të lartat në Bukuresht, ku më 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Më 1942 u kthye në atdhe, ku punoi në fillim si ekonomist dhe më vonë e derisa vdiq, më 4 maj 1967, si përkthyes.Mitrush Kuteli, si një personalitet demokrat që i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dënua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojë punën e tij krijuese në kushte të vështira ekonomike dhe i lënë në harresë nga shtypi zyrtar.
Veprimtarinë letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj që kishin një frymë antizogiste në gazetën "Shqipëria e re", në Kostancë (Rumani).
Vepra letrare të tij janë vëllimet: "Netë shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatës", "Dashuria e berberit Artan", "Shënimet letrare", "Sulm e lotë", "Këngë e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengë", "Havadan më havadan", "Tregime të moçme shqiptare" etj. Si përkthyes ai pasuroi kulturën shqiptare me Kryevepra të letërsisë botërore si "Kujtimet e një gjahtari" të Turgenjevit, "Tregimet e Petërburgut" dhe "Shpirtra të vdekura" të Gogolit, "Zotërinj Gollovlinovë" të Sllatikov Shçedrinit, vepra të Gorkit, të A.Tolstoit, të Paustovskit poezi të Pablo Nerudës etj.
Tregimet e Kutelit ose rrëfimet, siç i quan ai, përbëjnë në përgjithësi një prozë realiste me tërë shqetësimet e jetës së fshatit malor të Jugut. Në tregimin e tij gjejmë traditat më të mira të letërsisë sonë, përsa i përket rrymës së thellë demokratike. Personazhi i tregimit të Kutelit është fshatari shqiptar, i dhënë në marrdhënie e raporte komplekse me klasën feudale, në luftën e tij për mbijetesë në një shoqëri ku sundon anarkia. Në rrëfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakënaqësinë ndaj realitetit ose shqetësimin për fatin dhe dinjitetin e njeriut të thjeshtë e për vlerat shpirtërore të tij në kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu në opozitë edhe me shoqërinë e kohës. Pra e kaluara në rrëfimin kutelian u bën jehonë mjaft problemeve të realitetit shqiptar të kohës, si gjendjes së rëndë të fshatarësisë, shfrytëzimit të egër feudal, përpjekjeve dhe luftrave të saj për të ruajtur lirinë e për të jetuar me dinjitet.
Në këto tregime pasqyrohen edhe disa plagë të rënda të shoqërisë shqiptare si: kurbeti e vëllavrasja.
Një fshat i tërë shuhet nga veprimet çnjerëzore të beut, mali mbushet me kaçakë të betuar për hakmarrje, dashuria fshihet thellë e më thellë, shpirti i mërgimtarit digjet nga malli për vendin e vet, gërmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fëmijët i kthejnë hallet e rënda të prindërve të tyre në motive të lojës së pafajshme dhe kështu fillojnë të ndjejnë peshën e jetës.
Dallohen për problematikën e rëndësishme, për tonin e rreptë antifeudal, për dashurinë ndaj atdheut e ndaj njeriut të thjeshtë të popullit, për përbuzjen ndaj gjithçkaje të huaj që vjen të shkatërrojë një traditë të bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorët", "Gjonomadhë e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natë muaji Shembiteri", "Natë marsi", "Qetësi para fërtyne" etj.
Dramaciteti i këtyre tregimeve është gërshetuar me një humor shumë të hollë, që vjen gjithnjë organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai përfaqëson optimizmin karakteristik të thjeshtë e me pasione të fuqishme.Tregimet e para të Kutelit u shquan për lirizmin dhe përshkrime dehëse, kurse të tjerat u shquan për thellësinë dhe vërtetësinë e përshkrimit të jetës.
Historiani, etnografi e filozofi janë shkrirë me poetin, që i këndoi rrjedhshëm në prozë jetësinë e popullit të tij. Tregimet më të mira të tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vërtetësia e pasqyrimit nga ngrohtësia e ndjenjës dhe bukuria e mendimit. Në gjithë krijimtarinë e tij gjejmë përjetësimin e krahinës, të gjithë malësisë së Pogradecit. Ai i bëri në prozë krahinës së tij atë përjetësim që i bëri Lasgushi në poezi.
Proza kuteliane dallohet për lidhjen e saj të gjallë me traditën gojore, përrallën, legjendën e sidomos me baladën e Jugut, që ndikuan thellësisht në krijimtarinë e tij. Ky ndikim ndihet në mënyrën e dhënies së personazhit, në formën e shpalosjes së fantazisë e nostalgjisë, në mënyrën e trajtimit të motiveve e detajeve të shumta epike e lirike, të dhënies së botës shpirtërore, të personazheve, në ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, në zhdërvjelltësinë e gjuhës, në humorin dhe ironinë e hollë dhe humanizmin e thellë. Asnjë prozator shqiptar nuk është mbështetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Në tregimet e Kutelit, të konceptuara në përgjithësi në trajta epike, ndihet poezia e një jete të lashtë shqiptare të rizgjedhur nga shpirti i kombit. Në disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e zotit", "I pasuri që ish i varfër fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinë Katerinëza" etj. Kuteli kërkon një përsosje shpirtërore, një drejtim të njeriut ndaj së mirës dhe humanes sipas filozofisë kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa më e madhe e krijimeve të këtij autori, janë tregimet mjeshtërore, që e ngritën prozën tonë të shkurtër në një shkallë të lartë ideoartistike. Proza e Kutelit është e fuqishme me frymë të theksuar popullore, me një gjuhë shumë të pasur e të përpunuar. Në përgjithësi ajo është realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj në të gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen në të kaluarën. Por kjo e kaluar është një mjedis ku ai qëmton probleme e motive të rëndësishme të kohës. Ai vështron në të kaluarën, për të sjellë jehonën dhe shembullin e gjithçkaje të mirë, që ruajti populli ynë nga rebeshet e kohës.
Proza e Kutelit bën pjesë në fondin e artit të letërsisë sonë. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtësinë e poezinë e saj dhe është shembull i mbështetjes krijuese në traditën popullore. Në vitet '30 ky autor kontribuoi shumë shumë për ngritjen ideoartistike të prozës sonë të shkurtër në nivelin e poezisë, sepse deri atëherë ajo kishte mbetur prapa saj.
Mitrush Kuteli zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerësimi i drejtë e botimi që u bëri ai veprës së dy poetëve të shquar të viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atë në radhën e kritikëve të talentuar shqiptarë, me shije të përparuar, me intuitë artistike, gjykim të thellë e kulturë të gjerë. Ai gjithashtu mbetet një folklorist i apasionuar. Materialet që ai mblodhi me durim e kujdes, i përmblodhi në vëllimin "Këngë e britma nga qyteti i djegur", Fryt i përpunimit me mjeshtëri i materialeve folklorike ishte edhe vëllimi "Tregime të moçme shqiptare" etj.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LETERSIA ANTIKE GREKE

Për herë të parë në internetin shqiptar po jepet një pasqyrë jo vetëm e letërsisë shqipe por edhe e asaj të huaj , pasi qëllimi ynë është që të sjellim në shqip edhe kryeveprat botërore edhe vizitori i faqes sonë të marrë njohuri të plota në fushën e letërsisë . Duke pasur të bëjë edhe me letërsinë e huaj përveç asaj shqipe do të dijë të vlerësojë më shumë të veçantën edhe origjinalitetin e letërsisë sonë .

Homeri në kryeveprat e tij "Iliada" dhe "Odiseja" përmend emrat e dy fiseve të njohura Ilire, Pajonëve dhe Tesprotëve si pjesmarrës në luftën e Trojës.

Po e fillojmë me LETËRSINË ANTIKE GREKE pasi ajo ka qenë baza e të gjithë letërsisë botërore. Në këtë letërsi do të gjejmë edhe gjurmë të letërsisë sonë gojore dhe do të shohim se emri i paraardhësevë tanë përmendet shpesh në këto shkrime të vjetra gjë kjo që dëshmon se paraardhësit tanë kanë bërë pjesë në këtë civilitet edhe kanë qenë të barabartë me të .

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi).
Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Babai i histografisë greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotë se Hesiodi ka një mendim tjetër që sjell Homerin në shekullin VIII para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema.
Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një proçesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të "Iliadës" dhe "Odisesë" në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë dorë mbi to;
Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i poezisë epike etj. etj.
Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona.
Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i
përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë.
Në "Iliadën" dhe në "Odisenë", përveç shtresimeve gjuhësore ka edhe shtresime kohore,
që fillojnë nga periudha para qytetërimit të Mikenës dhe mbarojnë afërsisht në shekullin IX para erës së re. Kjo i ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se në tekstin e poemave janë futur një numër i madh shtojcash nga rapsodë të veçantë, që kanë dashur tu përshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtërore të dëgjuesëve të tyre. Ka shumë të ngjarë që rapsoditë ose këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 3]

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons