Forumi Kuq E Zi
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Shkrimtaret-gjermani1-628x272

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) në gjirin e vet ka mbledhur krijues të të gjith arteve,poet,shkrimtarë,publicist,gazetar,aktor,piktorë dhe muzicient.Në pesëvjetorin e themelimit të saj,LSHAKSH ka shënuar një vig veprash e promovimesh të të gjitha fushave të artit e kulturës sonë kombëtare.

Ndër shkrimtarët sot po ju njohim me shkrimtarin tonë Avni Bellaina,i cili ishte me ne dhe gjithnjë aktiv gjatë këtyre përvjetorëve.Në mërgatën tonë lloji i të shkruarit të mendimit pozitiv,për lexuesit tanë në mërgatë vinte si diçka e re.Avni Bellaina është njëri nga shkrimtarët tanë,i cili iu është rrekur kësaj fushe,pra të shkruarit të librave të mendimit pozitiv.Diçka të tillë Avniu kishte filluar në vendlindje,por ishte koha kur qe detyruar nga dhuna dhe përndjekja sllave,kur viteve 90-ta,u strehua në Gjermani,ku u përkushtua të ushtroj artin e vet,duke bërë lexime e studime nga literatura shpirtërore,për të cilën u aftësua dhe mori eksperienca duke ndjekur seminare të ndryshme nëpër Europë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Harmonia

Kështu në maj të vitit 2009 në vargun e botimeve të reja,Avni Bellaina,na begatoi me një libër mjaft të mirë të titulluar”HARMONIA E SHPIRTIT”.Avni Bellaina me këtë libër vjen mjaft premtues,i rreket një fushe problemesh ku qendren e vemendjes e zë njeriu me aktivitetin e vet të orientuar,me manifestimin e mendjes,deri te problemi ontologjik apo i qenies,ku padyshim njeriu ballafaqohet me këto probleme,por duhet të dalloj një vijë kufizimesh deri te qëllimi.

Libri “Harmonia e Shpirtit” e shkrimtarit tonë Avni Bellaina,është një libër karakteristik,libër ku gjatë shfletimit,lexuesi i vemendshëm do të njihet me disa modalitete të të menduarit pozitiv.Ky lloj mendimi,është lloj i të menduarit frytëdhënes,që jetës i shton të reja,kurse jetës i jep aftësi ndriçimi të hetoj gabimet dhe të metat e veta,të cilat nëpër kohë gradualisht do të jetë në gjendëje të i evitoj.Të menduarit pozitiv,është mendim që prodhon nisma të mbara,hulumton zgjidheje të arsyeshme,mendim që dëpërton në esencën dhe realitetin e gjërave,duke u bërë atyre vështrime të thella dhe jo sipërfaqësore.Ai bënë thellim studimesh,duke nxitur individin të arrijë te forma e dëshiruar e realitetit.Një meditim i tillë që jetën të hapur,të pamundur,me shpresa,në një hulumtim të mundimshëm,pasi vet jeta është e tillë,duke hulumtuar problemet jetësore,për të njohur vetën si person,shpirtin dhe gjendëjen e vet shpirtërore,çfarë na mundon,na dhemb,kush jemi dhe pikërisht kur mësojmë kush jemi,mësojmë për cilin problem e dhimbje është fjala,atëhere dijmë ku të kërkojmë zgjidhëjen,edhe pse për të bërë gjitha hulumtimet duhet kohë e gjatë.Fillimi i zgjidhëjes së problemeve tek libri i Bellainës nisë me pyetëjen”Kush jemi?”duke argumentuar faktet,duke i pajisur ato me dëshmi bindëse,të pasqyruara kuptueshëm mes shembujve.”Harmonia e Shpirtit” ,është një libër me përmbajtëje shumë të rëndësishme,mjaft e dëshiruar dhe me efekt për lexuesit tanë.Libri është i botuar në maj të vitit 2009,i shtypur në Gjakovë në shtypshkronjën “BLINI”,ku për redaktor ka krijuesin e vyar të LSHAKSH z.Pal Sokoli,si dhe recensent krijuesin tani më të njohur Halil Haxhosaj.

Fillimisht me pak fjalë po ju njohim me jetën dhe veprën e shkrimtarit tanë Avni Bellaina:

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA A-bellaina


Avni Bellaina,u lind më 20 gusht 1972,në fshatin Rubofc të Lipjanit.Shkollën fillore e kreu në Rubofc,të mesmën në Lipjan,në drejtimin Matematiko-natyror,si dhe u transferua në drejtimin e medicines në Mitrovicë.

Dëshira e madhe e Avniut për të studjuar,nuk u mundësua për shkak rrethanave të asaj kohe nën okupimin që gjendej Kosova,Avniu i ri u detyrua të merr rrugën e mërgimit,u strehua në Gjermani,ku tani jeton dhe vepron.

Në Gjermani,Avniu filloj të ndjek shumë seminare me karakter spiritual nëpër Evropë.Avniu ka avancuar shumë në këtë lëmi,duke studijuar dhe njohur thell problematikat e spiritualizmit.Avniu edhe sot e bënë këtë punë me përkushtim
duke shtjelluar tema të kësaj fushe.

Avni Bellaina ka botuar:

“HARMONIA E SHPIRTIT”2009

Në Valët e Universit-I-2011

si dhe tani ka në dorëshkrim pjesën dy të librit”Në Valët e Universit”.

Libri “Harmonia e Shpirtit” ka një rëndësi të veçantë për lexuesit që don të njohin gjendëjen shpirtërore të njeriut.Duke hulumtuar gjatë nëpër seminaret në Schwarzwald,ai nxori përvoja,ndërtoi fakte dhe i pajisi ato me shumë dëshmi bindëse përmes shembujsh,të cilët lexuesi i interesuar në këto fushë,do të ishte e rëndësishme të lexoj tërësisht këtë libër,kurse ne po këputim vetëm disa nga shembujt.

Krijuesi Bellaina thotë:Nuk duhet harruar se trupi ynë është kompjuteri më i përsosur në botë.Ai për çdo gjë të vogël jep sinjale paralajmëruese,mes të cilave me të vërtetë bëhet fjalë për diçka serioze.

Nëse ne nuk duam të dëgjojmë këto sinjale,sepse nuk jemi të mësuar të ua vëjmë veshin gjërave të vogla,kur të na vijnë gjërat më të mëdha,do të jemi të detyruar patjetër të kërkojmë ndihmë.

Kjo ndodhë kështu,vazhdon më tutje Bellaina:Nëse zgjohemi herët dhe nisemi për në punë me makinë,po nuk e kemi kontrolluar mirë makinën para nisëjes,mund të na lajmërohen defekte,të cilat do të na detyrojnë të drejtohemi te automekaniku.Nëse na lajmërohet mungesa e vajit në makinë,do të na lajmërohet drita e kuqe.Automekaniku do e evitoj shpejt këtë defekt,po ne do të detyrohemi të paguajmë,dhe paguajmë me shpresë se do të arrijmë qëllimin pa probleme tjera gjatë rrugëtimit të mëtejmë.Po si shkaktar i moskontrollimit të makinës me kohë,jo shumë larg kilometra larg na lajmërohet një sinjal tjetër,një dritë tjetër me ngjyrë portokalli,e cila sinjalizon se uji në makinë është i mangët,ftohësi është nxehur dhe uji është hargjuar.Sërish mjeshtri do të eviton prishejen dhe sinjali zhduket.

Ne do të nisemi në rrugëtimin pë më larg,me gjasë se tani problemi është zhdukur,por nuk arrijmë shumë larg dhe në monitorin e makinës na ndizen të gjitha dritat,gjitha sinjalet!Çka ndodhë tani?

Makina do të bllokoj,nga se nga mos kujdesi ynë,për një kohë të gjatë nuk kishte as vaj,as ujë.Edhe trupi i njeriut jep sinjale të ngjajshme,vazhdon më tej z.Bellaina:Njeriu do të pësoj nëse me kohë nuk i vëren dhe eviton ato.Kur trupi i njeriut ndjenë dhimbje,sinjalet e trupit janë plot domethënje,ku detyrë e jona është të marrim masa të i evitojmë ato në kohë,ndryshe trupi ynë,po nuk i evituam ato sinjale me kohë,do të kenë fatin e makinës për të cilën folëm më lart.Kështu ndodhë me njeriun:Mos vemendja te këto sinjale me kohë,shkakton dhimbje që meodomos të nxisin të i drejtohesh mjekut.

Barëra kimike,diagnoza,terapi,tani do të na bëjnë të varur nga mjeku dhe substancat kimike,në mos i ndodhi bllokimi i tërë si makinës,për të cilën folëm më lart,mund të ndalojmë disa nga dhimbjet,për të vazhduar jetën që i ka mbetur,por gjithnjë nën kontrollin e mjekut dhe barërave.
Gjatë këtyre sëmundjeve që tani mbesin të varura nën ndikimin e mjekut dhe barërave,njeriu bie nën lëndimin e tij shpirtëror.

Tani njeriut i duhet një shërim shpirtëror,për të cilin nuk flasin mjekët.Duke i bërë një hulumtim të thellë,do të gjejmë zgjidhje shpirtërore.Shpirt të sëmurë nuk ka,thotë krijuesi ynë Bellaina,të gjitha këto vetëm janë bindje në kokën e njeriut,duke studjuar,hulumtuar gjërat shpirtërore,atëhere kuptojmë për çka është fjala,duke arritur mirë kuptimin se për çka është fjala,arrijmë të mësojmë kush jemi,kur e kuptojmë shpirtin tonë,e kuptojmë kush jemi,atëherë është zgjidhur e tëra,thotë shkrimtari ynë Avni Bellaina.Duke u endur nëpër librin e Bellainës,ne pasqyruam vetëm pak shembuj nga se është e pamundur të shpjegojmë tërë librin në një vështrim të shkurtër.Do të ishte mirë për çdo lexues të mirëfilltë të shtjelloj me përkushtim këtë libër mjaft interesant,i cili na njeh me shumë problematika në lëminë shpirtërore.

Shkrimtari ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi.

Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e shpirtërores.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special



Avni Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëNË VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.

Më tej Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa kufizime.

Sipas Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.

Sipas shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.

Që të mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë.

Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.

Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”.enjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme.

Si për këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse lexuesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën. Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.

Ky libër nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenies shpirterore.

NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Ne-valc3abt-t-univerzit-kopertinaNATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Ne-valc3abt-t-univerzit-kopertinaNATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Ne-valc3abt-t-univerzit-kopertina

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NATYRA E PSIKIKES NJEREZORE-AVNI BELLAINA Sokol%20Demaku

SOKOL DEMAKU-KUJTIME NGA DIASPORA III

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KUJTIME NGA DIASPORA III

SOKOL DEMAKU

Këshilltar editorial:
Sadullah Zendeli Daja
Redaktor:
Ibrahim Abedini
Recensent:
Bahtir Latifi

Ballina dhe përpunimi kompjuterik:
Shkëlqim Demaku

Botim i revistës"Dituria" në Boräs

Shkruan:Shaban CAKOLLI

Nuk është e lehtë të jetosh larg vendlindjes,i ndarë nga familja,miqtë,kultura dhe tradita jonë.Po të jesh mësues, edhe në kohët e dhimbshme të pushtimit dhe përndjekëjeve të shqiptarëve,të qëndrosh larg atdheut si mësues,do të ndash mall e dhimbje me më të dashurit,fëmijët,të ua mësosh atyre rëndësinë që ka atdheu dhe kombi,të i bësh ata të ndihen më pranë atdheut,të ua mësosh Abetaren shqipe, gjuhën, letërsinë, kulturën e traditën shqiptare,historinë e lavdishme të popullit shqiptar,të i shpëtosh ata nga tjetërsimi,është kontribut i pashoq dhe i çmueshëm kombëtar. I tillë është mësuesi Sokol Demaku,i cili shpëtoj nga asimilimi, edukoi, arsimoi, shpërndau rreze diturie tek shumë gjenerata të fëmijëve tanë,që jetojnë në Boräs të Suedisë, si dhe uanguliti në zemër dashurinë për atdheun dhe kombin.

Kohët e fundit,është bërë zakon,që mjetet e informimit nuk ndalin vrapin pas njerëzve të mëdhenj të politikës e pushtetit,duke i lënë anash bartësit e vërtetë të ideve dhe programeve të mëdha kombëtare.Në mërgatën tonë kemi njerëz të flijimit, njerëz të punës mendore,njerëz për të cilët duhet të flitet e shkruhet shumë, në mënyrë që brezi i ri të njihet me punët dhe përpjekëjet e pakursyera të tyre,për të mirën e përgjithsme të kombit.Të shkruajnë,ashtu si po e bënë Sokol Demaku.gazetari shkrimtari, poeti, veprimtari e mësuesi.Po,ama Sokol Demaku,shkruan artikuj dhe libra për veprimtarët e tjerë,hedh dritë mbi punën e tyre,po ky njeri nuk shkruan për vetën,e që për të bëmet e tijë mund të shkruhen,artikuj,libra monografi........
Sokol Demaku,është njëri nga ata që një pjesë të madhe të jetës e kaloj në mërgim,por ai nuk pushoi së vepruari,nuk kurseu mund as para,për të mirën e kombit. Sokol Demaku, është mësues, shkrimtarë, poet, gazetar, moderator i radiove, redaktor, ambasador i kulturës sonë kombëtare në mërgatë, i cili lidhë urat e kulturës sonë kombëtare, me kulturat e popujve europian dhe botëror.
Si mësues, Sokol Demaku me veprimtarinë e tijë,kontributin e pashoq,është bërë njëri ndër shtyllat më të forta të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare. Si mësues i shkëlqyeshëm, me vyrtyte të larta njerëzore,ai mbetët në kujtesën e shumë gjeneratave, që i përcolli si mësues i shkëlqyeshëm,njeri i kompletuar, i qetë e i dashur, me plot rreze diturie që rrezojnë fëmijët tanë në mërgim.

Si shkrimtar e poet

Sokol Demaku është poet,prozator,publicist,pedagog,redaktor,anëtar i kryesisë së SHSHKASHS. Sokol Demaku, ka botuar këto vepra:
Baladë e Përflakur(Shqip-Suedisht)2009
Histori e Qendrës Kulturore Shqiptare"Migjeni"2009
Jehona e Shekujve,Antologji poetike,2010
Mbrëmja në Mërgim,2010
LundraIme ,2010
Sa e Këndshme është Jeta,2011
Falë Dashuri si Askush Tjetër,2011
Na Ishte Një Kohë,2012
Kujtime Nga Diaspora I,II,III,2012

Si gazetar

Demaku shquhet me punën e tij gazetareske,ai u bie në befasi veprimtarëve, intelektualëve, krijuesve e artistëve,me aftësinë e tij ka mjeshtri të parashtroi pyetjet,din të bëjë për vete të intervistuarit, si dhe të njeh lexuesin, duke shpalosur botën shpirtërore të të intervistuarëve. Sokol Demaku,i kalitur në gazetari drejton revistën e përmuajshme në gjuhën shqipe në Suedi "DITURIA" dhe një radio lokale në Suedi e quajtur "Dituria". Veprimtarët e tillë si Sokol Demaku,gjinden rrallë.Ai nuk fiton në gjëra materiale por hargjon kohë,mund e para,për të prezantuar veprimtarë të kombit, intelektual, shkrimtar, poet dhe artist,duke hedhë dritë mbi veprat e mëdha, duke afirmuar krijues të rinjë,mes artikuj gazetash,mes librave dhe valëve të radios.Ditë më parë dëgjova në radion e Athinës, programin në gjuhën shqipe,një intervistë të Sokol Demakut,i cili prezantonte punën e lavdishme të veprimtarëve,intelektualëve e krijuesve tanë në mërgatë. Çka të them? U ndjeva sa krenar, aq mallëngjyes e emocional ,për këto fjalë të mëdha për bijët e bijat e kombit tim në mërgatë.Gjeografia e veprimtarëve, krijuesve, artistëve të mërgatës shqiptare,e përfshirë nëpër shumë vende të botës,nuk ka kaluar pa hedhur dritë mbi te, mësuesi, poeti, redaktori Sokol Demaku.

Krijimtarinë dhe veprimtarinë e pasur të tyre e ka gëdhendur në çindra artikuj gazetaresk, dhjetëra libra e reportazhe të radiove.Si në shumë libra tjerë në të cilat Demaku ka ndriquar veprimtarinë e mërgimtarëve tanë, tani falë tijë sot kemi në dorë një libër në të cilin hedh "Kujtime Nga Diaspora III",për të cilin i jemi mirënjohës, që na bëri të mundur të e radhisim në bibliotekën tonë.

Ky libër ka vlerat e tij domethënëse, me të intervistuar nga intelektual jo vetëm të mërgatës, por të përzgjedhur nga të gjitha trojet shqiptare. Në këtë libër kaq të begatë, lexuesi ynë do të kënaqet duke njohur më së përafërmi jetën dhe veprimtarinë e intelektualëve me profesione të ndryshme, si të veprimtarëve kombëtar, njerëzve të penës e kulturës sonë.

Demaku në këtë libër dëshmon aftësitë e tij fillimisht si krijues,si gazetar bashkëkohorë,i etur për të zbuluar brendinë e shpirtit të intelektualëve,për të ua servuar më pas në mënyrë artistike dhe të ngrohët lexuesëve. Nëpër ato tregime interesante lexuesi me kënaqësi do të njeh veprimtarinë e këtyre personazheve që nga fillimi e deri në ditët e sotëme. Cilët janë personazhet mbi të cilët shkrimtari i talentuar Demaku, hedh dritë? Përkthyesi,shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri, veterani i arsimit në Hässlehom të Suedisë, veprimtarë, publicist, tani për shumëkend i njohur Ismet Hasani,poetja jonë e shquar në mërgim Anjeza Sakaj, këngëtarja e muzikës së mirëfilltë shqipe Muhabere Krasniqi, piktorja amatore,e cila dashurinë e artit e ka pikturën me të cilën flet shumë Florije Lule Bajraktari, poetën tonë në mërgim Dhurata Lezo,Rovena Vata nga Qendra e Studimeve Albanogjike në Tiranë,si dhe poeti Strugan, tani më i njohur dhe i lexuar nga ne,i cili jeton në Landveter të Suedisë. Po çfarë na njofton me këto ndriçime të këtyre personazheve të librit" KUJTIME NGA DIASPORA III" z.Demaku? Padyshim gjëra të këndshme, njohuri nga personazhet, biografi të tyre nga lindja e personazheve deri në ditët e sotme, na njeh me veprimtarinë e tyre, profesionet, krijimtarinë e tyre,jetën në mërgim,mallin dhe dashurinë për te, rrespektin dhe sinçeritetin në punë e shoqëri, temat dhe motivet e krijimtarisë së tyre,dashuria për atdheun,kombin e artin, përshtatshmërinë e tyre me mesin ku jetojnë dhe malli për atdheun dhe njerëzit e vet; të arriturat e tyre në fushën e arsimit, kulturës, artit,traditës, planet e tyre të më tutjeme, frymëzimet që i nxisin në veprimtarinë e më tejme,kushtet e punës në të cilat punojnë, kontaktet e tyre me atdheun,ku nuk shpëton pa prekur edhe pyetjet si ndihen ata me zhvillimet politike,ekonomike e kulturore të gjitha viseve shqiptare.Kur shqiptarët në mërgim bëjnë biseda, patjetër se në memorien e tyre ngacmon dhimbja dhe vuajteja e së kaluarës së tyre dhe nuk ke si mos të dëgjosh kujtime rrënqethëse të së kaluarës,të cilat ne shqiptarët kush më pak e kush më shumë i kemi përjetuar nën lëkurën tonë.Për këtë të kaluar të hidhur,të cilën është mirë të mësojmë secili nga ne, flasin dy veprimtartë shquar e intelektual Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri,emra këta të njohur jo vetëm në këtë libër"KUJTIME NGA DIASPORA III";por edhe në faqet e shtypit të gazetave e revistave tona,valëve të radios, punimeve të tyre në krijimtari, etj... Ismet Hasani dhe Fetah Bahtiri, emra këta të ngrohët jo vetëm për shqiptarët në mërgim, por edhe për shumë veprimtarë të huaj në vendet ku ata jetojnë,mes të cilëve kanë internacionalizuar edhe çështjen tonë kombëtare,sipas mendimit tim, do i radhisja personazhet kryesorë të këtij libri.Të flasish për librin e Sokol Demakut, "Kujtime nga Diaspora III",nuk do mundësh të përmbyllësh të gjitha mes një vështrimi të shkurtër, por edhe do ishte e dëmshme që lexuesëve të u servirim tërë një libër, përmes një vështrimi.Lexuesit që në zemër ka librin,i mbetet të e lexoj me vëmendje dhe do të mrekullohet me këtë libër i cili flet:Preokupimet e kohës të cilat i trajton autori si dhe të arriturat e kohës në të cilën paraqet ngjarëjen.

Këtu lexuesi ndjenë një begati vlerash,një dhimbje për shqiptarët e shkapërderdhur nga dhuna,anekënd botës,një krenari që ruajnë emrin shqiptar nëpër botë,që e ndrisin me djersë, punë, arsim, mençuri, rrespekt e saktësi.

Ne e përgëzojmë mikun,krijuesin dhe veprimtarin kombëtarë Sokol Demakun,për këtë libër të ndritshëm,duke i dëshiruar atijë shëndet dhe shumë e shumë libra të tjerë

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons