Forumi Kuq E Zi
Tre rruget e mia Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tre rruget e mia Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tre rruget e mia Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tre rruget e mia Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tre rruget e mia Empty Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tre rruget e mia TriudhewebmesJanë tri gjëra me të cilat jam e lidhur shpirtërisht. Janë tri
rrugë ku unë hedhë hapat. Janë tri dyer ku unë kam trokitur dhe që të
trija më janë hapur. Nuk është hera e parë që unë jam kështu si jam tash
në këto momente. Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tri
“stacionet” e mia, tri frymëzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e
mia. Nuk ndjehem e përmbushur nëse njërën nga ato nuk e kam afër. Ndjejë
se më mungon një pjesë e imja.



Ditë
pranvere, por, shiu që bie të bën të harrosh se je në këtë stinë. Dhe
bashkë me atë shi, seç m’u dukë se ra edhe një pikë lot! E mora atë
ndjesi duke e shikuar atë portret vajze me lot në sy. E ndjeva se ai u
bashkua me gjithë ato pika shiu, dhe disi shpejtonte të arrinte në
rrugën... e për të rrëshqitur nëpër faqet e trëndafilave...
E ndjeva
edhe aromën e luleve pas shiut.... apo lulet afër saj ishin aty për
t’ia shtuar edhe më shumë delikatesën! Sa pyetjet i kam marrë pikërisht
për atë lot të saj! Po pse ky lot?! Ka nostalgji, ndjen dhembje, apo
është e rrëmbyer nga ndonjë çast lumturie??? E përgjigja ime është: Loti
flet shumë!...
E prapë kthehem tek ai portret. E shohë se ajo vajzë është
diku në një hapësirë, apo mos ndoshta ka kaluar në atë “botë” ku nuk
ndjehet hapësira e as koha?! Lum si ajo! - them për një moment, duke e
soditur, këtë portret vajze. Do të dëshiroja edhe unë ta kaloja këtë
botë fizike e ta kuptoja, përjetoja vërtetë atë botë ku nuk ndjehet
hapësira e as koha. Ku të tjerët nuk arrijnë ta kapin, kuptojnë,
mendojnë, besojnë se kjo botë vërtetë kështu funksionon...dhe nga
paaftësia dhe kufizimi i koncepteve vetëm e “vrasin” kohën duke u marrë
me supozime e gjykime të parakohshme e të gabuara... e kështu dalin në
sipërfaqe si “viktima” të cektësisë së mendjes.
E unë ashtu vazhdoj
të rri, e heshtur, por jo e vetmuar! Këtu ka shumë qetësi, por nuk ka
zbrazëti. Këtu ka shumë paqe. S’ka zhurmë! Këtu dëgjohet një dialog.
Dialog i interpretuar sipas një “skenari” të shkruar me fjalë të
padëgjuara deri me tani nga askush.
Duke e soditur atë portret, mundohem ta kapë se në cilën nivel të
ekzistencës ajo ka shkuar?! Për një çast më duket se e vërej
edhe një rrezatim përreth saj!!! E tërë figura e saj më duket e
ndriçuar! Ah, jo! Po si ka mundësi që unë me këto shqisa ta kapë atë
shkëlqim.?! Ah, është mendja! Janë mendimet! Është dëshira ime, ta kapja
edhe atë magji... por, ky është arti, të lejon të kapërcesh edhe përtej
reales. E kështu duke e marrë nektarin e imagjinatës, me të, hedhë vija
në letër, thur mendime, dhe thjesht, realitetit i jep një petk tjetër,
gjithsesi me shkëlqyes.
Shikimi im lëviz nga njëri kënd në tjetrin,
apo më saktësisht lëviz në një trekëndësh - në trekëndëshin tim jetësor,
ashtu siç edhe unë funksionoj, ashtu siç edhe unë i perceptoj sendet,
gjërat në jetë. Çfarë koincidence numri 3!!! E kam simbol! Dhe duke e
larguar atë shikim, pak më tutje e shohë një ilustrim, aty e lexoj një
titull, e di përmbajtjen, e kam lexuar disa herë. Aty hy në procesin
nëpër të cilën kalon ajo ndjesi, si derdhet, si pranohet, e deri tek
artikulimi i saj në formë të një artikulli.
Prapë, edhe këtu është
një botë tjetër! Në këtë botë ka qarkullim të ideve, mendimeve,
emocioneve. Edhe këtu ka lot, lule, shi, pranverë-vjeshtë!
Edhe në këtë botë shpesh i tejkaloj kufijtë e reales që ne e
perceptojmë. Kaloj në botën ku gjërat janë të ndërtuara pak më ndryshe
prej asaj që ne arrijmë t’i shohim, perceptojmë. Shpesh e harkoj sipas
dëshirës, shpresës, pamjes sime vizuale që përsëritet në mendje time
duke i sfiduar ditës-natës dhe vazhdimisht duke më ngacmuar derisa sa ta
qes në dritë... Dhe sa herë që e lexoj, e gjejë një xixë tjetër për
t’ia hapur rrugën një fjalie tjetër, dhe kështu rreshtohet fjalë pas
fjale, fjali pas fjalie, mendim pas mendimi, për të dhuruar porosi tek
ata që arrijnë ta kapin dhe që duan ta kapin.
Shëtitja ime nëpër
trekëndëshin tim jetësor nuk ndalon. Dhe e shohë se në dorë e kam një
libër goxha voluminoz. Që në faqe të parë figuron një peshore. E pak më
poshtë shkruan: “Të jetosh me nderë, të mos i bësh dëm askujt dhe secili
të marr atë që i takon”. Janë këto tri urdhra të drejtësisë. Është kjo
peshore me të cilën kam nisë të rrugëtoj para shumë vitesh...
Për një moment më vije një ide tjetër. Ta marrë këtë peshore,
e ta vë në peshojë se cila nga këto të trija peshon më shumë tek unë:
Portreti i asaj vajze të përlotur, ajo letër që në brendi mbante shumë
emocion apo ky libër kaq voluminoz??? E si ta bëjë matjen tani më? T’i
qes ato dy të parat në njërën anë, e në anën tjetër këtë librin! - a
thua do të peshojnë njëjtë, apo do të barazohen?! Jam pak në dyshim!
Janë tri gjëra me të cilat jam e lidhur shpirtërisht. Janë tri rrugë ku
unë hedhë hapat. Janë tri dyer ku unë kam trokitur dhe që të trija më
janë hapur. Nuk është hera e parë që unë jam kështu si jam tash në këto
momente. Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tri
“stacionet” e mia, tri frymëzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e
mia. Nuk ndjehem e përmbushur nëse njërën nga ato nuk e kam afër. Ndjejë
se më mungon një pjesë e imja. Unë kam nevojë të lëviz! Ndjejë se duhet
të lëviz! Por, krejt në fund më duhet ta pranojë se shpirti im ndalet
të pushojë diku pak më shumë, pra, në njërën nga këto tre rrugë të mia!
Sa herë që ndalem aty të pushoj, e ndjejë se më shpejtohet edhe të
rrahurit e zemrës dhe nga kjo gjuhë e
zemrës e kuptoj edhe pulsimin e jetës më shumë, më thellë dhe
në një formë pak më ndryshe. Jam mësuar t’i kem afër që të tria. Jam
mësuar që të bashkëjetojmë. Pra, unë, fjala e shkruar, brusha dhe
peshorja! E ne të katërtat i kemi miqtë tonë, miqtë e fjalës së shkruar,
miqtë e mi të së bukurës, miqtë e mi të misionit që bartë peshorja.
Secila
nga këto reflekton mesazhe tejet njerëzore, dy të parat sjellin shumë
dashuri, butësi, solidarizim me gjendjet shpirtërore të njerëzve...
sjellin shumë buzëqeshje. Por, edhe kjo tjetra sjellë, forcon ndjenjën
dhe shpresën për sa më shumë drejtësi, barazi, besim, respekt! E sjellë
atë ndjenjën se të gjithë e kemi të drejtën të jetojmë jetën tonë ashtu
siç ne duam. Të gjithë kemi të drejtë ta zgjedhim rrugën në të cilin do
të hedhim hapat tonë...


Shkruan: Vlora BANUSHAJ

2Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje melodi kitare
E lehte plot trishtim
Me vodhi qetesine
Turbulloi shpirtin tim.

Ne dritare e heshtur
Syte e tu kujtoj,
Mes reve te largeta
Per ty meditoj..
Sa kohe u be pa te pare
Sa enderra u thyen cope-cope
Ti ike ..ti vetem me le
Si kujtim me le veç lote..

Une e vetmuar mbeta
Mes enderrash ,deshperimesh
Dashurine e humbaJetoj mes kujtimesh.

3Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje flete e bardhe,
me tej nje heshtje,
mbyllin rrethin virtuoz,
me qender vehten.

ndergjegjia ime,
ne vetmi prangosur.
Viktime zemrash frikacake.
Kujtimesh plagosur

4Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
lutja ime

para se dielli te rilinde,
pertej ne horizontin e afert.
perballe shekullores skutes sime.
ta pres te paren rreze drite
mrekullueshem prej saj te lag fytyren.
te lutem Zot hija ime te perulet gjithsesi
vetem Ty
e sa zgjat dita prap te lutem,me merr
e perjetsisht afrom tek Ti.

5Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
dedikim


sekondat rrezojne shekullin e ri,
defragmentojne ikona shenjtoresh.
diku ne ag te shekulli je ti,
sakrilegj mbi altar theroresh.
fija tendos kujtimin permjegull,
e koha behet rrebesh, stuhi.
kurr ste perfund e zeza vorbull,
me mall fluturo theror je ti.

6Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
jetoj me mall te pres
ne kujtime jetoj
qe mos te te harroj
shkruaj cdo nat per ty
cdo gje me kujton ty
cdo gjeje te bukur i flas per ty
as nje gje der tani
vetem kujtime
kujtoj te kaluaren me ty
kam endra plot ne zemer
por as nje der tani nuk erdhi tek mua
sme mbeti gje tjeter
pervec se kujtimi dhe mallin sma shuan.

7Tre rruget e mia Empty Re: Tre rruget e mia 20/2/2013, 21:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NATE ME SHI
Ah sonte ky shi
e shtojne lotet e mi
se ty ste kam prane
te puth,te them nje fjale

Ah sonte kto re
yjet i mbuluan
me kend te kaloj naten
apo me shiun duke vajtuar

Perse o perendi
kerko lote nga une
apo me fatin tim te hidhurti nuk ngopesh kurr

Perse o nate e erret
qiellin e mbulove
yjet mi rrembeve
zemren ma shkaterrove

Cfare te mbaj mend syt e mi
nje erresir te shkretuar
apo vetem lotin qe kullon
dhe doren duke shkruar.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons