Policia e Shtetit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, lajmëroi mëngjesin e së dielës për gjendjen aktuale të rrugëve në Shqipëri.
Me motin e ftohtë që vazhdon të mbajë peng shumë zona të vendit, disa rrugë kombëtare e rurale janë të bllokuara apo të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në total, 39 komuna janë të bllokuara.
Ky është raporti i fundit për akset problematike në vend.
Akse të Bllokuara
Qarku Elbasan
Rruga Elbasan-Librazhd-Bulqizë, përkohësisht e bllokuar, punohet për lirimin e aksit
Qarku Kukës
Akset B.Curri-Qafë Morinë, B.Curri-Fierzë, B.Curri-Valbomë,
Moti i keq
Shqipëria ngrin javën e ardhshme
Shi dhe borë në të gjithë vendin
Gjirokastër, zhbllokohen akset kombetare
të pakalueshme
Akset Krumë-B.Curri, Krumë-Qafë Prush, të pakalueshme
Akset Shënmri-Qafë Shllak, Topajan-Shishtavec, të pakalueshëm
Qarku Dibër
Aksi Ujmish-Lusen-Brushticë-Kala e Dodës, në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm
Aksi rrugor Peshkopi-Sllovë-Kala e Dodës, në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm
Akset Ostren-Stëblevvë-Librazhd dhe Aras-Lurë të pakalueshme
Qarku Shkodër
Aksi Fushë Arrëz-Gjegjan-Shpal, i pakalueshëm pasi një ortek ka rënë në rrugë
Akset Bogë-Theth, Selcë-Vermosh, Dukagjin-Qafë Mali-Dardhë-Fierëz, Fushë-Arrëz-Iballë, të pakalueshme
Qarku Mirditë
Fshatrat e thellë të Mirditës janë të gjithë të bllokuar
Rrugët e kalueshme vetëm me zinxhirë
Qarku Kukës
Autostrada Morinë-Kalimash
Rruga kombëtare Kukës-Krumë
Rruga Kukës-Topojan
Qarku Dibër
Rruga kombëtare Peshkopi-Bulqizë-Klos
Aksi rrugor Bulqizë-Shupenzë-Ostren
Aksi Krastë-Bulqizë
Aksi Peshkopi-Muhur-Aras
Qarku Shkodër
Koplik-Razëm kalohet vetëm me zinxhirë
Qarku Korçë
Akset Boboshticë-Dardhë dhe Korcë-Voskopojë kalohen me zinxhirë
Aksi Korçë-Ersekë-Leskovik kalohet vetëm me zinxhirë
Qarku Gjirokastër
Rruga Përmet-Çarshovë, e kalueshme vetëm me zinxhirë