Gratë aktiviste në Togo kanë filluar sot një grevë seksuale në një përpjekje për të përdorur fuqinë e tyre seksuale për të larguar presidentin e vendit.Anëtarët femra të të drejtave civile” Let’s Save Togo”do të qëndrojnë larg burrave dhe partnerëve për 1 javë.Qëllimi i tyre është që të shkaktojnë dorëheqjen e Presidenti, Faure Gnassingbé. Isabelle Ameganvi udhëheqëse e grupit për të drejtat e grave tha se greva do të verë në presion burrat e Togos që të ndërmarrin veprime kundër presidentit.Në Togo, gratë kanë të drejta të barabarta me burrat për të votuar dhe për të marrë pjesë në jetën politike, por në praktikë, ka pak gra në pozita udhëheqëse, qoftë në politikën formale apo atë të shoqërisë civile, të dhëna këto që vijnë nga institucionet e të drejtave të grave.Vendi ka qenë i sunduar nga e njëjta familje për dekada të tëra. Presidenti Faure Gnassingbé erdhi në pushtet në vitin 2005, pas vdekjes së babait të tij, Eyadema Gnassingbé, i cili sundoi vendin në perëndim
të Afrikës për 38 vjet.Grupi i grevisteve besojnë se kanë nevojë për ndihmën e njerëzve të tjerë për të detyruar Presidentin, Gnassingbé të japë dorëheqjen.Presidenti Gnassingbe nuk ka komentuar ende grevën e seksit, ndërsa mbajtja e saj u njoftua të shtunën në një miting ku morën pjesë mijëra persona në kryeqytetin, Lome.