Mbyllet aeroporti më i rrezikshëm…për një tjetër, më të rrezikshëm
Mbyllet aeroporti i konsideruar si më i rrezikshmi në botë, ku ulja ishtë sfidë më vete për cdo pilot. Bëhet fjalë për aeroportin ndërkombëtar të Quitos në Ekuador.
Aeroporti shtrihet në një zonë të populluar pranë kryeqytetit dhe është ndërtuar para gjysmë shekulli. Mbyllja e tij do të kryehet pasi autoritetet përuruan hapjen e aeroportit të ri që ndodhet 14 kilometra larg kryeqytetit.
Vendndodhja e aeroportit të vjetër ishte bërë shkak për një sërë aksidentesh gjatë uljes. Më i përgjakshmi u regjistrua në vitin 1984 kur një avion goditi godinat e banuara pranë tij duke vrarë mbi 130 persona.
Terminali i ri shtrihet në 38 mijë metër katrorë në një luginë dhe është përgatitur për të pritur rreth 5 milion pasagjerë në vit. Por pikërisht pozicionimi në një luginë e ka bërë të vihet në qendër të kritikave për rrezikshmërinë, kur ende nuk ka nisur punë mirë.
Sipas pilotëve, në luginë fryn erë e fortë dhe në pjesën më të madhe të vitit, aty mbizotëron mjegulla.