Egjipti njohu Kosovën në një ditë shumë të rëndësishme për Kosovën, pikërisht në ditën e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Konfirmimin e bëri vet e dërguara e posaçme e presidentit Morsi, zv.Presidentja e Egjiptit, znj. Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy e cila doli në një konferencë për media së bashku me kryeministrn e Kosovës Hashim Thaçi.
"Egjipti e mbështet Kosovën, jam e nderuar të shpalli njoftimin se Egjipti po e njeh Kosovën. Kjo njohje do të na ndimohjë në bashkëpunimin tonë në shumë fusha sepse kemi një të kaluar të përbashkët si në aspektin kulturor dhe historik”, shtoi Sharkway.
Drejtuesit e Egjiptit kishin premtuar javën e kaluar se ky shtet shumë shpejt do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Me këtë njohje, shkon në 99 numri i shteteve që e kanë njohur shtetësin e Kosovës.