Egjipti rihap piramidat për turistët
Egjipti rihapi për turistët një prej piramidave më të mëdha në vend, në një përpjekje për të rigjallëruar industrinë e turizmit, e dëmtuar rëndë pas konfliktit civil të një viti më parë. Ministri i Antikiteteve, Muhammad Ibrahim, rihapi Piramidën e Kafres, së bashku me gjashtë varre antike në Giza, pas përfundimit të një projekti të gjatë restaurimi.
Piramida, e lartë 136 metra, është e dyta më e madhe në Egjipt dhe atje prehen eshtrat e Faraonit që i ka dhënë edhe emrin këtij vendi.
Ibrahim theksoi se Egjipti është rikthyer të jetë tashmë një vend i sigurt për turistët e huaj, transmeton TCH.
Si rrjedhojë e revolucionit që solli rrëzimin e qeverisë së Mubarakut në shkurt 2011, numri i turistëve që vizitojnë vendin e Afrikës Veriore pothuajse është përpjestuar me tre.
Turizmi është një prej sektorëve kryesorë të jetës ekonomike në Egjipt dhe rigjallërimi i kësaj industrie ka një rëndësi thelbësore për rigjenerimin e të gjithë ekonomisë së vendit me 85 milionë banorë.