Shkruan: Gresa Pirana.
ISHE ENGJULL I SË KEQES
(poezi)
Dorëzimi im si ëndërr e bukur vjen e të shfaqet përnatëISHE ENGJULL I SË KEQES
(poezi)
lutesh që realiteti yt, ty këtë gëzim të ta dhuroj,
por e nesërmja të zhgënjeyer të lë
me doza të larta, me gjithë fuqinë ti vret, vret pa pushuar,
por hapit tim zërin i'a ndien. . .Ai nuk ndalet
të pushton dëshpërimi me trofeun që e djeshmja të sjell
se të më shikosh të pamposhtur e vetmja zgjedhje ty të ngel
Inati të mbërthen keq,
mallkimet si re të zeza në një ditë ku diell rrëzon i hedh,
që rrjeta e trishtimit qenien s'ma mbulon,
parehati qenies sate kjo i shkakton
Se djalli s'transformohet dot,
sado flatrat e një engjulli ai përpiqet ti shfaq,
sepse ti ishe vetëm një engjull i së keqes,
e them sot tanimë që jam zgjuar
E hidhur ta pranosh se jeta ime ecën si lumi, edhe pa ty
të dhemb....
të dhemb ta shohësh atë që dikur e kishe e që sot më se ke
tani je i ulur në fjalët e mija, kur të thoja se....
ska asgjë në botë që nuk kthehet.