Poetja dhe piktorja
Valdete Berisha
Shkruan: Shaban Cakolli
Herët në vegjëli nisi të ushtroi pikturimin e natyrës së atdheut. Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë, duke kërkuar të përsosuren e saj në punime të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje, e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra.
Dikur si fëmijë Valdete Berisha po e ëndërronte jetën plot diell e paqë. Ajo po e donte të bukurën, njerëzoren, miqësinë dhe shkollën, horizonte plotë dritë, pa i shkuar mendja se pushtuesi që qëndronte në mesin tonë art kishte shëmtimin, përndjekëjen dhe vrasëjet e të rinjëve tanë që duan atdheun të lirë dhe të bukur.
Valdetja nga fëmijëria deshti atdheun, shkollën, gjuhën, kombin, për të cilat po përdorte mjeshtritë e saja që i kishte dhunti, por që dita ditës në stërvitje po fitonte eksperiencë të pashoqe, për të përdorur mjeshtritë e saja që ngjyrat e jetës të i zbukuroj me vargje dhe pikturë. Herët në vegjëli nisi të ushtroi pikturimin e natyrës së atdheut Ajo me zell po hulumtonte e studjonte të bukurën e artit të shkruar të e vë në pikturë, duke kërkuar të përsosuren e saj në punime të përsosuren në punimet e saj që e vargëronte bukur në vargje,e duke i dhënë gjallëri me ngjyrëra.
Mjeshtri e përsosur artesh të kombinuara e admirojnë më shumë ate bukuri ku figurat dhe vargjet u përgjigjen njëra-tjetrës. Valdete Berisha e lindur me një njohëje të thellë artistike, kishte qëllimin të ngjeshi rrugën e saj krijuese duke zgjedhur motivet e saja me vargje dhe ngjyra për të paraqitur të bukurën ku vdekja humb kuptimin e saj,dhe horizonti i krijimeve të saja mbushet oaza gjallërie.
Po Valdetja ishte ende e re të kuptoi se kishte pushtues zemërzi që art e kishin shëmtimin e të bukurës, që ngjyrërat e tyre përdoreshin vetëm në të zezën, se art e kishin mortin, dhe mort e përndjekje po sillnin mbi gjithçka shqiptare pa lënë anash artin dhe kulturën tonë.
Kohën kur Valdetja ishte në kulmin e punës, pushtuesi sllav u vu në përndjekje të saj vetëm e vetëm se krijonte të bukuren. Në këtë rrugë përndjekëjesh ajo mori në zemër artin e së bukurës dhe u strehua në Belgjikë, por për asnjë rast nuk u shkëput nga puna e saj e artit, edhe pse tani u detyrua që artit të vet të i ndërroj kahjet, ku qoftë në vargje qoftë në pikturë u përzien ngjyrërat e dhembjes dhe mallit.
Në kompozimet e Valdetes ajo siluetën e vet e ka zhytur në një dritë të praruar që vjen e transfiguron veprat e saja me sekretin e ngjyrërave, ku mjeshtria e magjishme e saj ju jep jetë dhe gjallëri ngjyrave edhe kur përshkruajnë krenarinë, edhe kur përshkruajnë dhimbjet,mallin,shpresën, u jep jetë të plotë e optimizëm gjithçkaje që e pikturon mes ngjyrërave.