Forumi Kuq E Zi
AURELA TOPI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
AURELA TOPI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
AURELA TOPI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
AURELA TOPI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1AURELA TOPI Empty AURELA TOPI 13/2/2013, 21:47

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
AURELA TOPI Aurela%20Topi

2AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:48

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ATDHEU IM NË ITALI

Kur rrugën mora për në Itali,

ishte dimër, erë dhe dëborë,

po

trokishte nëpër porta viti i ri,

unë një bredh mbaja në dorë...



Mora

bashkë me grushtin e dheut,

dhe një bredh të vogël nga Berati,

bashkë me

kujtimet e atdheut,

dashurinë dhe fjalën e tim Ati...



E mbolla këtu në

dhe të huaj,

dhe e vadit kam plot 20 vjet,

i hedh gëzimet, dhimbjet që

vuaj,

që të dijë, dhe të rritet përpjetë.



Shikoni sa është rritur

bredhi im,

Jeta ime që kam këtu në kurbet,

Mbi supe AI mban atdheun

tim,

Në dhe të huaj sado që të ketë jetë.



Çdo fund viti, pranë tij bëj

bëj fotografi,

Për mua, ky është atdheu im, SHQIPËRI !

3AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:49

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ALI PASHA I TEPELENES

Eh, Ali pasha me derte,

Këmbëkryq në Tepelenë,

Era fryn dhe

nëpër gjethe

Zgjon kujtime që larg flenë.



Burrë i ashpër, me

fustanellë,

Mbi këpucë xhufka të kuqe,

Traditën e ruajte thellë,

Mbajte

tënden, jo të Turqëve.



Bëre histori për shekuj,

Tani rri këmbëkryq në

troje,

Vizitorët vine të etur,

Bëjnë foto, "të bëjnë roje".



Foton tënde

në një park,

Ikin, e marrin nëpër botë,

Historinë ta çojnë

larg,

Shqiptarin karakterfortë.



Në liqen i mbyte gratë,

Mbrapa të mbeti

historia,

Pse i ashpër dhe me shpatë,

Kokën mbështete te Vasiliqia…



Pas

një burri emër madh,

Prapa veprës së përkryer,

Fytyra e një gruaje

zbardh,

Pena në bojë të saj ësht ngjyer…


4AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:49

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
RA BORA E PARË

Shtroi

dëbora e parë rreth shtëpisë,

bardhësinë e saj të ftohtë e të bardhë,

si

letra e pa shkruar e vetë poezisë,

trokiti, nga unë sot po kërkon një

varg.



Unë me shputat e këmbës lehtë-lehtë,

hedh hapat e mi si gërma

mbi letër,

gjurmë rrjeshtash të bukur si në fletë,

dhe bëhet e shkruar

si të jetë vepër.



E di, poezia që shkruaj këtë radhë,

ditët e

numëruara ajo do ti ketë,

frymëzimi i borës për këtë vit, i parë

do

tretet shpejt, nuk do qëndrojë në jetë.

Por gjurmët në fletën e bardhë

si borë,

do mbeten pa shkrirë në librin që pres,

gërmat - flokë flutur,

që unë vë me dorë,

miqtë, njerzit të gjithë kudo i përshëndes...



Bora

do tretet, por poezia ime do të mbesë!

5AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:50

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LASTARËT E TRUNGUT TIM

Dy degë

të brishta rrita në jetë,

dy lastarë hollakë e të vegjël,

u dhashë

lulëzim nëpër fletë,

i tunda, përkëdhela si engjëj.



Rrënjëza ime

gjithë jetën për ta,

do japi ushqim nëpër vite,

të ngjiten me krahë

saaaa më la,

nga trungu që nga unë vaditet.



Bota ti shikojë kur tunden

në erë,

blerimin e tyre, lulëzim e aromë,

të gjithë do kuptojnë, çdo

pranverë,

kur larg marrin, përcjellin jehonë.



Një trung i fortë, me

lastarë të blertë,

nga dimiri i rreptë nuk ka frikë kurrë,

gjelbërimin

përkund, përcjell nëpër fletë,

si një të bukur dhe të ëmbël uverturë!

6AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:51

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LASTARËT E TRUNGUT TIM

Dy degë

të brishta rrita në jetë,

dy lastarë hollakë e të vegjël,

u dhashë

lulëzim nëpër fletë,

i tunda, përkëdhela si engjëj.



Rrënjëza ime

gjithë jetën për ta,

do japi ushqim nëpër vite,

të ngjiten me krahë

saaaa më la,

nga trungu që nga unë vaditet.



Bota ti shikojë kur tunden

në erë,

blerimin e tyre, lulëzim e aromë,

të gjithë do kuptojnë, çdo

pranverë,

kur larg marrin, përcjellin jehonë.



Një trung i fortë, me

lastarë të blertë,

nga dimiri i rreptë nuk ka frikë kurrë,

gjelbërimin

përkund, përcjell nëpër fletë,

si një të bukur dhe të ëmbël uverturë!

7AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:51

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
FAMILJA IME

Familja ime prej katër vetësh,

një burim i qetë mes

gjelbërimit,

flladitur nga pranvera mes fletësh,

veshur me ngjyrën e

aromës, gëzimit.



Familja ime, pikëz në detin e botës,

vesë e kristaltë

që larg, thellë humb,

mban në shpirt lulëzimin e kohës,

bën të kuptoj

lumturinë e pa fund.



Familja ime, dy fëmijë dhe një burrë,

Ajo, që më

shumë nuk kërkova kurrë.

8AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:52

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË KËTË FOTOGRAFI

Ismail Bej, për TY me

shokë,

Që 100 vjet mbushen pasnesër.

Që firmën hodhët nëpër

botë,

Ëndërrën për ta bërë vepër.



Unë sot vij që nga Italia,

Me çantë

malli përmbi supe.

Që ju vetë dhe historia,

Të shkojë gjithnjë më tutje.



Unë me fotografinë bashkë,

Po iki prapë në dhe të botës.

Ti them

Italisë së lashtë,

Premtimin e madh para botës.



Kjo foto, dhe Ismail

Qemali,

Unë, por edhe kombi im.

Ky monument - gurë stërralli,

Kërkon për

gjakun një bashkim.



Dhe thirrja, fotua ime në letër,

Presin që sot të

kthehen në vepër…

9AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:52

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ËSHTË RASTËSI

_- qytetit tim Beratit -_



Të jetë

rastësi që dy burra me mënd,

Që kombit tonë i bënë historinë,

S'gjetën

në botë tjetër, të bukur vënd,

Që në Berat e ngritën të tyren,

dashurinë?



Skëndërbeu, i egri i pashmi Ali pasha,

Në Berat gjetën

ndjenjën e brishtësisë.

Dhanë dashuritë e tyre të mëdha,

Por aty pinë

dhe lumenjtë e lavdisë.



Thua e gjithë kjo të jetë një rastësi,



shënjti Kozma, edhe Ai këtu erdhi,

Apo vetë Berati është i tëri

histori,

Që me bujari për të gjithë i derdhi?



Unë qëndroj, Berat,

"fshehur" në një kënd,

Por jam,mbetem filiz i brishtë i trupit

tënd…

10AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:53

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MOTRAT E MIA

_- motrave të mia -_



Tre degë të bukura, të

blerta,

Me ëmër dhe krejt lulëzuar.

Të ëmbla, të çiltra, të

thjeshta,

Nga rrënjë e prindërve dhuruar.

Enkeleda, e brishta dhe e

mira,

Klodi e qetë, e heshtur, me mënd.

Dhe unë me to e madhja,

dëshira

Që i ndjek nga pas në çdo kënd.



U hapëm, u rritëm dhe

çelëm,

Sejcila një tufë të madhe gëzimi.

Por rrënjët për jetë na

ngelën,

Te prindrit aromë trëndafili…

Tre motra, tre yje të vegjël me

dritë,

Morëm, përcjellim në jetë dashuritë.

11AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:53

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
BERATI IM



Qyteti i bukur

me kalanë e lashtë,

Lindi historinë, më lindi dhe mua.

Edhe tani që ika

dhe jetoj jashtë,

Kam me vete këngët, kujtimet e tua.



E madhe Italia,

Milano, Venecia, Roma,

Por Berati im është më i bukur.

Atje fshihet

femijëria dhe lodrat tona,

Nëpër strehë dhe çati rrinë strukur…



Shpesh

i kërkoj, u flas, ndihem e lumtur…

12AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:54

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË MESIN TUAJ

_- prindëve të mi -_



Në mesin tuaj nga puthjet dhuruar,

Ndihem hoje mjalti, dhe e

lumturuar.



Sa herë kaloj detin, vrapoj u vi pranë,

Shoh vitet,kujtimet,

dorën që më dhanë.



Kur u them, u nisa, rrinë duke më pritur,

Mes tyre

lule e vogël, ndonse grua e rritur…



Dashurinë e tyre e dua për të me

vaditur…

13AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 13/2/2013, 21:55

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NËNËS TIME

_- nënës për ditëlindje -_



Nuk di të bëj

këngë e vjershë,

por sot do shkruaj dy radhë,

si derdhen gjethet në

vjeshtë,

sot shpirti më paska mall.



Mall për nënën që më rriti,

mall

për puthjet që më dha,

që për jetën më pregatiti,

të shkoj në halle të

mëdha.



Jam shumë larg, për ditlindje,

Adriatikun kam mall në

mes,

dashurinë time që në lindje,

do ta bëj puthje dhe shpres...



Puthjet e mia që nga larg,

do jenë tufë me dritësime,

aromën do të ta

bëj varg,

të dhuroj mijra, mijra urime.



Dita e lindjes tënde,

nënë,

është edhe lindja ime,

në netët me erë, hënë,

na rrite me shumë

mundime.



Të uroj thellë nga zemra,

jetë të gjatë, dhe të mbarë,

sot

për mua malli dhe kënga,

janë tufë me margaritarë...

Dhe njëqind,

nënë, nga Italia,

malli, urimi, dhe vargjet e mia..

14AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 14/2/2013, 06:53

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mosha po na ikën nëpër ujvarën e jetës,
Bie, ngrihet, vritet nëpër gurë dhe brigje,
Flokët zbardhen nga pëshë e së vertetës,
Duke kërkuar rrugë nëpër
të tjera shtigje.

Më shumë dëshirë kemi, që vetëm të rrimë,
Të pimë nje kafe mes dallgësh me mendimet,
Të kujtojmë vitet, mbrëmjet dhe dashurinë,
Që ndonse mosha ikën, ajo vazhdon e rritet...

Fjala nuk na ka vlerë,të hedhim si një erë,
Pa e matur mirë, por edhe pa e peshuar,
Fabrikës mendimit ti japim më shumë vlerë,
Në tryezë të miqëve, sa herë për ta dhuruar...

Duam të rrimë vetëm, me kafen të flasim,
Të sitim në kujtesë vitet, rrjedhen e mendimit,
Zinxhirin e jetes me kujdes ta prekim, masim,
Të flëmë e ngrihemi shpesh përmes kujtimit...
Na pëlqen të rrimë shumë herë dhe vetëm,
Për të parë rrugën, se nga e shkuam jetën..

15AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 14/2/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MË PËLQEJNË LULET

Lulet dhe aromat i kam dashur shumë,
Dhe flladin e erës kur mes tyre vrapon,
Por mëndjen se dua as erë e as lumë,
Pa drejtim kur rend, vrapon a fluturon.

Ngjyrat i dua, dhe ngjyra ti jap jetës,
Ngjyrat e mendjes, llogjikës, mendimit.
Të qëndroj themel pranë së vërtetës,
Lule e bukur në mes të lulëzimit.

Dua që të kem bukurinë e lules,
Ngjyrat, aromat që u jep pranvera,
Brishtësinë që kanë, muzikën e pekules,
Por këmbët në tokë, rrënjë si ngahera.

Tjetër bukuria, tjetër peshë ka vlera.

16AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 14/2/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SHTËPIA IME

Shtëpinë e kam në cepin e rrugës,
Dhe portën e saj krejtësisht hapur.
Njerzit ta shikojnë kur vinë prej punës,
Ngrohtësinë lehtë ta kenë për ta kapur.

Shtëpia ime nuk ka zile lart te dera,
Të më lajmërojë, ta hap, mos të dëgjoj?
Dritaret i ka andej nga fryn pranvera,
Xhamat ja fshij shpesh, jashtë të shikoj.

Shtëpia ime portat e saj i mban vajisur,
Të hapen lehtë për miq, edhe për shokë.
Fati i emigrantit larg - larg na ka degëdisur,
Në dëborë, në dimër, dhe në të ftohtë.

Prandaj e lëmë të hapur, për pak të ngrotë,
Për të gjithë ata që fati, i flaku nëpër botë.

17AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 14/2/2013, 06:54

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BIJA IME

U rrite bija ime e vogël,nëpër vite,
Vure krahë, fluturove nëpër qiell,
Të të mëkoja më, ti nuk më prite,
Kërkove ngrohtësinë e tëndit diell.

Tani vjen dhe duart në qafë më hedh,
Si fruta të pjekur në degën e trupit,
Mbi pemën nënë dhuron dhe mbledh,
Aromën e ëmbël dhe të bukur të frutit.

Si një zog i vegjël, që rend për te nëna,
Nën krahët e saj me pupula të ngrohta,
Si qiellit të bukur vrapon mbrëmjeve hëna,
Të shikojë kujtimet e ëmbla nëpër porta.

Ikin zogjtë, u rriten krahët dhe fluturojnë,
Si harrojnë fluturimet e tyre nga i nisin,
Gjithë jetën kërkojnë,vrapojnë ta takojnë,
Kanë mall, kurrë nuk mund që ta braktisin...

18AURELA TOPI Empty Re: AURELA TOPI 14/2/2013, 06:55

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
GJITHË JETËN NË KËMBË

Gjithë jetën unë u përkujdesa në këmbë,
Në detyrën bashkëshortore, në shërbime,
Sepse jeta është për ne një i madh lëmë,
Ku shijmë kashtën për të marrur gëzime.

Në rrobet e tua, njerzit gjithmonë shikojnë
Pastërtinë time, me dëshirë e përkujdesje,
Shpirtin, por dhe përkushtimin kuptojnë,
Betimin, sinqeritetin dhënë deri në vdekje.

Gjithmonë në këmbë qëndroj pranë teje,
Që pema e familjes tonë të rritet e blertë,
Pa asnjë njollë, pa shi në sup të një reje
Në qiellin e pastër, të familjes, tonës jetë.

Prandaj dhe vitet tona rrjedhin si burimet,
Në luginat, shpatet tona, të gjithë shtëpisë,
Unë qëndroj pranë, i gjej, i qëlloj lendimet,
Që dëmtojnë pemën e bukur të dashurisë...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons