Në një kohë kur në Shqipëri është vënë në qendër të akuzave dhe sulmeve të ndryshme nga mazhoranca, në Turqi, Presidenti Bamir Topi u dekorua sot me titullin "Doktor Honoris Kauza" të shkencave politike nga Universiteti Ajdën i Stambollit.
Motivacioni, ashtu sic është miratuar nga senati i Universitetit, nxjerr në pah "arritjet kombëtare dhe ndërkombëtare në karrierën politike të Presidentit Topi, kontributet e tij në sigurimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në Shqipëri dhe në Ballkan.
Titulli "doktor honoris kauza" iu dorëzua Presidentit Bamir Topi nga Kryetari i Bordit Drejtues të Universitetit "Ajdën", dhe njëkohësisht President i Unionit të Universiteteve Euroaziatike, Dr. Mustafa Ajdën.
Presidenti ndodhet në Stamboll për të marë pjesë në "Konferencën e Liderëve" të organizuar nga ky universitet i rëndësishëm i Stambollit.
TCH