Forumi Kuq E Zi
MIRADIJE AVDULLAHI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MIRADIJE AVDULLAHI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
MIRADIJE AVDULLAHI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
MIRADIJE AVDULLAHI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1MIRADIJE AVDULLAHI Empty MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:18

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MIRADIJE AVDULLAHI Miradie%20Avdullahi

2MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:19

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

Miradije Zymberi - Avdullahi



Biografi e shkurtër dhe cikël me poezi

E Lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës, aty ku pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë e kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare. Po prindërit e Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore, pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet. Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore. Ajo shkruan poezi dhe publicistikë, shkrimet e saja i hasim në shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit, por në kohët e pa kohë iu konfiskuan. Ajo nuk u ndal për asnjë çast, ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë. Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim. Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi, për vendlindjen, mallin, atdheun, kombin, njerëzit e dashur të vendlindjes, shkollën... e kjo është e shprehur më së miri në vëllimin e saj të parë poetik "Shtigjeve të heshtjes" (...).


Ne po ju japim këtu një cikël poetik nga znj. Miradije Zymberi

3MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj.

4MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
UNE TE DUA

Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.

5MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:20

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Nganjehere

Nganjehere -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere -
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje

6MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:21

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!

7MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:21

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !

8MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!

9MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!

10MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:22

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër

11MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:23

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.

12MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 12/2/2013, 22:23

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special

Jam këtu ku jam

Jam këtu ku jam
Tek ti Medvegjë vi rrallë
Që nga mëngjesi deri në mbrëmje
Me mendje të sillem vërdallë

Jam këtu ku jam
Larg nga ti o vendi im
Tek ti shetisë nëpër ëndrra
Që nga mbrëmja deri në agim

Për t’i mbuluar rrugët e yjeve me hi
Shpresat nuk i lëmë të digjen në flakë
Po një ditë do t’i flakim ata kufi
Se në damar i shqiptarit na rrjedh gjak

Le të mbesin vetëm ura kujtimesh
Mbi lumin e përditësisë , gurgullimë e ujvarë
Do ta largojë era tymin e idhtësisë
Do t’sjellë gëzime, kur t’festojmë Bashkimin Kombëtar!

Miradie Z. Avdullahi
09.02,2013
Arzignano (VI) Itali

13MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 13/2/2013, 13:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jam këtu ku jam

Jam
këtu ku jam


Tek
ti Medvegjë vi rrallë



nga mëngjesi deri në mbrëmje


Me
mendje të sillem vërdallë




Jam
këtu ku jam


Larg
nga ti o vendi im


Tek
ti shetisë nëpër ëndrra



nga mbrëmja deri në agim




Për
t’i mbuluar rrugët e yjeve me hi


Shpresat
nuk i lëmë të digjen në flakë


Po
një ditë do t’i flakim ata kufi


Se
në damar i shqiptarit na rrjedh gjak

Le
të mbesin vetëm ura kujtimesh


Mbi
lumin e përditësisë , gurgullimë e ujvarë


Do
ta largojë era tymin e idhtësisë


Do
t’sjellë gëzime, kur t’festojmë Bashkimin Kombëtar!




Miradie
Z. Avdullahi


09.02,2013

Arzignano
(VI) ItaliMIRADIJE AVDULLAHI M%20A

14MIRADIJE AVDULLAHI Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI 13/2/2013, 16:00

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
te pelqeu?

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons