Forumi Kuq E Zi
poetja jone LIZA NDRECA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
poetja jone LIZA NDRECA Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
poetja jone LIZA NDRECA Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
poetja jone LIZA NDRECA Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1poetja jone LIZA NDRECA Empty poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:53

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
poetja jone LIZA NDRECA Liza%20Ndreca

2poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:53

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ME DIELLIN

Këtë buzëmbrëmje
të pashë e më pe lodhur,
por dashamirës të dy.

Ngriheshe krenar i shndritur
në majën e një kodre,
nga s’të kisha parë kurrë.

Më ledhatoje e të buzëqeshja
rrugëve që kryqëzoheshin,
të lumtur të dy.

Që në agim u nisëm bashkë
në një rrugë të gjatë,
bëmë paktin tinës,
të mbërrinim njëherësh.

S’e di sa ishte trajektorja që përshkove,
as ajo që përshkova unë s’e di,
nuk i mata, nuk munda as nuk doja,
vetëm di se në rrugën e kthimit
përsëri kryqëzuar udhëtimin.

Lodhur me një ngjyrë të purpurt
u zhyte të freskoheshe në det,
pa harruar të më përshëndetje.

Lodhur sa ti dhe më e zbehtë
buzëqesha sa munda..si në agim,
dhe u zhyta më thellë se ti
në ëndërrim..!!

3poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:55

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ÇAPITESH

Hedh hapat ngadalë,
sikur ecën zbathur
mbi qelq të thyer.

Një gjeth i zverdhur
të ndalet në sup
e ti stepesh.

Tret mendimin larg
në kohën e ikur
në stinën e luleve,
veren e nxehtë,
vjeshten e ndritur..

Tani strukesh
në petkun e bardhë të dimrit,
ke ftohtë.
Çapitesh pendueshëm
drejt stolit bosh..!!

4poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:56

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
DIKU MES TYRE

Në një skutë mes jetës e vdekjes
je pakëtuar ngusht,
s`të ka ngelur vend
as të kthehesh në brinjë.

Ciles po i ndruhesh me shumë..?
Pasi të dyja tani
motra të janë bërë,
e njëra më fort se tjetra
të shtrëngon ne gji..

kesaj te ketushmes.. jetës,
i japim doren,
përpiqemi ta ndihmojmë të tërë
të të marrë në krahë..
Na ndihmo dhe ti..!!

E tjetra..vdekja.. se di
nga e merr gjithë atë forcë
të luftojë e vetme..
a ndoshta në heshtje,
bëtë kompromis të dy..

5poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:56

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
VEGIM

Si brymë e kësaj stine,
ku.. nuk është lënda që bën materjen,
veç mendimi e sajon atë.

Ky mendim them unë,
të ka ndërtuar dhe ty,
latuar sipas shijes se tij
larg te qenurit ky që je.

Vesh petkun e akullt,
dukesh e zhdukesh
nëpër humëtirën e natës korb.

S`të le kohë të gjykosh,
je i vërtetë apo vegim
lodhës,
i një nate të pagjumë!

6poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 12/2/2013, 21:57

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË LARTËSI RESH

Lart, ngjitur me retë
përzier ndër to,
ku silueteta mezi dallohet.
Atje je rehatuar,
njesuar me grinë e tyre.

Kujdes...!! Nëse i ndjek deri në det,
a do arrish dot, me to të ngrihesh
ngarkuar me mund..?!!
Ndryshe të përpinë kaltërsia e tij
paçka e bukur,
të lëshon në fund..!!

Përpiqu të jesh diku në lartësinë e qiellit,
silueten që lëshosh ..në tokë a ndoshta në det,
mjafton të keshë mundësi, të kthesh kokën pa frikë,
ta shohësh hijën tënde...e qetë..!!

7poetja jone LIZA NDRECA Empty Re: poetja jone LIZA NDRECA 13/2/2013, 13:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Liza Ndreca:ERDHE TI


Në kohë....të papërshtatur
ndër tallazët më të çmendura që koha rezervoi.
Erdhe pikërisht aty.
Gabimisht u përlave në valen e tyre,
e luftë bërë paralel me to...
U ngrite, u ule, disa e disa herë..
Nuk pranoje humbje..
E kishe të veshtirë, ta njihje si të tillë.
Këmbëngullës deri në ekstrem,
duke qëndruar, sa munde... dhe sa nuk munde,
me mish e shpirtë..
Dhe kur, në fund të detit, barkas kishe rënë,
me thonj dilje në krye..
Vihet re që: sfida të tërheq, s`të trëmb,
në asnjë moment, se lëshon vetën..
Dhe tani duke fshehur lodhjen..krekosesh..
fitimtar apo humbës.. akoma se merr vesh..
Ajo që vërtet është ne dritë të diellit:
Humb apo fiton,
luften kurrën s`e fal.. as e ndal në mes..!!!
shpirti luftarak.. të karakterizon!!!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons