Sot dëgjova në lajme se së shpejti do të lirohet vedi im e do bëhej I pavarur,I lirë .
-Hmh-ah smund të besoj një gjë të tillë ,sa bukur u ndjeva si kurr më parë,një ndjenjë nostalgjie e malli …”Vendi im I lire”-një gjë që gjithëmon e kam ëndërruar,dëshiruar e që e kam pritur me shumë mallë stërgjyshërit,gjyshërit,baballarët dhe tash të bëhet e pavarur që të jem unë dhe gjenerata ime aq fatlume e ta gëzoj lirinë e saj,vërtetë jam shumë e lumtur mund të them që ka kohë që s`jam ndier si sot…
-Njeriu gjatë gjithë jetës së tij përjeton gjithëqka më shumë ka vuajtje e dhembje sesa gëzime,lumturi…gëzimi zgjatë shumë pak,shumë pak e njeriu lufton për të qenë I lumturë,gëzimi zhduket shpejtë,shpejtë aq shpejtë saqë prap vuan,vuan…
-E gjithë jeta është vuajtje,vetëm një vuajtje-Artur Shopenauerit,një filozofi gjerman të njohur.
-Por,unë unë në ato momente u ndjeva aq e lumtur e gëzuar saqë thashë me vete”Lumturia që zgjatë-shpresojë”-dhe ashtu mendojë që vendi im të gëzojë lirinë që edhe unë si fëmijët e tjerë të botës të jem e lumturë ,të krenohem me vendim tim ,me të ardhmen time.
-Ardhmëria ndërtohet nga e kaluara ,një e kaluar e dhembëshme e mbarë shqiptarëve shprsoj të bëhet në të ardhmen lumturi e hare e të gjithëve,të gjithëve .Eshtë meritë e të gjkithëve jo vetëm e kësaj gjenerate ,por e të gjithëve,të gjithëve…
-Sot u ndjeva pra shumë mire e me shumë mendime që silleshin vërdall në kokën time tër ditën saqë edhe në mbrëmje kur më thirrën për të ngrënë darkë nuk shkova,nuk e di me dukej se sikur të largohesha nga ato mendime të thella ,do largohesha edhe nga vendi im,hmh sa çudi!
-Shkova në dhomën për të fjetur ,por siç duket as gjumi s`më zinte,sikur edhe ai s`donte të ndalohej nga ky gëzim e e dikur vonë ,dikur gjumi më kishte zërë nën hijen e hënës large duke ëndërruar port ash për kthimin në vendlindjen time.
-Dielli kishe lëshuar rrezet e tij të ngrohëta në dhomën time e zogjët me cicërimën e tyre të ëmbël më zgjuan në mëngjesin e hershëm.
-Por sot deshta të rrëfej diqka shumë interesante e që besojë që do t`iu pëlqejë edhe ju lezues që t`iu bën të mendoheni shumë e shumë ashtu sikur edhe mua.
-Sot dola për të shëtitur nëpër rrugicën ku ne banonim dhe rastësisht takova një grua plakë me shpirtë të ndritur do të thoja.Ajo u ndal ,unë e përshëndeta atë,e ajo menjëherë filloi të qajë ,më afroi pranë vetes e filloi të më fliste për jetën e saj.
-Unë moj kam qenë jam u sikur ti kështu një fëmijë e qetë e urtë,por me shumë ëndërra , ëndërra të parealizuara,në realitet të shuara në jetë ,por me zemër të gjalla,të freskëta si dikur.Kam dashur të jem e ditur,shkolluar ,të krenohem me vetëveten,fëmijët e mi të mburren me mua ,me nënën e tyre,por jo,jo unë kurr nuk isha e shkolluarë as që jamulur ndonjëherë në bankat e shkollës edhepse me zemër aty kam qëndruar çdoditë e çdo moment.
-Nuk e di se fajtor prindërit e mi apo koha ,ndosha ishte edhe koha pasiqë askush s`shkollohej vetëm rrallëherë ndokush.
-Unë ia prita-koha ecën është e vërtetë ,por njerëzit bëjnë që koha të ndryshojë ,gjithçka e edhe njerëzit gjithashtu.
-Ajo më përqafoi dhe më tha:
-Mëso shkollohu bëhu e ditur ngaqë vetëm “dituria”të duhet në jetë ,bëri të tjerët të krenohen me ty, që fëmijët e tu nesër me plotë bindje të thonë:”Kjo është nëna ime” me kokë lartë e krenar,jo t`iu ndihmoshë të tjerëve e që kur të vie fundi,kur të vdesësh apo edhe kur të bëhesh si unë një plakë e vjetër që fëmijëve tu t`ia tregosh jetën tënde ,por jo si unë tani,por `tiu rrëfesh me mburrje jetën tënde,t`iu dhëshë një plus, më shumë shpresë për të mësuar ,jetuar-kështu më tha dhe iku si e plagosur rënd,si e tronditur nga një sulm dhe kur mbërriti në largësi më tha:”Mendo dhe zbatoj në jetë këshillat që ti dhashë dhe iku large….iku …”
-Unë e menduar mbeta e thashë me vete -plakë e pafat e lodhur nga jeta ajo si thotë kësaj JETë ,por burg të jetës së hidhur.Eshtë shumë vështirë kur dikush nuk të lejonë të bësh atë që I don ,që dikush një ëndërr ta ndaloj ende pa e filluar mire sedi është shumë keq të shkatërrosh një jetë , e të vdesësh sy hapur me një dëshirë të flakur ,të parealizuara,të dështuar jetës I thuhet ashtu.
-Tër ditën mendova për këtë ngjarje që sot më ngjau dhe më bëri të mendohem thellë diku në filozofinë e jetës.Andaj kjo gjë më bëri të mendohem e të mendohem për të ardhmen time që shpresojë të jetë e ndritur e me fat.
-Dielli çdo ditë po bënte kërdi në tokë e duke I lëshuar rrezet e forta e të ngrohëta e kjo I ngjante edhe jetës sime që pak e nga pak po ngrohej si dielli që të ngrohë mbas shiut.
-E lajmet dëgjoheshin gjithëkund për çlirimin e vendit tim të dashur gjë që unë ende nuk mund të besoj edhe pse për atë gjë mendojë çdo moment,çdo second e çdo cast.
-Ah sikur të kthehesha vetëm edhe një here tek ti ,bukurit tua të më jepnin frymë e jetë,e një premtim dikurë të bërë ta plotësoja ashtu siçduhet e siç bën shqipëtari ah sikur…!
-Po flitet se në këtë muaj ,pra në qershor ku edhe jemi ,NATO do ti fuste trupat e saj në Kosovë që të lironin vendit e ti thonin armikut:
-Ik prej këtu shka I zi se vendi ty quhet Serbi, që të gjithë ,që të gjithë të ktheheshim nëpër shtëpit tona e të jetojmë si më parv pa brenga e halle ,që të merr fund mjerimi e vuajtja,që sofra me bukë të shtrohet pa frikë në mendje,që të lindë një burim I madh të burbullojë me buqimën e tij që të gjithëve t`iu shuaj etjën mu ujë lumturie e gëzimi të përjetshëm e pafund.
-Që Pranëvera të vije me gjelbërim e zbukurim,që edhe lulet të qelin,të ushqehen me ujë të freskët e jo me gjakë lirie të njerëzve të vrarë nga dora e jote o Tradhëtar…!
-Edhe sot isha në shkollë ,sedi sot më ndryshe I shikova e edhe ata më ndryshe më shikuan ,më duket.Të gjithë e kan kuptuar se së shpejti do të largohem e më s`do ti takojë ndoshta kurr këtë lloj shoqërie që zura këtu.Nuk e di edhe pse nuk janë shoqëria ime e plotë siç kisha më pare më bënë të mendohem për ta ,ti kujtojë këta shokë e shoqe të mi që më pritën duar hapur e të buzëqeshur që nga dita e pare që I njoftova ata,andaj dua këtë moment ta shfrytëzojë në maksimumë të luaj me ta çdo ditë ,të kem kujtime edhe më të bukura nga kjo shoqëri e përkohshme e imja ,e një kohe të hidhur të jetës sime ku të vetmit që më ofruan dashurinë e shpëtimin ishtin këta e edhe një plus më shumë për të vazhduar më tutje.
-Kam vendosur që me të gjithë njerëzit që u njoftuam këtu deri më sot të ndahem kështu pa u përshëndetur,por vetëm çdo ditë ti vështrojë ,të kënaqem me ato shikimet e tyre që do të më bëjnë ti kujtojë çdo natë,ti kujtojë nën dritën e hënës në Kosovën time që mezi po pres ta shoh edhe një here ashtu siç do më shoh edhe ajo mua një ditë ,e kur do të vie ajo ditë sedi por po e pres vetëm e shpresoj që kjo pritje s`do të zgjas me muaj ngaqë s`kam fuqi për të pritur ,e shpesh here kam frikë të pres në pritje të tilla që s`mundem më ti pres,s`mundem…!
-Edhe sot e vazhdova rrugëtimin tim ndarës nga ky vend sepse e ndjejë thellë në zemër se do të largohem së shpejti nga këtu e të shkojë në vendin tim andaj sot e vizitova parkun e qytetit ku edhe nga ty mblodha shumë kujtime të ëmbëla që I kalova këtë muajqë mua më dukej si shekuj të rënd e të gjatë pa mas.
-E aty te parku te një gjelbim I mbuluar me bari e lule shumëngjyrshe takova edhe atë plakën e urtë e që me plotë energji si të ishte njëzë e re filloi të fliste për kohën ,jetën e saj e mua kësaj radhe më pëlqeu shumë dhe me ëndje e kam dëgjuar
“Për here të fundit po e shoh “-thashë me vete e ajo fliste,fliste atë zërin e sj të dridhur kurse unëe shikoja dhe mundohesha ta mbaja në mendje ende e shumë e shumë më gjatë fytyrën e asaj plake të rrudhur,me shpinë të kërrosur nga mundi I jetës e me ato flokë të thinjura si bora e bardhë që kishin ngjyrën ,pak të lëshuara në ballë e që I vëlonin djersët nga vapa që kishte kaluar,asaj dite qershori.Rrugetimin tim tjetër e vazhdova me rrugicat,vendet,kopshtet,parqet ku pjesën më të madhe te kohë e kaloja edhe shumë e shumë kujtime të mbledhura kam në mendjen time nga këto vende mjaftë të bukura që ishin pjesë e kujtime më të bukura që s`mundem ti harroj për një kohë te gjatë.Buzëqeshjet e shokëve,shoqëve që këtu I kam takuar janë ato që nuk harrohen leht,lojrat me ta,bisedat, e shumë e shumë kujtime të bukura që kam.Ato që nuk harrohen kurrë ne jetë janë kujtimet më të bukura,por prap ky largim me sjellë gëzim të madhë,gëzim që e kam pritur gjatë e gjatë, që kam ëndërruar e do natë për këtë largim që do më sjellë te vendi im, nga ai I cili vetëm vdekja do më ndajë.Ditët po ecin fluturonin e unë me pa durim po pres çastin kur në ekranin e televisionit shfaqet ndonjë gazetare e bukur e të thotë me plotë gëzim.``Gëzuar,lirin vendi im``-e zemren time ta kaplojë gëzimi që do të më shoqëronte çdokush.Pritja është e mire,por më e mira është pritja e bukur e unë e di që po pres një pritje të tillë andaj po pres, gjerësa të troket e të hapet një derë tjetër të jetës sime ku do të më ndryshojëgjithçka, gjithëçka atëherë do tëjetë më ndryshme,e edhe bota do na shikojë më ndyrshe,do kemi liri në kuptime e plotë tëfjalës.-Sod takova kujdestarin e kalsës sime,biseduam me të për kohë të gjatë që shumë më pëlqeu.Ky ishte njeriu I cili më kishte përkulur që në fillim,atëherë kur edhe më kishte pranuar në klasën e tij, botësia, rrespekti dashuria ishin tri cilësi që e karakterizonin këtë njeri e që e bënin të futet edhe më tej në kujtimet e mia të ndrydhura në kokën time, sikur letrat e ndrydhura në shportë,por me vlerë të lart e me kujtime të mira padyshim. Më kujtohet kur të gjithëve ne nxënsëve detyra të rënda na mësonte, e për detyrë shtepie disa I jepte , e kur të gjithë I pyeti për detyra ne I kishim bërë apo jo, e kur erdhi te unë ,unë si kiha bërë , më tha pop o I ke bërë detyrat e di unë e di unë e shënoi plus në fletoren e tij si një ndihmë e vogël sa për të mos më ulur poshtë në klasë, e për të mosu ndier keq,ndihma e tij e vogël ishte por për mua ishte një shpëtim I madhë ,HaHaHa…-Po e ndjej se ka ardhur fundi I luftës, era liri,paqe po vie nga qielli I kalter sod thoshe me vete – dhe po pres vetëm çastin kur të kthehem në shtëpinë time, te shkolla ime shokët e shoqët e mija, mësuesja ime kur edhe e di se po më prêt e të gjithë ju,tëgjithë ju…-Hodhën me zemër të tij vendi im kurse në trup gjendem në dhomën time, vështroj,qiellin,yjet,me të edhe hënën e bukur që pa përtes na ndriqon dhomën time e edhe gjithë vendin mbanë poashtu.Nganjëherë ndjehem se të gjithë njerëzit më kanë harruar, ndjehem vetëm,vetëm pa askend në botë mirëpo, kur të vie gëzimi që ti e prêt me padurim prap I harron të gjithë të këqijat, pengesat,kundërshtimet dhe vazhdon të jesh pjesë e atij gëzimi gjerësa ai gëzim për një kohë të vazhduar apo ndoshta edhe të zgjasë edhe më tepër që ti mendon të zgjasë ,për jo që një gëzim të pafund si I tillë gëzimi I pafund nuk egziston,nuk ka edhe as që mendojë që do të ketë ,për mua ai gëzim do egzistojë vetëm në parajsë ,atje ndoshta do të ketë gëzim të pafund hmh nuk e di ndoshta nuk jam e sigurt.
-Shpresojë që ky gëzim do të jetë I pafund që edhe unë të mos zhgënjehem ,por që të vazhdojë të jem pjesë e pandalur e gëzimit të jetës sime që nganjëher më duket aq e marrë e nganjëher aq e bukur.
-Sot për mua është tjetër botë ,tjetër jetë është ai moment që unë e prita qe një kohë të shkurtër jo edhe aq të gjatë ,por që për mua qe një kohë e gjatë ,e gjatë e gjtë sa një shekul e e mundimshme.
-Edhe dielli siç duket më përcjell çdo cast e rrezet e tij të lëshoheshin në tokë e banuar me njerëz të shumtë e çudi sot edhe rrezet e tij ishin më të forta e më pëlcitëse,sedi ,sedi sot është një mrekulli e vërtetë ,e pa pare dhe e pabesueshme.
-Sa luftë ,gjakë,dhembje,trishtim,e lot kishim ne,e gëzimi atëher nuk dukej fare,buzët sikur atëher nuk qeshnin fare,ashtu siç është sot,ajo që më mungoi tash sa ko”ë"Gëzimi”-ja,ja erdh befasia andaj ndjehem si e çmendur.
-Hmh-s`di sit a shprehë këtë ,por ja shikoni këta lotë që më rrodhën tash,jan lot gëzimi,lumturie më besoni tash ndjehem si njprinces e vogël por me një krenari e dashuri mjaftë të madhe.
-Që në mëngjes u zgjova disi me një ndjenjë të çuditshme ,ndjenjë e atëdhedashurisë do të thosha ngaqë nuk kam fjalë më,sdi si të shprehem.
-Aty ishim e mbledhur gjithë familja ,në heshtje,të qeshur rrinim,e zemrat tona rrahnin aq forte ,forte ku aty po shikonim televizionin ,dhe prisnim,prisnim vetëm njëfjalë”Gëzuar,lirinë vendi im”-asgjë më tepër asgjë dhe për çudi në ato mendime që kisha në mendje ,disi si një magji më duket ,ndodhi mu ashtu siç prisja unë.
-Kur gazetarja e bukur e cila udhëhiqte lajmet e radiokosovës ,e rrethuar me atë skenë të bukur me lulu të kuqe e të të ndritura ,me fytyrë të qeshur e me lot në sy tha “Gëzuar,lirinë vendi im”-dhe vazhdoi më tutje ,por unë të them të drejtën nuk kisha fuqi më të dëgjoja asgjë,asgjë e rëndësishmja që vendi im u lirua ,a thua vallë është ëndërr kjo oh,jo,jo nuk është ëndërr kjo ,por e vërtetë ,hmh s`më besohet!Gjithë familja brohoriste.lotët pikonin buzëqeshja s`kishte të ndalur,atë natë sikur edhe yjet na shikonin nga lart dhe e kishin lakmi shumë vendin tone tashmë të liruar e qetësuar.E gjithë ajo ditë pra shkoi më bukur se kurrë-mendoja, e gjithë Kosova,Shqipëria diaspora po gëzohej,po bërtisnin e disa edhe po pinin,duke e kremtuar si festën më të madhe në mbarë Shqipërinë.Normalisht,meritat më të mëdhaja janë të atyre që dhanë më të shtrenjtën për këtë liri që ne sot po e gëzojmë,gjaku I tyre nuk shkoi kot edhe pse ata s`gjenden në mesin tone,janë thjeshtë të vdekur por jam e bindur se shpirtrat e tyre e gëzojnë këtë ditë mandej edhe na shohim edhe pse s`kanë fuqi të na flasin,urojnë ndoshta.Se heronjët nuk vdesin kurr në zemrat tona janë çdoherë ata janë gjallë nuk vdesin,jo,jo nuk vdesin.Fëmijët e tyre si trashigimtarë të tyre e jetojnë këtë liri, jetojnë të qet pa luftëra, pa gjakë dhe do të ndjehem gjithëmonë krenar me baballarët e tyre luftëtarë që e meritojë së paku këtë liri do thosha, andaj I lehtë qoftë dheu I Kosovës së lire tashmë.Heronjët e pavdekshëm të lirisë do të jeni gjithmonë ,historia për ju do shkruajë e s`do ti harrojmë, përgjithmonë nëzemrat tona, të pavdekshëm nëjetat tona.Dashuria është ajo që nganjëherë edhe shpesh here na bën të jetojmë ,të vazhdojmë më tutje ,e sot për mua ishte dita më e lumtur e jetës sime , do të thosha ai gjakë që dikur rrodhi si lumi e s`kishte të ndalur u ndal që dikur mbjellnin tokat shqiptare ne do të jemi të humbur, ata plumba më s`do të mbjellin frikën,por dashuri të pastër si loti.Ah,Ah sa bukur, era liri po vie ,erë e pa nuhatur më pare ,ah sa bukur po ndjehem si kurr më pare ,ndjehem për mrekulli.Tërë natën s`kisha gjumë në sy koka po më pëlciste nga mendimet e thella që sod më kishin kapluar ,frika siç duket kishte humbur atë natë,ajo u bë vullnet ,dëshir për të jetuar,zjarr për jetë.Mezi prisja të zbardhë mëngjesi e nje zë I ëmbël tingëllues në vesh tëmë thotë,zgjohu,zgjohu të shkojmë në vendin tone,zgjohu ,ahë do zgjohesha menjëherë pa pritur as edhe një second dhe mendimet e shumta e të shumta kishin bërë që kapakët e syve të mi të mbyllen dhe të happen vetëm atëherë kur gjeli I pare do këndonte atë këngën e tij që e thotë çdo mëngjes,pa përtes e lodhshmëri.Do të nisemi në mbrëmje,diku ka mesnata-thoshte babai e në dytyrën e tij vërehej fare mire gëzimi,hareja,lumturia por nganjëherë edhe pikëllimi,zbehja,frika po nuk e di pse vallë , e bënë atë fytyr a thua pse?!.Akrepat e ores shënuan orën 1 e 15 minuta më kujtohet si sot, makina u ndez , dritat u dhezën ,dëgjoheshin ca zëra ``Udha e mbarë.udha e mbrarë ju qoft``-pëshpëritnin të zotit e shtëpisëe atëherë unë u zhjova në të vërtet më thirri nëna u vesha dhe dola me t shpejtë ,pa shikuar azgjë,azgjë as edhe dhomën ,shtëpinë,rrugën , u përshëndeta me të zotët e shtëpisë,hyra në veturë me një vrull të shpejtë dhe rash në gjumë.Më zuri gjumi menjëherë dhe as vetë se kuptova këtë moment ekisha pritur aq shumë dhe ja ku jam në rrugën për në shtëpinë time kurse gjumi më shoqëronte atë natë gjerësa kaluam atë vend ku qëndruam po thuajse3 muaj e atëherë u zgjova pash se çdo gjë ishte zi, errësirë nuk shihja azgjë vetëm hëna na ndriqonte rrugën.Kisha edhe një ndjenjë emocionuse,të pashpjegueshme,të përzier me gëzim,hidhërim,frikë,vullnet se di se di më mire të mos rrëfehem kur të mbërri te vendin tim ngaqë s`di as si të shprehem në këtë moment.gjumi po më bën të ndjehem e lodhur, e e këputur…!.Ndohem në Kosovë,por jo ende në fshatin tim aty ku edhe po pres të shkoj çdo gjë përreth nëpër dritaren e veturës ,rrugët, shtëpitë ,qytetet gjithëçka është ferr,tym e dogjur e e shkatërruar gjithëçka përsëritet sepse ka edhe vende,shtëpi të paprekura është siç ishin dikur,por jam,jam shumë e lumtur ,Oh zot ku gjendem në vendin tim,ja,ja tash jemi mu në vendin tim ,Ahë s`mund ta besojë këtë,lot,pikëllim,gëzim ku zemra ime kishte emocione të përziera,sytë më shkëlqejnë si xixa në errësirë.Shikoj njerëzit rrugës mos vallë po e sho një shoqe timen,mos është ajo … a jo,jo ajo duket më e gjatë më e bukur jo,jo s`është ajo,oh pse s`po mundem ta takoj ende dike që e njo ,mezi,po pres të shkojë në shtëpinë time,mos është ajo …a jo,jo ajo dukej më e gjatë,më e bukur jo,jo s`është ajo ,oh pse ,pse spo mundem ta takojë dik që e njo,pse mezi po pres të shkojë në shtëpinë time që shpresoj të mos jet e bërë shkrum e hi ashtu siç po I shoh disa shtëpi këtu kalimthi të bërë pluhur,të shkatërruar plotësisht nga shkatërrimtarët e huaj serb.
-Ato fush e male ti shoh përsëri,shkollën ta shoh përsëri,ah isha e humbur në mendimet për vendlindjen time gjersa dëgjova të tjerët duke thënë :”Erdhëm,erdhëm-hmh sa gëzim,erdhëm u kthyem përsëri ,së bashku të gjithë ,sa e lumturë jam !
-U hapën dyert e oborrit tim ,hyra Brenda e pash shtëpinë time ashtu si dikur ishte ,ishte në këmbë do thosha se kishin dogjur,shkatërruar veqse I kishin dhënë një pamje më pikëlluese ,të mërzitur e vetmuese.U futa Brenda në shtëpi ,shikoja gjithçka andej këndej dhe ja ca lot më pikuan ndër syt e mi që qanin nga gëzimi kësaj here .
-Gjendem në dhomën time ,I rregullova gjërat ,rrobat e mia,shtratin ,librat e gjithçka e shumë kujtime I shpalosa nga kjo dhomë ,shumë gëzime ,por asnjë më të bukur se kjo ,asnjë,ndjehem e rahatuar ,qetësuar pas një kohe të gjatë ,mërzitëshme e munduese e e tash jam e lumurë pasiçë një premtim të bërë më parë e mbajta ,plotësova e vendin tim më të bukur se tradhëtova.
-Fillova të ndjehem edhe më mire kur dëgjova se shokët dhe shoqet e edhe mësuesi I dashur Basri jan mire ,shëndoshë e nuk janë të vdekur siç mendonim e gjithçka është mire edhe pse shumë shtëpi jan bërë pluhur njerzit kan vdekur pa faj,gjaku I tyre u ka ngjarë një lumi të kuq e të pafund,ahë sa urrejtje kam në shpirtë ,sa mllef mbushur jam,por shpresoj të vie një ditv ku do të marrin fund këto vese të këqija që po e shkatërrojnë lumturinë e njerzëve më të mire në botë.
-Vizitova gjyshin,gjyshen, u kënaqa me bisedat e tyre dhe i shikoja,ndëgjoja me kurreshtje , syt e tyre të rrudhur nga pleqëria ,jeta…ahë edhe unë do të bëhem një ditë si ju,do plakem,kërrusem por shpresojë në vendin tim pa luftë,gjakë,më vie keq për këta pleq të mjerë,aq të vjetër të shohin luftën që çdo gjë përpara rrëmben,shkatërron dhe të bën të ndihesh një askushi ,asëgjëja në vendin tend të huaj të bëjnë.
-Ahë kjo është çmenduri ,me të vërtetë çmenduri ,marrëzi e çmendur.Mezi po pres shtatori,të vie dita kur unë me qantë në dorë do nisem për në shkollë,me shokët e shoqet e mia ,të buzëqeshur ,të gëzuar si dikur duke iu përgaditur të ardhmessi ushtarët më të forte në beteja.
-Këto mendime e plane pë të ardhmen më bëjnë të ndjehem si një princesë e vogël ëndërrat e së cilës jan të mëdha sa një botë e tërë .Tash luaj,këndojë,vallëzo,qesh nganjëherë edhe qaj ,por nuk e di të qash në vendin tend është njejtë si të qeshësh pothuajse ,e në vend të huaj është më ndryshe sedi më ndryshe…!
-Këtu më tepër e dua jetën ,mundohem që çdo minut të saj,të jetojë,shijojë e ta gëzojë,edhe therra më e vogël e saj më mungonë,edhe rrugicat,gurët e saj,çdogjë është më mire këtu andaj më s`dua të zemërohem ,por të jetojë e ti bukuritë dhe të mirat që I dua pa mas.
-Nevojitet besimi,vullneti ,dija,edhe njëmendsia për të bërë mire edhe që çdo njeri të ndjehet mire ,të jetojmë ,një jetë ashtu siç duam ngaqë ata s`din fjalën DASHURI ,të jesh I bindur se s`din as fjalën MIRëSI.
-Shënimet tjera më kan humbur apo ndoshta edhe I kam harruar atje gjatë ardhjes te vendi im,andaj s`kam shkruar më tutje ,por dua të rrëfej vetëm shkurt nëntë vitet tjera që I kam kaluar që nga mbarimi I luftës e gjer në ditët e sotme duke mos e harruar edhe pavarësinë e Kosovës-Ditën e pritur me vite e shekuj të tër ,por dikur në një ditë të dielë më 17 shkurtë të vitit 2008 të realizuar më në fund ,ato vite u shëndrruan në një natë ,pra “Pavarësinë e Kosovës”
…………………………