Tani vjen stilolapsi që u tregon kur shkruani gabim
E dimë se koha kur dikush shkruante me stilolaps po bëhet gjithmonë e më e largët për shkak të teknologjisë, por meqë po thuhet se shumë njerëz kanë harruar të shkruajnë dhe bëjnë gabime, ja ku është stilolapsi i duhur.
Një kompani ka shpikur stilolapsin që dridhet sa herë që ju shkruani gabim.
Stilolapsi është një shpikje e kompanisë gjermane Lernstift, i përgatitur për të rinjtë, por që mund të përdoret nga të gjitha moshat.
Nëse bëni gabime, stilolapsi përmes një sensori e ndjen këtë dhe ju njofton me një të dridhur.
Stilolapsi ka dy opsione, kaligrafi, që ju korrigjon formën e të shkruarit, dhe ortografi, që u korrigjon gabime ortografike dhe gramatikore.