10 gjërat që duhet t’i dini per...cigaret elektronike
Ngjajnë në të gjitha efektet e cigareve, por sigurojnë që nuk shkaktojnë të njëjtin dëm si duhani i zakonshëm. Janë cigaret elektronike, të dala prej kohësh në treg, rreth të cilave është hapur një debat: nuk njihen efektet e vërteta anësore, përmbajnë ende nikotinë (në formë të lëngshme) dhe akoma nuk është e qartë nëse vërtet mund të shkaktojnë varësi ose kanë efekte negative të krahasueshme me duhanin pasiv. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm subjekt i ligjit mbi duhanin dhe i ndalimit të tij, por shumë janë duke kërkuar që të ndalohet edhe në vende publike, pavarësisht se nuk nxjerrin tym. Në Itali janë të shumta komunat të cilat kanë miratuar dekretin ad hoc, që ndalon përdorimin e tyre në vende publike, si në Komo të Torinos ku kryebashkiaku Guariniello ka bërë thirrje për një ndalim të tyre pikërisht në vendet e tjera përveç shtëpive private. Por si funksionojnë dhe çfarë ka për të mësuar mbi këtë produkt për të cilin të gjithë flasin?
1-Çfarë përmban?
Cigarja elektronike, është një pajisje elektronike që imiton në mënyrë të përkryer cigaret tradicionale, por me një diferencë të madhe nuk ka nevojë për një çakmak për ndezje dhe nuk përmban duhan. Në fakt, ajo është e ndërtuar nga një bateri dhe një dhomë avullimi dhe një fishek, i mbushur me nikotinë të lëngshme. Kur e ndezim atë, nikotina (në të cilën gjendet edhe një përzierje me grivol propilonik, glicerinë dhe aroma natyrale) avullon dhe thithet nga mushkëritë. Shija është shumë e ngjashme me atë të një cigareje tradicionale, por nuk prodhon tym, sepse nuk ka djegie. Pikërisht për këtë arsye konsiderohet se rreziku i shfaqjes së tumoreve është më i ulët, pasi nuk ka mbetje të katranit, hidrokarbure aromatike policiklike dhe substanca të tjera të dëmshme.
2 – Dyshimet
Gjithsesi, shumë ekspertë të shëndetit nuk janë të bindur se cigaret elektronike janë të sigurta. Sipas “Food and Drug Administration” (agjencia amerikane që merret me shëndetësinë, ilaçet dhe ushqimin) nuk ka studime të mjaftueshme mbi efektet e thithjes së nikotinës së pastër, duke konfirmuar një qëndrim të ngjashëm me Institutin Kombëtar Italian të Shëndetësisë. Dyshimet krijohen për faktin se nikotina prodhon varësi psikologjike dhe fizike pjesërisht. Ndërkaq, shumë prej prodhuesve nuk e deklarojnë haptazi se me çfarë përbërësish kimikë janë përdorur në pajisjen elektronike.
3 – Nikotina
Shqetësimet dalin edhe nga shuma aktuale e nikotinës që gjendet në cigaret elektronike. Kjo varet nga përmbajtja e saj në fishekë: në fakt mund të zgjedhësh midis modeleve të ndryshme, të cilat variojnë që nga cigaret elektronike që mund të kenë sasi të barabartë me cigaret tradicionale, ose të barabartë me ato të cigareve të lehta ose shumë të lehta, apo edhe plotësisht të lira nga nikotina. Këto modele të fundit janë të destinuara kryesisht për ata që duan thjesht të gëzojnë përvojën e pirjes së duhanit, pa rrezikun e efekteve anësore.
4 – Blerje në internet
Një nga aspektet më delikate është shitja e cigareve elektrike: janë të shpërndara në të gjithë botën, por mbi të gjitha ato janë të tregtuara në internet. Të shpikura fillimisht në Kinë, nga Rajan, sot vijnë të prodhuara nga kompani të shumta në Europë dhe në SHBA. Në një kohë teknologjike si kjo e sotmja është edhe më e mundur që elementet e nevojshme për cigaret elektronike t’i mbledhësh nëpërmjet internetit, pa garancitë e nevojshme ligjore.
5 – Minorenët
Blerjet e saj nga ueb-i paraqesin një problem sa u takon fëmijëve. Në Itali, cigaret elektronike janë të ndaluara për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Në Amerikë, ku ligji thotë që për të konsumuar duhan duhet të jesh të paktën 18 vjeç, i njëjti rregull nuk zbatohet për cigaret elektronike.
Problemi është përforcuar nga reklamat të cilat janë bërë për këtë produkt, madje edhe në mënyrë indirekte përmes filmave.
6 – Shpenzimet
Pavarësisht nga përfitimet shëndetësore që prodhuesit e cigareve elektronike reklamojnë, kostoja e tyre është shumë e lartë. Çmimi varion nga prodhuesit: Nëse në Amerikë për një uniformë të plotë shpenzohen nga 60 deri në 150 dollarë, në Itali kostoja mesatare është 100 euro për produktet e blera në farmaci, 90 te sajtet e specializuara online dhe rreth 50 euro për versionet e reja, të projektuara posaçërisht për më të rinjtë.
7 – Mirëmbajtja
Ndryshe nga cigaret e zakonshme, “përdori dhe hidhi”, ato elektronike kanë nevojë për një lloj mirëmbajtjeje. Bateria e cila garanton funksionimin duhet të karikohet periodikisht, me karikues të veçantë në shtëpi ose në makinë. Edhe lëngu në fishek duhet të ndërrohet rregullisht, ose t’i vendoset një fishek i ri, ose të mbushet ai në përdorim. Lëngu me bazë nikotinën shitet në enë të veçanta, të cilat lejojnë që mos të ndërroni shpesh cigaret ose uniformën, në këtë mënyrë edhe kurseni.
8-Konfuzioni dhe ndalesat
Përdorimi i cigareve elektronike duhet të jetë akoma i rregulluar në mënyrë më të qartë. Në Itali po ndërmerren hapa të tillë. Në çdo qytet po veprohet për ndalimin e përdorimit të tyre. Por edhe në vende të tjera si në Torino, Guariniello prokurori bëri thirrje për një ligj për ndalimin e e-cigareve në të gjitha ndërtesat të hapura. Në Australi, Kanada, Izrael dhe Meksikë janë të ndaluara. Megjithatë, vendet e tjera në fakt i konsiderojnë të ligjshme cigaret elektrike. Por gjithsesi janë duke përgatitur rregullore të veçanta, sepse nuk është akoma e qartë nëse cigaret elektronike mund të kenë efekte të dëmshme anësore.
9 – A bën keq avulli?
Shumë dyshime vërtiten rreth të ashtuquajturve “avuj të dorës së dytë” të prodhuar nga cigaret elektronike. Prodhuesit besojnë se bëhet fjalë për avuj të lehtë uji, por shumë ekspertë përsërisin se duhen studime të veçanta para se të thuhet fjala e fundit.
Shumë konsumatorë të cilët kanë provuar cigaret elektronike, që veçanërisht janë të ndjeshme, kanë pasur probleme të acarimit të syve, hundës dhe gojës, gjendje të sëmurë dhe përzierje.
10 – Pasojat për mushkëritë
Një tjetër problem i madh rreth cigareve elektronike ka lindur shtatorin e kaluar, kur nga mbledhja e Shoqërisë Europiane e Frymëmarrjes (ERS), në Vjenë, është lëshuar një paralajmërim në lidhje me dëmet që mund të shkaktojnë ato te mushkëritë. Një studim nga Universiteti i Athinës, në fakt, ka treguar se mes 32 subjekteve duhanpirëse dhe joduhanpirëse, përdorimi për 10 minuta i një cigareje elektronike shkakton bronkospazmën me një rritje të rezistencës në rrugët ajrore deri në 206 % te joduhanpirësit dhe në 220% te duhanpirësit. Ky kërkim ka ndihmuar për të kuptuar se si këto produkte mund të jenë potencialisht të dëmshme.