Forumi Kuq E Zi
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
First topic message reminder :

PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcToG8XQdvB4DpJ54xS2uDTQx-riYQUp1t_MwK3xwxdGDPu7vqFC

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij triumfin.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
PISHTAR DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar drite
në qiellin e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë në kujtime,
shënon vitet e dritës,
që arrijnë nga stërgjyshërit tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
I HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj?

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
ELDORADO
Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është
ëndrra jonë shekullore.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 2924271548
shaban cakolli shkruajti:LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.

Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.

Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.
PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 2924271548 PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 2924271548 PËRMBLEDHJA POETIKE"TOKË DARDANE"SHABAN CAKOLLI - Faqe 2 2924271548shum e trisht tlargosh femijen nga nena gje me tdhimbshme e me trisht ska

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons