Forumi Kuq E Zi
Ne boten time te loteve..Autori Ylli Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ne boten time te loteve..Autori Ylli Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ne boten time te loteve..Autori Ylli Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ne boten time te loteve..Autori Ylli Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
POEZI ME LOTË

Sa e pashpirtë moj që je
Mua më bëre të vuaj,
Tani s’më mbetet asgjë tjetër
Vetëm me lotë poezi të shkruaj!

Autori i Poezive Ylli

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NE NUK ISHIM

1.
Si të gjej qetësi
Në detin plotë valë,
Nga të marr dritën
Dielli im ende s’ka dalë!

2.
Ti nuk je askund
Ende s’ke lindur,
Bora më ngrin mendjen
Ty duke të pritur!

3.
Perëndoi jeta
Ende pa lindur unë,
Ti ishe e tretur
E unë s’isha askund?!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SONTE DUA TË JEM

1.
Sonte dua që të jem pikë shiu
Dhe të të vijë lehtas në dritare,
Të vështroj bardhësin tënde
Pa guxuar të të prekë fare!?

2.
Sonte dua të bëhem fluskë sapuni
Që të rrjedh mbi atë trup të bardhë,
Dhe të prekë çdo pjesë tënden
Sonte dua tek ti me ardhë!

3.
Në shtratin tënd dua të jem qarqaf
Që bardhësinë tënde e mbulon,
Dua vetëm unë të të prekë
Asgjë tjetër mos të të takon!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NDANI LOTËT ME MUA

1.
Shiu nuk më lag vetëm trupin
Shpirtin tim më lag më shumë,
Por do ta ndal unë me forcë këtë shi
Dhe retë nga qielli do ti largoj unë!

2.
Dhe nuk dua të vajtoj as me perëndinë
Sepse nga vajet nuk fiton askush,
Dua që dashuria të mbuloj tërë botën
Të gjithë të bashkuar si kalavesh me rrush!

3.
Dhe nëse keni arsye për lotë
Ndani këta lotë së bashku me mua,
Atëherë kur në shpirtin tuaj ndjeni urrejtjen
Do të jetë më mirë nëse thoni: Të dua!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DUA TË VDES…

1.
Në prehërin tënd dua të vdes
I ngrohur nga ledhatimet e tua,
Le të më bartin erërat e vdekjes
Vetëm për ty duke mendua!

2.
Me shijen tënde dua t’ndërroj jetë
Që kurrë nga buzët mos t’më largohet,
Dhe kur ti lule t’më sjellish ndër varre
Puthja ime e fundit me mallë të t’kujtohet!

3.
Pikë e fundit e lëngut që do të thithë
Dua të jetë lot nga syri yt,
Sepse mua lotët më janë tharë
Lëngu i vuajtjes që po më mbytë!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJË LOT NË SY

1.
Në sytë e mi ishe si një lot
Që gjithënjë qëndron në qepall,
Ishe dikur ndriqimi i syve të mi
Tani sa shpesh për ty kam mall!

2.
Të dua edhe sikur të ishe një lot
Që buron dhe tutje rrjedh sikur një val,
Gjithënjë në zemër si ilaq të mbaj
Dhe çdo ditë për ty më shtohet ky mall!

3.
Dhe sërish i mendoj ditët e lumtura
Që ikën dhe shkuan e nuk kthehen dot,
E në zemrën time së bashku jetojnë
Dhembja dhe malli të lara me lot!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
LOTËT E ZEMRËS

1.
Në sytë e mi lotët më janë tharë
Fuqi më nuk kam as dhe të qajë,
I thelluar në pafundësinë time
Brendinë time tash me lotë e laj!

2.
Ngulfatem nga dënesjet, drithjet në trup
Qaj dhe vajtoj por tash më pa lotë,
Mundohem kohën e shkuar ta këthej
I tërë mundi im tani më shkoi kot!

3.
Mundohem të qesh, bëhem si i marrë
Që vetëm zgërdhihet dhe të qesh nuk di,
Pastaj zhgrehem sërish në vajë
Me lotët në brendi që s’arrijnë tek ti!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E URREJA…

1.
E urreja vehten, botën
Para se këtu të takoja ty
Shiun e urreja mu sikur vdekjen
Kurse tani është thjeshtë shi!

2.
Lotët pa ndërpre i derdhja
Dhe balada shkruaja për ta,
Tani kur të takova ty
Vetëm buzëqeshje tek unë ka!
3.
Shikimin drejtoj kah e ardhmja
Kokën prapa më nuk kthej,
Dhe birit tim rrugët e jetës
Plotë me shpresë ia rrëfej!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NUK TA DIJTA VLERËN

1.
Vlerën nuk ta dita metali im fisnik
As aromën s’ta mora mori lulja ime,
Me vehte more tërë dashurinë
Kurse me mua e le veç dhembjen time!

2.
Se ç’pasuri kisha kurrë nuk e dita
Asnjëherë s’mendova se mund t’mbes n’vetmi
Tash kur ti ike dhe nuk je me mua
Sa shumë më mungon e jotja dashuri !
3.
Mendoja se fjalën që e kishim dhënë
Do e mbanim me xhelozi përgjithmonë
Nuk donim të ia dinim
Se dikush tjetër luan me jetën tonë!

4.
Tash në kujtim të ditëve që bashk i kaluam
Çdo ditë homazh të bëj ndër varre,
Dhe e shoh se kjo jetë pa ty
Nuk më vlen më as pesë pare!

22-12-2011 / 7:25

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MË VJEN NË ËNDËRR

1.
Më vjen në ëndërr, musafire e paftuar
Dhe ngjyrën ua shkatërron e i bën gri,
Ç’faj kam unë që gjumin ma prish
Edhepse dikur më le në vetmi?!

2.
Në ditët me diell më bëhesh eklips
Dhe dritën e ditës ma errëson,
Ç’faj kisha unë që ti nuk më deshe
Përse tani ti kështu vepron?

3.
S’më deshe në jetën e vërtetë
Përse në ëndërr tani më vjen,
Nuk t’pëlqeu me mua t’kaloje pranverat
Ndërsa tash dimrin në zemër më bjen!

4.
Ti së bashku me akullin më keni hyrë në zemër
Të ftohët Sibirian keni sjellë në mua
Gjithënjë të thosha sa shumë të desha
Kurse ti kurrë nuk më the të dua!

23.12.2011 / 10:44

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NUK E NJOHA

1.

Të kaluarën nuk e njoha
Të ardhmen nuk e di,
Jetën e kalova si në burg
Tani i “lirë” jetoj n’robëri!

2.

Diellin nuk e pashë kurrë
Hëna nuk më ndriqoi fare,
Në qiellin e jetës sime kishte
Vetëm vdekje dhe shumë varre!

3.Shkova drejt qiellit me diell
U dogja në rrugëtimin tim,
Dhe kurrë e askund nuk gjeta
Për shpirtin tim shpëtim!


4.

Koha ikën dhe shkon
Dhe lumi i jetës sime rrjedhë,
Kthim prapa më nuk ka
Asgjë të mire jeta s’më sjellë!


13. Dhjetor 2004/23:10

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NESËR ËSHTË DITA!

Nesër është Shën Valentini
E unë nuk jam me ty,
Me të ble nje dhuratë
Dhe me të puth në sy!

Nesër është dita e të dashuruarve
Ndërsa ne jemi të ndarë,
Nesër, eh nesër
Ka vite që s’të kam parë!

Nesër është festë
Kurse ti duhet të festosh pa mua
Por kudo që të ndodhem
Jam me ty dhe të dua!

13.02.2011/17:25
SHANK- Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DITËT IKIN NË PAKTHIM

Ditët ikin në pakthim
E mua më duken të gjitha njësoj,
As kanë ngjyrë, as kanë shije
Asnjë nuk mund ta përjetoj!

Cdo mëngjes është i njejtë
Veproj cdo ditë si një robot,
Sikur asgjë që ka vlerë
Nuk po ndodhë në këtë botë!

Dielli lind por nuk më ngroh
Hëna është e vetmja që më bën dritë
Por për ta ngrohur zemrën time
Më duhet shumë, shumë për të pritë!

Orët më bëhen ditë
Ditët muaj të pafund
E fundi i kësaj pritjeje
Nuk duket askund!

20.02.2011/12:07
SHANK-Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
FTOHËT

Është duke ngrirë vetëm natyra
Apo ftohtësia mua më ka hyrë në zemër,
Po ngrij nga natyra e ftohët
Apo nga vetmia që më mbulon kokë e thembër!?

Po e ngushëlloj vehten për cdo ditë që kalon
Se vera dikur edhe tek unë vjen,
Por kam frikën se kështu si jam
As kjo verë dot nuk më gjen!
Si duket vetmia a ma thotë ndokush
Është ftohët në shpirtë, ngricë në zemër,
Apo mua ashtu më duket
Vallë nuk dij kësaj gjandjeje si ti vej emër!

Asgje s’me pëlqen, asgjë s’më duket mirë
Asnjë veprim nuk më shkon për shtat,
Athua unë jam aq i dobët
Apo jeta më solli këtë fat!

Kam frikë nga vehtja, nga ditët që vijnë
Kam frike se mos vallë do të dështoj?
Kam edhe më shumë frikë
Se askush nëpër cka kalova, kurrë nuk do ta kuptoj!

22.02.2011 / 13:00
SHANK - Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SA NERVA

Sa nerva në ajër qëndrojnë
Sa shumë, o zot sa shumë nervozë
Këta të rinjë kanë në vehtë
Kokën ma bejnë bozë!

T’i mëshoh nuk pranojë
T’i ushëzosh as mendja mos të të shkon,
Ata dijnë si është më së miri
Askush s’ka cka i mëson!?

Asnje fjalë, asnjë këshillë
Nuk e duan nga asnjeri,
Mendojnë se cka dijnë ata
Nuk din askush dhe as ti!

Sa katrahura në jetë kaluam
Sa gjëra me gjak e lot i mësuam
Sa shumë këshilla në jetë pranuam
Tash s’mund ta këshillojmë as atë që jetë i dhuruam!

C’kohë ka ardhë tash o zot
Mosha për ne kishte shumë vlerë
E tash edhe fëmiu i posalindur mendon
Cka din ai ne s’kemi ditë ndonjëherë!

23.02.2011 / 15:52
SHANK - Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
SA E AFËRT, SA E LARGËT MË JE

Sa e afërt më je dhe sa larg të kam
Në ëndërra me vjen dhe më shkon
Mundohem të ta puth
Buzët s’mi afron!

Unë ngritem nga shtrati
Nisem drejt teje në përqafim,
E ti më ikën sikur era
Në buzë më len një idhëtim!

Zgjohem nga gjumi duke menduar në ty
Ti nuk je me mua as në këtë ditë
Po nisem tani drejt teje të vij
Po afron dita që gjatë e kam pritë!

19.03.2011 / 16:55
Bagram, Afganistan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
MUZA

Muza ime vdiç atë ditë që linda unë
Në zemrën time plagë e hapur
Ik ti nga unë, nga ti unë ik
Hëna dhe dielli që lindin, nuk kanë dritë!

Vdes unë, dhe rilind ti
Nuk takohemi dot në këtë apo atë jetë,
Unë fundosem në thellësi
Ti ngritesh përpjetë!

I njejti diell nuk na ngrohë dot
Unë jamë në hemisferën tjetër
Por dhembja dhe dashuria ime për ty
Mbetet gjithënjë ajo e kohës së vjetër!
27.08.2011 / 9:53
Ferizaj

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
DERI KUR?

1.

Deri kur do të mundoj vehten
Një varg ta gjej, të më vij në mendje,
Një, vetëm një varg të arrij ta shkruaj
Që të ndaloj, më të mos vuaj!

2.

Kur do të më ringjallet muza ime
Ajo muza që më inspironte dikur,
Që sërish ti rikthehem vargut tim
Sepse tash që nuk shkruaj, jam si jetim!
3.

Më besoni miqët e mi të dashur
Poeti nuk ka jetë pa vargun e tij,
Çdo ditë që kalon dhe ai nuk shkruan
Sikur gjarpëri nën guri, ai vuan!


30.03.2012 / 9:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
FALJA

1.

Të të kërkoj falje tash është e kotë
Sepse kur ti lotoje, unë nuk kisha lotë
Të të kërkoj falje, vallë ç’do të ndryshoj
Është shumë vonë, plagët të ti shëroj!

2.

Falja vërtetë është magjike
Dhe plagët i shëron
Por duhet thënë me kohë
Dhe jo tepër vonë?

01.04.2012 / 7:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NË PRITJE


1.
Në pritje një jetë na shkoi
Mbetëm duke shikuar me sy nga qielli
Pritëm të lindë një ditë e re
Edhe këtë tokë më në fund ta ngrohë dielli!


2.
Pritëm të ardhmen të vijë tek ne
Por me mendje mbetëm në kohën e shkuar
Çdo ditë dhe çdo natë mundoheshim kot
Me të tashmen për të jetuar!
3.
Ëndërruam gjatë të ishim të lirë
Jetën tonë ta drejtonim ne
Ëndërruam shumë, ëndërruam
Që më në fund të kishim dhe ne atëdhe!


4.
U pavarësuam, por vetëm në letër
Por u robëruan tash edhe më keq,
Në vend të lirisë aq gjatë të ëndërruar
Vëllëzerit tanë na pushtuan dhe më keq!

08.04.2012 / 8:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
A THUA?

1.
A thua nesër do të më kujtoni
Kur më të mos jem në këtë jetë,
Poezinë time kur ta lexoni
Si kujtim i vetëm që ka për të mbetë!

2.
A thua vallë do t’u bie ndërmend
Që isha dikur mbi këtë dhe,
Apo ndoshta do të më harroni
Sikur ata që s’kanë atdhe!
3.
A thua jeta ime që e jetova
Do fshihet pa lënë asnjë gjurmë,
Dhe unë do të vyshkem dhe të harrohem
Sikur nuk isha kurrë!

22.07.2012 / 8:25
F E R I Z A J

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons