Prej më shumë se 50 vjetësh shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se përse në një pjesë të madhe të Kanadasë e sidomos në Hudson Bay, graviteti është më i dobët. Fenomeni për herë të parë është zbuluar në vitin 1960 kur ishte matur graviteti i fushës së planetit të Tokës. Janë dy teori që përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen. Teoria e parë përqendrohet në procesin që quhet konveksion e ai zhvillohet në koren e Tokës Koren e përbën shtresa e magmës e cila gjendet ndërmjet 100 dhe 200 kilometra nën sipërfaqe. Magma është tepër e nxehtë dhe vazhdimisht shpërthen, ngrihet e ulet për të krijuar rryma konveksioni. Konveksioni tërheq pllakat kontinentale të tokës poshtë dhe kjo e zvogëlon masën e këtij rajoni dhe për pasojë ka gravitacion të pakësuar. Teoria e re merr para sysh pllakën e akullt e cila ka mbuluar pjesën më të madhe të Kanadasë tashme dhe pjesën veriore të SHBA. Pllaka e trashë më shumë se tre kilometra ka mbuluar këtë rajon, ndërsa rajoni Hudson Bay ka qenë i trashë pothuaj katër kilometra. Ka qenë relativisht e rëndë dhe e ka shtyrë Tokën për poshtë e në periudhën prej 10 mijë vjetësh është shkrirë gradualisht dhe para 10 mijë vjetësh është zhdukur tërësisht. Këto ndryshime më ngadalë po kthehen në gjendjen e parë dhe për pasojë është ky fenomen. Megjithatë, disa teori të reja tregojnë se gravitacioni i zvogëluar është rezultat i dy teorive e parashihet që brenda pesë mijë vjetësh ky fenomen në atë rajon mund të zhduket tërësisht.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy