Forumi Kuq E Zi
10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 ushqimet me te mira qe luftojne celulitin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Për te luftuar celulitin duhet te bëjmë kujdes me ushqimet. Ja cilat janë ato qe na ndihmojnë me shume për te qene ne forme.

Speci

Qofte jeshil, i kuq apo i verdhe, speci përmban përbërës diuretikë dhe tonifikues te cilat luftojnë grumbullimin e yndyrnave dhe sheqernave. I konsumoni te freskëta ose te pjekura me pak vaj ulliri.

Selinoja

Edhe pse nuk iu pëlqen aspak shija e hidhur qe selinoja ka, mos harroni ta përdorni sepse pikërisht ky hidhërim ndihmon ne djegien e celulitit. Ky produkt eliminon yndyrën dhe nuk e lejon trupin tone te grumbulloje sheqerna. I pasur me ushqyes, ai largon edhe toksinat nga organizmi. Për me tepër largon edhe urine. Konsumojeni te shoqëruar me pak djathë te bardhe.

Çaji jeshil
Ai favorizon evakuimin e lipoideve duke larguar ne këtë mënyrë edhe qelizat dhjamore. Nga ana tjetër çaji jeshil është edhe anti-oksidues shume i mire dhe ne këtë mënyrë lufton radikalet e lira. E pini te ftohte ose te ngrohte dhe pa sheqer.

Lakra

Çdo lloj lakre apo lulelakre është e mire për te luftuar celulitin. Me pak kalori, rreth 28 për 100gr, ky produkt na ndihmon te jemi ne forme. Mund ta konsumoni sallate me pak uthull, te freskët apo te shoqëruar me pak djathë te bardhe.

Papaja

Papaja është një frutë ekzotike e cili përmban një enzime qe bën mrekulli, papainen. Kjo enzime vepron mbi kolagjenin qe ndodhet ne celulit dhe e shpërbën atë duke na kthyer forma te bukura. Mund ta konsumoni siç është ose edhe ne sallate frutash me pak lëng limoni.

Ananasi

Ananasi sjell aq shume te mira për organizmin saqë nuk do kemi mundësi t’i numërojmë. Bishti është ajo pjese qe lufton celulitin dhe na dobëson. Ky i fundit përmban bromelaine, një enzime qe ndryshe quhet “ngrënësja e yndyrës”. Mund ta hani ashtu si është ose te shoqëruar me djathë te bardhe.

Preshi

Edhe pse jo te gjithëve iu pëlqen, ky perim ka përbërësit e vet qe te dobësojnë. Ai është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori. Lufton toksina si dhe lufton celulitin. I zier është një aleat i shkëlqyer për te ruajtur linjat.

Patëllxhani

Patëllxhani përmban shume pak kalori, është i pasur me fibra dhe lufton yndyrnat e mbledhura gjate vakteve. Ne mënyrë qe te ruaje te gjithë përbërësit e duhur mire është te konsumohet i pjekur.

Frutat e kuqe

Celuliti lidhet shpesh me një qarkullim jo te mire te gjakut. Për këtë arsye duhen konsumuar sa me shume fruta te kuqe te cilat bëjnë kullimin. Luleshtrydhe, mjedër, ... te gjitha janë te lejuara.
Qepa

Edhe pse është armiku jone kryesor i frymëmarrjes, ndihmon shume për te luftuar celulitin dhe dhjamin ne organizëm. Qepa ul sasinë e sheqerit ne gjak dhe favorizon eliminimin e toksinave. Një aleat shume i mire detoksi për organizmin. Nëse nuk e hani dot te gjalle përdoreni ne supe. (marre nga Grazia)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons