Qeni ,kafsha me fisnike ,cdo ditë pret në kishë pandronen e vdekur!
Një qen shkon përditë në kishën ku zonjës së tij iu bë ceremonia mortore. Ai quhet Tommy dhe ishte qeni I preferuar I një zonje të vjetër që jetonte vetëm me katër qenë në Brindizi. Ajo ngado e merrte me vete, madje edhe në këtë kishë ku ajo shkonte për meshë.
Por dy muaj më parë ajo vdiq dhe që prej asaj dite Tommy sapo dëgjon këmbanat e kishës së Santa Maria Assunta në San Donaci, në jug të vendit, shkon përpara altarit.
“Me përjashtim të ditëve kur bie shumë shi, Tommy ka qënë gjithmonë i pranishëm në kishë, që kur ai shoqëroi arkivolin e zonjës së tij të dashur. Prifti, Don Donato Panna, e fton tashmë mikun e tij me katër putra të qëndrojë para altarit”, shkruajnë mediat italiane.