Byrek me gjize dhe qumesht
Përbërësit:
-4 gota uji miell
-5 vezë
-1 filxhan kafeje ujë
-1 luge çaji plot me kripe.
-1 gote ujë
-1 ½ gote niseshte
Perzierja për ta hedhur sipër petave:
200 gr djathe i bardhe ose gjize
50 gr djathe kaçkavall (une i hedh me shume se e kam qejfin kackavallin)
100 gr gjalpe ose margarine bimore
4 vezë
2 gota qumësht
½ tufe majdanoz ose koper
Grini djathrat dhe majdanozin apo kopren ose te dyja holle, shtoni sipër 4 vezet dhe gjizen, 100 gr gjalpe ose margarine te shkrire,dy gotat e qumeshtit dhe lejini ne një vend jo shumë te fresket ne mënyrë qe të mos ngrijne.
Siper malit te miellit , mu ne mes hidhni 4 vezet , shtojini kripe dhe ujë dhe perzijeni mirë brumin. Mbulojeni me një picete te lagur dhe lijeni 15 minuta.Me pas merreni dhe punojeni sërish. Me pas lijeni sërish te mbuluar me pecete.
Mblidheni brumin ne trashesine 3 cm ne formë ruloje, pastaj priteni ne 10 copeza et vogla.
Perzijeni miel me niseshte dhe hidhni dhe pas niseshte mbi vendin ku do hapni brumin.Pastaj hidhni sërish miell me niseshte mbi brume dhe hapni 5 peta pernjehere.
Pastaj brumerat qe i keni ndare me dysh lerini për 1/2 ore poshtë një picete te lagur.Si fillim hapini 5 petat veç e veç duke i hedhur sipër miell me niseshte.Pastaj vijini mbi njera tjetrën duke i hedhur niseshte me miell sipër.
Hapini te 5ta petat ne te njëjtën kohe .
Të njëjtën gjë perseriteni dhe me 5 petat e tjera.Ne një tenxhere te madhe vini 5 lt ujë , 2 luge gjelle kripe , 1 luge gjelle vaj dhe lereni te zihet. Ndërkohë lyeni më pak gjalpe një tepsi.
Ne fillim zjejini petat ne ujin qe valon , pas nja 2 minutash hiqini duke perdorur një kapese metalike te shesht dhe futini ne ujin e fothte. Pastaj prej andej hiqini me dorë dhe vendosini mbinje pecete.
Me pas vini një pete qe nuk është çare mbi tepsine e lyer me gjalpe, duke ja nxjerre anet jashtë tepsise.
Mbi çdo pete hidhni nga perzierja me qumësht qe keni bere , petet qe ngelen vendosini duke i zhubrosur mbi tepsi.
Ne fund fare kthejini anet e nxjerra jashtë tepsise se petes se pare dhe mbulon peten e siperme me to.
Hidhini pak yndyre sipër petave se fundmi.Pastaj vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare , duke e lënë te piqet njërën anë një here dhe duke e kthyer mbrapsht pastaj për te pjekur anën tjetër, nese nuk ju pjek mire nga te dyja anet.